LIVE UPDATES
Bota

Shumë falenderime, por pak shpërblim për COVID. Infermierët, të keqvlerësuar

17 Nëntor 2021, 22:41 Nga DOSJA
Shumë falenderime, por pak shpërblim për COVID. Infermierët,

BERLIN – Personeli kujdestar e infermieror merr shumë shprehje mirënjohjeje për punën e tij. Por kjo nuk bën që ai të paguhet më mirë. Mijëra njerëz e kanë braktisur profesionin që nga fillimi i pandemisë.

Pagat për punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitale dhe shtëpi përkujdesjeje u rritën vetëm pak gjatë pandemisë së koronas. Kështu tregojnë vlerësimet e Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden.

Sipas këtyre të dhënave, punonjësit me kohë të plotë në spitale në grupin e pagës mesatare 3 kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 3.898 euro në tremujorin e dytë të vitit 2021. Për krahasim, kjo shifër ishte 3.657 euro në tremujorin e dytë të 2019, d.m.th. , para fillimit të pandemisë.

Për dy vjet, janë shtuar 241 euro. Të dhënat nuk marrin parasysh pagesa të veçanta shtesë. Në shtëpitë për të sëmurët kronikë, paga mesatare e profesionistëve në grupin 3 u rrit me 193 euro gjatë së njëjtës periudhë, për të arritur në 3.532 euro, sipas statisticienëve.

“Falenderim jo i mjaftueshëm”

Dietmar Bartsch, kreu i grupit parlamentar të Partisë E Majta në Bundestag, tha për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” se rritja e pagave nuk ishte falenderim i mjaftueshëm për mundimet e tre valëve të koronas. Sipas tij, rritja e vogël pas dy vitesh është aq e ulët sa për të ardhur turp. “Kjo përkeqëson situatën emergjente në përkujdesje dhe në fakt kushton mungesë vendesh në terapinë intensive. Kush habitet që shumë nga personeli i kujdestarisë largohen nga profesioni?”, pyeti politikani i majtë.

Bartsch pyeti: “Ne duhet t’i shndërrojmë personelin kujdestar e infermieror në njerëz që fitojnë mirë në këtë vend, në mënyrë që të ritërheqin sa më shumë njerëz që largohen nga profesioni”. Në plan afatshkurtër nevojitem “të paktën 500 euro rritje e pagës bazë për personelin infermieror e kujdestar, plus kompensim të plotë për inflacionin”.

Mijëra vetë nga personeli kujdestar kanë dhënë dorëheqjen

Anja Piel, anëtare e bordit të Konfederatës së Sindikatave Gjermane, kërkoi në intervistë me gazetën “një pagë të përshtatshme të garantuar nga një marrëveshje kolektive, e cila gjithashtu të jetë konkurruese ndaj sektorëve të tjerë që janë shumë më pak stresues”. Përveç kësaj, ajo kërkoi që të përmirësohen kushtet e përgjithshme. Kjo do të thotë më shumë kohë me pacientët, personel më i mirë dhe një ekuilibër më i mirë punë-jetë.

Piel-i u ankua se që nga fillimi i pandemisë në mars 2020 dhe deri në pranverën e vitit 2021, kanë dhënë dorëheqjen rreth 9000 vetë nga personeli kujdestar e infermieror, me një tendencë në rritje. “Arsyet janë gjendja e mbingarkesës së përhershme, mungesa e personelit, rrezikimi i shëndetit të tyre – ndonjëherë mungonin edhe veshjet e nevojshme mbrojtëse – si dhe rrezikimi i familjes dhe stresi i përhershëm”.

Shumë njësi të kujdesit intensiv funksionojnë vetëm në një masë të kufizuar

Mungesa e personelit është problem për shumë spitale. Sipas shifrave të regjistrit të kujdesit intensiv të DIVI, për të cilat kishte dijeni revista “Der Spiegel” klinikat i justifikojnë kufizimet në shtatë nga dhjetë raste me mungesë personeli.

Sipas këtij raporti, vetëm një e katërta e 1.300 pavioneve të kujdesit intensiv për të rritur njoftuan funksionimin e rregullt në fillim të kësaj jave. Ky raport është më i larti që nga fillimi i pandemisë.

Aktivizimi i rezervës emergjente?

Fundjavën e kaluar, politikani i FDP-së, Wolfgang Kubicki, kërkoi në një intervistë për “Spiegel” të aktivizohej rezerva e urgjencës prej afro 10 mijë shtretër të shpallur në regjistrin e kujdesit intensiv të DIVI.

Megjithatë, ata nuk duhet të jenë menjëherë gati për funksionim, por mund të aktivizohen gradualisht brenda shtatë ditëve, duke anuluar ose shtyrë mjekimet e tjera.

Marrë nga “DW”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni koronavirus koronavirus

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj