LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtrenjtimi i pronave, efekt edhe në tregun e sigurimeve?

2 Korrik 2021, 05:25 Nga DOSJA
Shtrenjtimi i pronave, efekt edhe në tregun e sigurimeve?

Këtë vit shqiptarët po sigurohen më shumë ndaj katastrofave natyrore.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për periudhën janar-maj të këtij viti primet e sigurimit nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore u rritën me 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për pesë muaj, shqiptarët shpenzuan 936 milionë lekë ose rreth 7.6 milionë euro për të siguruar pronat. Në vlerë primesh, rritja është megjithatë shumë më e lartë po të krahasohet me numrin e kontratave, që për klasat e sigurimit të pronës u rritën me 11.5% në pesë muajt e parë të këtij viti. Fakti që primet po rriten me ritme më të larta se numri i kontratave në thelb tregon se sigurimet e pronës këtë vit po bëhem për vlera ose limite më të mëdha mbulimi. Kjo shpjegon edhe primet më të larta për kontratë.

Sipas ekspertëve të tregut, kjo mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshi këtu ndoshta më shumë sigurime nga bizneset. Por, ndoshta një faktor që po ndikon rritjen e primeve nga sigurimet e pronës mund të jetë edhe rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Në pjesën më të madhe, sigurimet e pronës nga individët janë të lidhura me kreditë bankare. Banka kërkon sigurimin e detyrueshëm të pronës së lënë si kolateral përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë.

Në prononcimet e tyre për Monitor, bankierët kanë vënë në dukje se rritja e çmimeve të pronave ka sjellë edhe rritjen e vlerave mesatare të kredisë që klientët kërkojnë në banka për të blerë këto prona. Kreditë në vlera më të mëdha përkthehen edhe në limite më të mëdha mbulimi për sigurimin e pronës, që nga ana tjetër nënkupton prime më të larta sigurimi që paguhen nga huamarrësit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-prill, sektori bankar disbursoi rreth 10.5 miliardë lekë ose mbi 85 milionë euro kredi të reja për shtëpi. Ky është niveli më i lartë në të paktën gjashtë vitet e fundit.

Tërmeti i vitit 2019 gjithashtu ka sjellë një lloj ndërgjegjësimi për sigurimin e pronës, qoftë edhe në segmentin e atyre që e kanë blerë shtëpinë me kredi. Nëse më parë shumë huamarrës e siguronin pronën e lënë si kolateral deri në vlerën që iu kërkohej nga banka, pas tërmetit shumë prej tyre po i sigurojnë pronat mbi vlerën e plotë, për të qenë të mbrojtur ndaj ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Tërmetet duket se kanë sjellë disa efekte pozitive në tregun e sigurimit të pronave, por përmasat e tij ende ngelen shumë të vogla. Për vitin e kaluar, shqiptarët shpenzuan mesatarisht më pak se 4 euro për frymë për të siguruar pronat nga fatkeqësitë natyrore.

Marre nga MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi shtrenjtimi i pronave shtrenjtimi i pronave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj