LIVE UPDATES
Aktualitet

Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë! Skema e dirigjuar nga kupola dre

18 Prill 2021, 10:16 Nga DOSJA

Kur raportuam përvetësimin e të dhënave personale për 910 mijë banorë të Tiranës nga Partia Socialiste për fushatën e 25 Prillit, e kemi theksuar vazhdimisht se Database që arritëm të siguronim me një volum prej 234 MB, nuk ishte e plotë.

Sepse ideatorët e modernizimit të skemës së Patronazhit kishin ndërtuar një program online të dedikuar tërësisht keqpërdorimit të informacioneve konfidenciale për 3.5 milion votues, që është funksional ende sot. Në këtë program janë të regjistruara akoma më shumë të informacione për secilin prej emrave që rezultonte në Database për Tiranën. Programi i plotë online mund të aksesohet vetëm nga pak drejtues të PS dhe njerëz të tyre të besuar dhe nuk mbulon vetëm qytetarët e kryeqytetit, por të gjithë personat me të drejtë vote në Shqipëri, pra rreth 3 milion e 500 mijë qytetarë.

Prokuroria e Posaçme u fokusua tek drejtuesit e portalit Lapsi.al në hetimet e saj për vjedhjen e të dhënave nga AKSHI, por një verifikim i thjeshtë në kompjuterat e Partisë Socialiste apo në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) mund të zbulonte shumë më tepër.

Gjithsesi, Lapsi.al kontaktoi edhe një herë burimin që na dha Database e patronazhistëve, i cili pranoi të na shpjegojë se si funksionon sistemi i plotë online i Patronazhimit. Rrëfimin e bëri duke kërkuar ruajtjen e konfidencialitetit përmes pseudonimit, që rastësisht po e quajmë DORIAN.

Ajo çfarë zbuloi është tronditëse. Përtej qyfyreve të patronazhistëve e gjitha rezulton të jetë një skemë shantazhi dhe kërcënimesh, e dirigjuar direkt nga kupola drejtuese e Rilindjes ndaj votuesve më të varfër, të papunëve, atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike, me kemp, atyre që kanë probleme me legalizimet etj. Përveç mënyrës se si drejtohet skema e Patronazhit direkt nga Drejtuesit Politikë të Partisë Socialiste, DORIAN pranoi të rrëfejë edhe mënyrën se si shantazhohet kushdo që ka një hall për të zgjidhur me shtetin. Ndiqni më poshtë rrëfimin e burimit të Lapsi.al, që zbuloi skandalin dhe tregon se ku mund të gjenden ende sot të dhënat online që janë marrë nga institucionet shtetërore.

Lapsi.al: A mund të shpjegoni si funksionon sistemi i patronazhit në Partinë Socialiste?

DORIAN: Ky sistem është krijuar fillimisht në vitin 2012, si përgatitje për zgjedhjet e vitit 2013. Në këtë kohë, sistemi kishte vetëm të dhëna të mbledhura nga Organizatat Socialiste dhe listat e zgjedhësve që merreshin nga Ministria e Brendshme dhe KQZ. Pasi PS fitoi zgjedhjet në 2013, databaza u popullua me të dhëna të ndryshme shtetërore deri sa arriti gjendjen që është sot. Aktualisht sistemi funksionon me dy nivele.

Drejtuesit Politikë kanë një sistem të veçantë tepër të sigurtë. Kjo platformë nuk aksesohet direkt në internet. Pas shkarkimit të programit bëhet edhe realizimi i lidhjes me VPN (Virtual Private Network) që të mos lihet gjurmë dhe të mos gjendet location nga po përdoret. Drejtuesve Politikë të zonës apo personave që kanë të drejtë të aksesojnë platformën. Për të hyrë në platformë shkarkohet program “Fortclient” dhe më pas aksesohet përmes linkut sistemi.ps.al. Detajet për të hyrë nuk janë kaq të thjeshta dhe për këtë arsye çdo përdoruesi i dërgohen të dhënat dhe shpjegimet përkatëse në një email si ky që po jua nis me foto, ku i dërgohet Password dhe Username për të hyrë në sistem.

Qendra ka dërguar edhe manuale të detajuara për ta përdorur me lehtësi këtë platformë. Drejtuesit më pas ia japin Password-in një apo disa personave të besuar, të cilët nxjerrin informacione të ndryshme nga sistemi për t’jua shpërndarë patronazhistëve.

Lapsi.al: Ky është niveli i parë i patronazhit. Po niveli i dytë?

DORIAN: Patronazhistët janë kryetarë dhe anëtarë të Organizatave Socialiste, të punësuar në shtet apo të afërm të kandidatëve në të gjithë Shqipërinë.

Çdo patronazhisti i jepet një listë me të dhëna të plota për personat që duhet të gjurmojnë, për të kuptuar se për kë votojnë si dhe nëse nuk janë “tanët”, apo janë të lëkundur, duhet t’i marrin në telefon dhe t’i takojnë për t’i bindur që të votojnë Partinë Socialiste. Kryesisht patronazhisti është banor i zonës që po patronazhon.

Kur kanë informacione, patronazhistët futen në sistemin e tyre të futjes së të dhënave, i cili gjendet online në adresën https://anetar.ps.al/#/login

Lapsi.al: Çfarë të dhenash kanë patronazhistët në sistem?

DORIAN: Në sistemin e drejtuesve që aksesohet me VPN ka gjithçka që shteti ka grumbulluar për një person. Të dhënat e përgjithshme, emër, mbiemër, ID. Pastaj të dhënat e veçanta, si adresë banimi, numër telefoni, vendin e punës, çfarë përfiton nga shteti, kemp, ndihmë ekonomike, a ka bërë ndonjë legalizim, a ka aplikuar për legalizim, a ka pësuar dëme nga tërmeti dhe nëse ka aplikuar pranë institucioneve të posaçme të ngritura për këtë qëllim, ku punon, ku ka punuar, sa e ka rrogën, nëse është pronar i ndonjë kompanie, çfarë gjobash ka, etj etj.
Këto të dhëna nxirren nga sistemi dhe ju shpërndahen patronazhistëve sipas listës së emrave.

Lapsi.al: Çfarë udhëzimesh marrin patronazhistët?

DORIAN: Drejtuesit nga qendra japin udhëzime të ndryshme ditë pas dite. Për shembull, një ditë merren me përfituesit e ndihmës ekonomike apo kempit. Personat kontaktohen dhe i kërkohet vota. Nëse nuk e premtojnë votën, kërcënohen se do ju hiqet ndihma, do t’u hiqet kempi. Një ditë kontaktohen personat që kanë përfituar legalizime apo kanë aplikuar për ndonjë legalizim. Njësoj ju kërkohet vota për “nderin” që ju është bërë, ose u premtohet që do ta zgjidhim problemin. Si rregull, ata premtojnë një numër të caktuar votash. Emrat e premtuar regjistrohen dhe hidhen në sistem. Pastaj kontaktohen nëse kanë dijeni. Nëse ka emra që dalin të pasaktë, kontaktohet përsëri personi që ka premtuar votën. Javën e fundit iu kanë dhënë udhëzim të kontaktojnë personat që kërkojnë punë kundrejt votës dhe t’u premtojnë që pas fitores së zgjedhjeve do të zëvëndësojnë të gjithë ata që dalin me PD, LSI apo të lëkundur në sistem dhe do të lirohen shumë vende pune dhe ata mund të përfitojnë.

Marre nga Lapsi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet “patronazhisti im” investigimi i lapsi.al “patronazhisti im” investigimi i lapsi.al


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj