LIVE UPDATES
Bota

Shtohen të infektuarit, në SHBA debat për shifrat e testimeve për koronavirusin

24 Qershor 2020, 14:53 Nga DOSJA
Shtohen të infektuarit, në SHBA debat për shifrat e testimeve

SHBA- Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë të martën ligjvënësve amerikanë se përgjigja e vendit ndaj koronavirusit po përmirësohet – megjithëse 26 shtete amerikane tani raportojnë një rritje të numrit të rasteve të COVID-19. Këto shifra janë vendosur gjithnjë e më shumë në qendër të një debati politik pasi Presidenti Donald Trump tha në një tubim të shtunën se ai kishte kërkuar testime më të ngadalta për koronavirusin. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson ka më shumë nga Capitol Hill.

Vatra të reja të virusit janë shfaqur në Kaliforni, Arizona dhe Teksas, ndërsa në zona të tjera të Amerikës po rihapen bizneset.

Presidenti tha se e kishte seriozisht kur u tha mbështetësve se ai po ngadalësonte testimin ngaqë zbulohen më shumë raste të virusit.

Nuk bëj shaka. Më lejoni vetëm t’jua them, më lini ta sqaroj. Ne kemi programin më të madh të testimit kudo në botë. Ne testojmë më mirë se kushdo në botë. Testet tona janë më të mirat në botë, dhe ne kemi shumicën e tyre. Duke bërë më shumë teste, ne gjejmë më shumë raste“, tha Presidenti Trump.

Shtëpia e Bardhë më vonë i tërhoqi mbrapsht komentet dhe eksperti i grupit të punës për koronavirusin, Dr. Anthony Fauci u tha ligjvënësve që nuk ishte kështu.

Në dijeninë time, askujt prej nesh nuk i është thënë ndonjëherë që të ngadalësojë testimin. Ky është thjesht një fakt. Në fakt, ne do të bëjmë më shumë testime“, tha Dr. Fauci.

Kjo u mbështet nga zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, por demokratët ende kanë shqetësime të mëdha për përgjigjen e administratës.

Ende jemi larg nga 900’000 testet ditore që ekspertët e shëndetit publik besojnë se kemi nevojë. Gjithashtu jemi penguar nga refuzimi i administratës për të zhvilluar dhe zbatuar një strategji kombëtare të testimit dhe gjurmimit të kontakteve“, tha Ligjvënësi demokrat, Frank Pallone.

Kjo strategji do të mbushë boshllëkun derisa të mund të zhvillohet një vaksinë. Me testet e para klinike për vaksinat që fillojnë muajin tjetër, Dr. Fauci thotë se ai ka optimizëm të kujdesshëm.

Kjo do të na vinte në fund të këtij viti kalendarik dhe në fillim të vitit 2021“, tha Dr. Fauci.

Ligjvënësit amerikanë gjithashtu po shqyrtojnë mënyra për të ndëshkuar Kinën për reagimin e saj ndaj virusit – pavarësisht një ligji amerikan që ndalon paditë në gjykatat amerikane për vende të huaja.

Pse do të ndërmarrim këtë hap të paprecedent? Kjo është pandemia e tretë që del nga Kina. Ne gjithashtu e dimë që Kina nuk arriti të informojë botën për natyrën e virusit. Se ata kufizuan udhëtimin në Kinë, por lejuan qytetarët kinezë të udhëtojnë nëpër botë. Ata e dinin se transmetohej nga njeriu tek njeriu dhe ata nuk informuan siç duhet OBSH-në, sipas mendimit tim, dhe botën në përgjithësi“, tha Senatori republikan, Lindsey Graham.

Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë për rastet e infeksionit me koronavirusin – me më shumë se 2.3 milion raste deri më sot – dhe më shumë se 120,000 vdekje.

Marrë nga: VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donadl trump shba donadl trump shba

Sondazh

Poll
Bota 24 Qershor 2020, 14:16

BRITANI- Gruaja e Tory Owen Paterson, ish ministër në kabinetin e David Cameron, është gjetur e vdekur në një pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.Mediat e ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj