LIVE UPDATES
Bota

Si do të lëvizim pas 13 prillit/ Qeveria e Kosovës përgatit masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19

6 Prill 2020, 14:53 Nga DOSJA
Si do të lëvizim pas 13 prillit/ Qeveria e Kosovës përgatit

KOSOVË– Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar dhe po përgatitet për marrjen e masave të reja lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, si masë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

E masat e reja po shqyrtohen pasi këto aktualet dolën të jenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese mund të jenë në fuqi më së largu deri më 13 prill.

Vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në orare të caktuara ishte i bazuar në dy ligje, Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe Ligjin për shëndetësi.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese vlerësoi se këto dy ligje nuk e autorizojnë Qeverinë që të kufizojë lirinë e lëvizjes dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë, mirëpo e autorizojnë Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa në ato ligje.

Kështu vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve doli se nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin Kushtetuesja vendosi ta shpallë të pavlefshëm. Madje është specifikuar se masat kufizuese mund të jenë në fuqi më së largu deri më 13 prill.

Të gjendur në një situatë të tillë kur kufizimet e lëvizjes nuk mund të aplikohen si deri më tani dhe rrezikut nga përhapja e koronavirusit Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur për marrjen e masave të reja.

Në fakt qeveria në detyrë është duke shqyrtuar masën e kufizimit të lëvizjes së lirë vetëm në zonat e caktuara.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë për FaktePlus se institucionet përgjegjëse janë duke punuar dhe kufizimet e ardhshme kryesisht do të bëhet bazuar në Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

“Të gjitha masat që janë marrë do të mbesin në fuqi përveç asaj që është kthyer nga Gjykata Kushtetuese dhe do vendosen masat e kufizimit në bazë të Ligjit të parandalimit të sëmundjeve ngjitëse të cilën kompetencë e ka Ministria e Shëndetësisë”,- ka thënë Abazi.

Ai ka theksuar se kufizimi i ri i lëvizjes do të vlej vetëm për vendet apo komunat e caktuara, ku ka raste me Coronavirus.

“Do të thotë do të bëhet në pjesë të caktuara të vendit dhe jo shpallje e përgjithshme në tërë territorin e vendit, sepse ashtu është rekomanduar prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese”,- ka thënë Abazi.

Qeveria e Kosovës qysh në fillim të muajin mars ka vendosur që në përputhje me vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shpallur gjendje pandemie në nivel global në lidhje me Coronavirusin e ri, t’i ndërmarrë disa masa parandaluese, përfshirë edhe mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet.

Mandej në mesin e këtyre masave është bërë bllokimi i disa hyrje-daljeve të disa komunave, mandej ndërprerja e transportit publik e masa të tjera.

Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar. Mbyllen kufijtë tokësorë për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë;

Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova;

Mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore. Pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive. Mbyllen tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve. Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë. Urdhërohen kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia;

Institucionet e vendit ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e të mos dalin pa nevojë. Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 145 raste me koronavirus. Me viktimat e sotme ka shkuar në 3 numri i vdekjeve nga koronavirusi. Ndërkaq, prej të infektuarve deri tani janë shënuar 23 persona dhe në rrugë drejt shërimit janë edhe disa të tjerë.

Marrë nga: Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi e kosove qeveria e kosoves koronavirusi e kosove qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci