Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BOTË– Lufta e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestisë që brenda një jave ka lënë 158 të vrarë dhe mijëra të plagosur, ka ngjallur protesta anë e mbanë botës. E ndarë në dy pjesë, bota po marshon, kush në mbështetje të palestinezëve, e kush krah Izraelit.
Protestat u zhvilluan në qytete të mëdha në botë, duke përfshirë, Berlin, New York, Doha, Londër, Paris dhe Madrid, me qëndrime të ndryshme për luftën. Mbështetje të hapur ndaj Izraelit ka treguar SHBA-ja, ku presidenti Joe Biden bisedoi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe i siguroi atij mbështetje të fortë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa dhe grupe të tjera terroriste në Gaza. Qëndrim të kundërt ka mbajtur Australia dhe Kina, ndërsa kjo e fundit ka kritikuar SHBA-në për vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të OKB-së.
Edhe pse me qëndrime të kundërta, shumë vende janë ende në protestë për luftën Izrael-Palestinë:
Australia
Protestuesit në Australi janë bashkuar në tubime kundër sulmeve ushtarake izraelite në Gaza. Protestuesit kanë kërkuar që qeveria të miratojë veprime bojkoti, dhe sanksionime kundër Izraelit, të ngjashme me ato të përdorura kundër Afrikës së Jugut. Me pankarta në duar me mbishkrime: “Izraeli po vret fëmijë si unë”, protestuesit brohorisnin njëzëri.: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.
Mijëra mbështetës pro-palestinezë marshuan nëpër qytetet më të mëdha të Zelandës së Re për të protestuar kundër sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Qindra demonstrues protestuan në kryeqytetin Ëellington, si dhe në Auckland dhe Christchurch, duke mbajtur parulla dhe flamuj palestinezë. Marshimet përkuan me Ditën e Nakba, e cila përkujton zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve gjatë luftës për pavarësinë e Izraelit në 1948.
SHBA
Ndërsa Joe Biden mbështeti hapur Izraelin, shumë protesta po mbahen në qytetet kryesore si në New York, Chicago, Colorado dhe në Washington. Ata janë mbledhur të shumë të numër, dhe me pankarta e brohoritje, kërkojnë që Izraeli të tërhiqet dhe Palestina të jetë e lirë. Qindra protestues mbyllën trafikun ndërsa dilnin në rrugët e Los Anxhelos, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës.
Po ashtu, protestuesit janë shprehur të pakënaqur ndaj politikave të presidentit Joe Biden lidhur me reagimet e tij ndaj luftës.
Mbretëria e Bashkuar
Në Londër, disa mijëra protestues që mbanin pankarta me mbishkrime “Stop bombardimeve në Gaza” dhe brohoritjet “Palestina e Lirë” u për të marshuar drejt ambasadës Izraelite. Turmat me protestues u pane pranë Kensington High Street ku ndodhet ambasada.
Sipas policisë së Londrës, ishin mbledhur rreth 100,000 njerëz, të cilët protestuan paqësisht.
Qindra protestues u mblodhën në Irak për tu solidarizuar me palestinezët
Protestuesit tundën flamuj dhe parulla palestineze nëpër pesë provinca në tubime pro palestinezëve të thirrura nga kleriku Muqtada al-Sadr. Protestuesit u mblodhën në kryeqytetin Irakian Bagdad dhe provincat jugore të Babilonisë, Dhi Qar, Diëanieh dhe Basra si një shenjë mbështetjeje.
Protesta edhe në Katar
Në Doha, mijëra protestues valëvitën flamuj dhe shfaqën mesazhe në solidaritet me palestinezët.
“Unë jam duke mbajtur një qëndrim kundër gjenocidit të kryer nga Izraeli në vendin tonë. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të çliruar vendin tonë … Meqenëse nuk mund të jemi atje personalisht, ne jemi këtu në këtë protestë sot … Unë jam shumë i zemëruar, shumë i zemëruar nga ajo që po ndodh,” tha për Al Jazeera një protestues.
Në Doha, protestuesit u mblodhën në Xhaminë Imam Muhammad Abdel-Ëahhab duke tundur flamuj dhe duke solidarizuar me njerëzit në Palestinë.
Në Francë protestuesit u përplasën me policinë
Qindra protestues mblodhën në lagjen Barbes në veri të Parisit mes një pranie të konsiderueshme të sigurisë së rreth 4,200 oficerëve. Policia e Parisit përdori gaz lotsjellës ujë për të shpërndarë tubimin e mbajtur pavarësisht ndalimit nga autoritetet. Një grumbull koshash mbeturinash u dogjën dhe protestuesit hodhën fishekzjarre drejt policisë, por nuk u raportua për arrestime.
Spanja në mbështetje të Palestinës
Në Madrid, rreth 2500 njerëz, shumë prej tyre të rinj të mbështjellë me flamuj palestinezë, marshuan drejt sheshit Puerta del Sol në qendër të qytetit.
“Kjo nuk është një luftë, është gjenocid“, brohorisnin ata.
Liban
Qindra libanezë dhe palestinezë kanë protestuar përgjatë kufirit Liban-Izrael. Disa protestues hodhën kokteje molotovi dhe gurë mbi mur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin kufitar libanez të Odayseh, ku qindra marshuan duke valëvitur flamuj palestinezë dhe libanezë, si dhe banderola të verdha të grupit Hezbollah.
Protesta në Kashmir pati arrestime
Në Kashmirin e administruar nga India, policia goditi protestuesit pro-Palestinë dhe arrestoi të paktën 20 prej tyre. Një numër njerëzish që mbanin flamuj palestinezë dolën në rrugë në qytetin kryesor të Srinagar pas lutjeve të së Premtes. Protestuesit ngritën parulla pro-Palestinës dhe anti-Izraelit.
Policia tha se “nuk do të lejojë protestuesit të shkaktojnë dhunë, paligjshmëri dhe çrregullim në rrugët e Kashmirit“.
“Si mund të heshtim kur Izraeli po vret fëmijë në Gaza. Çdo njeri në tokë duhet të ngrihet për ta. Kjo ka të bëjë me shfaqjen e njerëzimit dhe solidaritetit, por ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë atë për shkak të frikës, “tha për Al-Jazeera një banor 25-vjeçar i Srinagar.
Gjermania
Mijëra protestues marshuan në Berlin dhe qytete të tjera gjermane pas një thirrje nga Rrjeti i Solidaritetit të të Burgosurve Palestinezë Samidoun. Tri marshime u bëenë në rrethin Neuköln të Berlinit. Protestuesit thirrën “Bojkotoni Izraelin” dhe hodhën gurë dhe shishe në polici, duke çuar në disa arrestime. Protesta të tjera u mbajtën në Frankfurt, Leipzig dhe Hamburg.
Çfarë po ndodh aktualisht?
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 158 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Një burrë i moshuar ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga djali i tij dhe e shoqaj. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Malis...
IZRAEL- Ushtria izraelite pretendon se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas gjatë valës së sulmeve ajrore në rripin e Ga...
IZRAEL– Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë sot në ditën e pestë, duke shkaktuar 158 viktima, shumica e tyre palestinezë që jetojnë në Gaza. Ndërkoh...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europin për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ministrat e jashtëm të BE-së do t...
GREQI– Një boksier veteran, 58 vjeç është ekzekutuar me tre plumba gjatë natës së kaluar në Greqi. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30...
Grupi ekstremist islamik i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) pretendoi se ka kryer sulmin e kësaj jave në një xhami në periferi të kryeqytetit Afganistan që la t...
GAZA– Ekipet e shpëtimit në zonën El Wahda të Gazës kanë nxjerrë 5 fëmijë të cilët kishin mbetur të bllokuar nën rrënoja pas një sulmi ndaj një ndërtese mbrëmje...
GAZA– Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka reaguar pas bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, ku ...
SHBA– Ditën e sotme mblidhet Këshilli i Sigurimit i i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rreth luftës mes Izraelit dhe Palestinës, që është p...
GAZA- Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka lënë pas 158 të vrarë, mes tyre 41 fëmijë, por shteti izraelit nuk tërhiqet. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanja...