LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtrëngimi monetar do të jetë kalimtar. Inflacioni do të mbetet

12 Dhjetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
Shtrëngimi monetar do të jetë kalimtar. Inflacioni do të

Nga Les Nemethy*

Politika monetare gjatë viteve të fundit ka qenë më e lehtësuara në historinë e tregjeve financiare. Rezerva Federale e SHBA-së ka blerë rreth 80 miliardë dollarë në bono thesari dhe 40 miliardë dollarë në letra me vlerë të mbështetura nga hipoteka në muaj, ndërsa Banka Qendrore Europiane dhe banka të tjera qendrore të mëdha po ndjekin politika të ngjashme.

Rezerva Federale e SHBA-së tani e ka ndryshuar lojën. Zbardhjet e mbledhjeve të publikuara së fundmi nga takimi i Rezervës Federale në shtator, tregojnë se Rezerva Federale do të fillojë të zvogëlojë blerjet e bonove – me 10 miliardë dollarë në bono dhe 5 miliardë dollarë në letra me vlerë të mbështetura nga hipoteka, në muaj.

Kjo do të nënkuptonte se ky zvogëlim do të përfundonte deri në mesin e vitit 2022, dhe më pas Rezerva Federale mund të vendosë të rrisë normat standarde të interesit. Në mënyrë të ngjashme, Banka e Kanadasë kohët e fundit njoftoi synimin e saj për të reduktuar politikën monetare, që deri tani ishte tepër e lehtësuar.

Blerjet e bonove çojnë në rritjen e çmimit të tyre, duke ulur yield-et dhe normat e interesit, gjë që shërben për të mbështetur tregjet financiare. Shqetësimi është se duke ulur blerjet e bonove, normat e interesit mund të rriten dhe tregjet financiare mund të bien ndjeshëm, siç ndodhi gjatë “taper tantrum”[1] të vitit 2013, duke i detyruar bankat qendrore të rrisin blerjet e bonove në nivele të larta, për të parandaluar një recesion apo edhe depresion të përgjithshëm.

A do të kenë sukses bankat qendrore në këtë raund të ri të shtrëngimit monetar

Ky artikull shqyrton (a) nëse bankat qendrore kanë gjasa të kenë sukses në këtë raund të ri të shtrëngimit monetar, apo nëse ka më shumë gjasa që të përsëriten mosmarrëveshjet e vitit 2013; dhe (b) në rast se përjetojmë një “taper tantrum”, cila është strategjia e përgjigjes për bankat qendrore?

(a) nëse bankat qendrore kanë gjasa të kenë sukses në shtrëngimin monetar

Për sa i përket pyetjes së parë, mendoj se përsëritja e “taper tantrum” të vitit 2013, është skenari më i mundshëm.

Historia do t’i gjykonte si të papërgjegjshëm bankierët qendrorë të sotëm, nëse ata nuk do të përpiqeshin të paktën ta largonin botën nga gjithë ky stimul monetar, i cili krijon një botë të çmendur me norma interesi negative dhe sinjale të shtrembëruara ekonomike – normat e interesit, çmimi i kapitalit, janë ndoshta treguesit më të rëndësishëm të çmimeve në ekonomi.

Pse mendoj se do të dështojë ky akt i fundit baraspeshues i uljes së blerjeve të bonove? Ka dy arsye shumë të thjeshta: nivele shumë më të larta të borxhit global dhe një inflacion shumë më i lartë se në vitin 2013. Siç mund të shihet nga grafiku më poshtë, borxhi total global (qeveri, korporata dhe individ) është rritur nga nën 310% në vitin 2013, në mbi 355% në TM4 të vitit 2021.

Në krahasim me vitin 2013, bota sot është më pak e aftë për të përballuar norma interesi më të larta. Duke pasur parasysh malin me borxh, edhe një rritje modeste e normave të interesit, do të ngushtonte fitimet e korporatave, do të shkaktonte mospagimin e hipotekave dhe do të rriste shpenzimet e deficitit nga qeveritë, duke shkaktuar të paktën një recesion dhe një reagim negativ nga tregjet financiare.

Inflacioni sot është gjithashtu në një pozicion shumë më të ndryshëm në krahasim me vitin 2013. Në vitin 2013, inflacioni ishte nën nivelin 2% në SHBA, BE dhe në vende të tjera të zhvilluara, ndërsa normat e inflacionit të sotëm janë afër nivelit 5% dhe janë ende në rritje. Shumë bankierë qendrorë po e zgjasin afatin e periudhës që e konsiderojnë si “kalimtare”.

Disa nga goditjet më të mëdha të çmimeve

Le të shqyrtojmë disa nga goditjet më të mëdha të çmimeve që po përjeton bota sot:

Po vëmë re një goditje të vetëshkaktuar në çmimet e energjisë, për shkak të planifikimit të dobët gjatë procesit të kalimit në një ekonomi të gjelbër. Era nuk fryn gjithmonë dhe dielli nuk shkëlqen gjithmonë: energjitë alternative sot janë pa dyshim të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat themelore. Ndërkohë, janë zvogëluar shumë edhe shpenzimet kapitale për të sjellë në qarkullim lëndë të reja djegëse fosile. Çmimet e larta të energjisë ka të ngjarë të vazhdojnë, të paktën për disa vite në vijim. Dy pengesa të tjera të mëdha në furnizim, me të cilat po përballet bota sot, janë mungesa e mikroçipave dhe kontejnerëve të transportit. Shumica e ekspertëve pohojnë se do të duhen vite që këto pengesa të eliminohen nga sistemi.

Nëse pranoni pikëpamjen se këto dhe pengesa të tjera do të vazhdojnë të ushtrojnë presione inflacioniste për vitet në vijim, brenda këtij horizonti kohor, pritshmëria për inflacion më të lartë mund të jetë e mjaftueshme për të parandaluar rënien e inflacionit në nivele më të ulëta. Pritshmëria për norma më të larta jokalimtare të inflacionit, mund të rrisë normat e interesit, duke kontribuar edhe një herë, në shpërthimin e një zemërimi financiar, siç ndodhi në vitin 2013.

Strategjia e përgjigjes e bankave qendrore

Skenari i përgjigjes është represioni financiar. Sipas këtij skenari, bankat qendrore do të kryenin të gjitha blerjet e nevojshme të bonove, për t’i mbajtur normat e interesit të bonove të thesarit në nivelin 4-6% më të ulëta se inflacioni, duke i lejuar kështu qeveritë të fryjnë borxhin kombëtar.

Kjo është arritur me sukses në momente të ndryshme historike në të kaluarën (p.sh. në SHBA, gjatë dekadës pas Luftës së Dytë Botërore). Represioni financiar është një formë e vjedhjes së institucionalizuar, ku kursimtarët (p.sh. kushdo që ka para ose borxhe, si pensionistët dhe fondet e pensioneve) subvencionojnë huamarrësit (përfshirë qeverinë).

Si përfundim, si tregjet e aksioneve, edhe ato të bonove, ka të ngjarë të përjetojnë pengesa dhe ngërçe në muajt e ardhshëm. Në një pikë të caktuar, kur ekonomitë të mos jenë më të afta të mbështesin norma interesi më të larta, tregjet mund të përjetojnë një “taper tantrum” (duke rezultuar në një rënie të tregjeve të bonove dhe të kapitalit). Pasi të kenë dështuar në shmangien e ekspansionit monetar, bankat qendrore mund të përfundojnë duke zgjedhur një politikë të represionit financiar. Përgatituni për paqëndrueshmërinë e tregjeve, të ndjekur nga represioni financiar.

Rreziqet

Si përfundim, si tregjet e aksioneve, edhe ato të bonove, ka të ngjarë të përjetojnë pengesa dhe ngërçe në muajt e ardhshëm. Në një pikë të caktuar, kur ekonomitë të mos jenë më të afta të mbështesin norma interesi më të larta, tregjet mund të përjetojnë një “taper tantrum” (duke rezultuar në një rënie të tregjeve të bonove dhe të kapitalit). Pasi të kenë dështuar në shmangien e ekspansionit monetar, bankat qendrore mund të përfundojnë duke zgjedhur një politikë të represionit financiar.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi les nemethy shba les nemethy shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj