LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtohen pistat e hetimit për atentatin në Durrës. Policia kërkon dhe për konfliktet e “Rrumit”, vëllait drejtorit të

3 Nëntor 2019, 15:03 Nga DOSJA
Shtohen pistat e hetimit për atentatin në Durrës. Policia

TIRANË- Ndonëse pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për zbardhjen e atentatit mbetet detyra e prokurorit Arian Ndoja, duket se objektivi i ngjarjes mund të ketë qenë i dyfishtë. Grupi hetimor nuk e përjashton mundësinë që atentatorët të kenë synuar eliminimin edhe të Landi Muharremit, i cili ndodhej në sediljen e pasme të makinës së prokurorit Ndoja.

Burimet thanë se hetimet janë fokusuar dhe në pista të tjera, si konfliktet për shkak të pronësisë, që lidhet me sipërfaqe të mëdha tokash te Gjiri i Lalzit, apo edhe hakmarrja ndaj përplasjeve të mëparshme që ka pasur “Rrumi”, i njohur si “i forti” i Shijakut. Mësohet se këto janë tri pistat kryesore ku është fokusuar hetimi. Burimet thanë se nisur nga fakti se i plagosur mbeti edhe Muharremi, që së fundmi njihet si Aleksandër Laho, nuk përjashtohet mundësia që objektiv i ngjarjes të ketë qenë edhe ai. ”

I FORTI” I SHIJAKUT

Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi apo Landi Muharremi, nuk është i panjohur për Policinë e Durrësit, por edhe atë të Tiranës. Emri i tij, rezulton të jetë i skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, ndonëse zyrtarisht në Shqipëri rezulton person pa precedentë penalë. I njohur në Durrës me pseudonimin “Rrumi”, Muharremi rezulton të jetë vëllai i drejtorit të Postës në Durrës, Albert Muharremi.

I plagosuri në atentatin e së premtes ka qenë objekt ankesash nga qytetarët për zaptim të pronave, madje edhe është denoncuar në disa procese gjyqësore që kanë lidhje me pronat, kryesisht ato në zonën e Ishmit. Ai është gjithashtu i dyshuar si një ndër dhunuesit e biznesmenit amerikano-libanez Fadi Mitri, edhe pse nuk ka pasur asnjëherë akuzë zyrtare ndaj tij për këtë çështje.

Policia e Durrësit e ka hetuar për një kohë të gjatë, edhe për dy ngjarja të ndodhura në këtë qytet pak kohë më parë. Bëhet fjalë për vjedhjen e Postës së Prokurorisë në Durrës e pak ditë më vonë edhe Prokurorinë, ku u grabit dosja e skandalit të pronave në Gjirin e Lalëzit, ku përfituesi kryesor ishte pikërisht Alekasandër Laho, i njohur me pseudonim “Rrumi”.

HETIMI

Hetimet për atentatin janë përqendruar te vrasja e mbetur në tentativë, për shkak të detyrës së prokurorit Arian Ndoja, por Policia dhe Prokuroria nuk e përjashtojnë mundësinë që objektiv i atentatit mund të ketë qenë edhe Landi Muharremi. Ky i fundit ka lidhje të afërta me Muharrem Muharremin, i përfshirë në konfliktin për pronat te Gjiri i Lalzit, që humbi biznesmeni libanez Fadi Mitri.

Më 14 shtator të vitit 2016, Policia e Tiranës shoqëroi 3 persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikan-libanez, Fadi Mitri, në rrugën e Rinasit. Të dyshuarit ishin të tre nga Shijaku dhe sipas burimeve nga grupi hetimor në atë kohë u dyshuan se mund të jenë paguar ose porositur nga persona të tjerë për dhunuar e kërcënuar investitorin e huaj.

Me një automjet tip “Tuareg”, me targa italiane, ata përplasën makinën “Mitsubishi”, ku ndodhej biznesmeni me familjen. Tri vite më parë, burimet thanë se vetë i plagosurit e ka tërhequr denoncimin që iu mor disa orë pas ngjarjes në spitalin privat ku mori mjekim. Megjithatë, Policia i kreu veprimet me iniciativë, duke qenë se ishin përballë dy veprave penale, siç ishte “plagosja e rëndë me dashje” dhe “kanosja”.

Burime nga Policia thanë në atë kohë se tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen e datës 10 shtator 2016 ishin Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Njëri prej tyre, Krahja, u arrestua pasi iu gjet një sasi hashashi në xhep. Ndërsa në lidhje me plagosjen e rëndë të biznesmenit Fadi Mitri, nuk u gjetën prova të mjaftueshme që t’i lidhnin me ngjarjen. Por, përveç kësaj ngjarjeje, Landi Muharremi u hetua edhe për rrahjen e një avokati vitin e kaluar, ngjarje për të cilën po ashtu nuk u arrestua asnjëherë.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja hetimet per atentatin ne durres landi muharremit plagoset arjan ndoja arjan ndoja hetimet per atentatin ne durres landi muharremit plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj