All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

3 Prill 2022, 09:14 Nga DOSJA
Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia
All - Paragraf - 1

Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pushtetin në duart e tyre, dhe të sundojnë mbi fisin, qytetin apo perandorinë e tyre. Nga bëmat e hershme të tiranëve shekujve VII-VI Para Erë Sonë, Kipselusit dhe Kleistenit në Greqinë e Lashtë, deri tek historitë legjendare të Kornel Sulës, Jul Çezarit dhe Augustit në Romën e Lashtë gjatë shekujve II dhe I Para Erës Sonë. Më pas kalojmë në shekullin XII-të të Erës Sonë me udhëheqësin mongol Xhengiz Khan, tek diktatorët si Simon Bolívar, Antonio Blanko dhe Rafael Karrera, të gjithë diktatorë të famshëm të Amerikës së Jugut që sunduan në shekujt XVIII-XIX.

Në kohët më moderne kemi pasur diktatorë si Josip Tito, që drejtoi Jugosllavinë gjatë viteve1944–1980; Idi Amin, që sundoi brutalisht mbi Ugandën në vitet 1971–1979; Li Kuan Ju, udhëheqës i Partisë së Veprimit Popullor në Singapor në vitet 1959–1990, edhe pse shpesh vlerësohet si një sundimtar dashamirës. Pastaj vijmë tek diktatorët më të famshëm:Muamar Gadafi, që sundoi Libinë në vitet 1969–2011, formalisht nominalisht nën maskën e një socialisti revolucionar. Diktatorë si Musolini, Hitleri dhe Stalini, nuk kanë shumë nevojë për prezantim.

Duke sunduar përkatësisht Italinë, Gjermaninë dhe Bashkimin Sovjetik, këta tre diktatorë të Luftës së Dytë Botërore e mishëruan këtë fjalë në imagjinatën moderne, dhe dëshmojnëndërkohë se nuk ka dy diktatorë të njëjtë, dhe se secili ngjitet në pushtet në mënyrën e vet. Në kohën tonë kemi diktatorë si presidenti kinez Xi Jingping në Kinë, Llukashenko në Bjellorusi dhe Vladimir Putin në Rusi. Augusti ishte i famshëm për sundimin e Romës, me pretekstin se ishte thjesht senatori i radhës, si i pari mes të barabartëve.

Në realitet ai tërhiqte nga pas fijet e qeverisjes, dhe e uzurpoi senatin romak për të imponuarvullnetin e tij përmes marrëveshjeve dhe kërcënimeve që bënte në prapaskenë, duke themeluar përfundimisht një sistem që e bëri atë një monark në të gjitha aspektet, përveç titullit zyrtar.

Udhëheqësi turk Erdogan është ndoshta shembulli më i mirë për këtë. Thënë thjesht, ne nuk e dimë se sa pushtet ka ai. Edhe pse nuk ka gjasa ta kontrollojë vendin në atë masë sa Partia Komuniste në Kinë dhe sa Putin në Rusi, do të ishte një injorim i fakteve, të sugjerohej se Turqia është sot një demokraci funksionale siç e imagjinojmë ne në Perëndim.

Kështu po e përkufizoj edhe diktatorin:një njeri ose ndoshta një organ më të gjerë (si për shembull Partia Komuniste Kineze), që e centralizon pushtetin tek vetja. Po si lindin diktatorët? Ata sigurisht nuk dalin nga hiçi. Marrja nën kontroll e proceseve demokratike të një shteti (kjo është mënyra se si ngrihen shumica e diktatorëve), kërkon shpesh ose një ndryshim të fuqishëm të papritur ose vite ndryshimesh dhe kryengritjesh të zgjatura. Pas Luftës së Parë Botërore, shteti gjerman u ndëshkua me detyrimin për të paguar dëmshpërblime të mëdha për luftën. Aq të mëdha ishin ato detyrime, sa që shlyerja e tyre përfundoi vetëm në vitin 2010. Kjo shkaktoi hiper–inflacion dhe në një kolaps të plotë të ekonomisë gjermane.

Shumë familje jetonin rrugëve, punë nuk kishte, plaçkitjet dhe krimi kapën majat, ndërsa ushtarët e zhgënjyer nga realiteti i ashpër i Luftës së Madhe mezi po mbijetonin. Republika e Vajmarit ishte e dobët dhe e paaftë për të mbështetur njerëzit mbi të cilët sundonte. Më e rëndësishmja, u thye shpirti i popullit gjerman. Duke shfrytëzuar rastin Hitleri i bëri jehonë historisë së një komploti global, asaj të një aleance midis hebrenjve dhe komunistëve, që synonte të zhdukte popullit arian, i cili ishte i destinuar të sundonte botën. Republika e dështuar e Vajmarit, nuk ishte në gjendje të frenonte rritjen meteorike të popullaritetit të Hitlerit. Me betimin e tij si Kancelar dhe me zjarrin që dogji parlamentin,Reichstag (me shumë mundësi i vënë nga vetë nazistët) në fillimin e vitit 1933, Hitleri pati fuqinë dhe pretekstin për të filluar çmontimin e vazhdueshëm të Republikës së Vajmaritdhe krijimin e Rajhut të Tretë.

Në mënyrë të ngjashme, Augusti u ngjit në pushtet në mesin e 2 luftërave civile. E para ishte lufta e babait të tij adoptiv Jul Çezarit, dhe e dyta ishte lufta e tij civile kundër Mark Antonit, që do të përfundonte me fitoren e Augustit. Kontrolli i tij mbi shtetin, u mirëprit si nga njerëzit ashtu edhe nga elitat e fuqishme në senat, pasi mbretërimi i Augustit solli paqe në një perandori që kishte qenë në luftë me vetveten më shpesh sesa jo në 60 vitet e mëparshme.

Josif Stalin u ngjit në pushtet gjatë revolucionit komunist në Rusi. Pas vdekjes së Vladimir Leninit në vitin 1924, Stalini e përdori postin e tij si Sekretar i Përgjithshëm për të vendosur besnikët e tij në çdo pozicion kyç, duke spastruar të gjitha fraksionet e kundërshtarëve,sidomos ato të drejtuara nga armiku i tij brenda partisë bolshevik, Leon Trocki.

Stalini do të përdorte kontaktet e tij brenda policisë sekrete për të monitoruar kundërshtarët e tij, dhe do t’i detyronte ata të mërgonin jashtë vendit, teksa po ndërtonte kultin e tij të personalitetit. Ai moment do të ishte preludi i një numri shumë të madh njerëzish që do të humbnin jetën nga terrori stalinian.

Idi Amin nuk ishte lloji i njeriut që do doje ta takoje në rrugë, apo diku tjetër. I mbiquajtur “Babai i madh”, ishte 1.93 metra i gjatë. Për 9 vite kishte qenë kampioni boksit i peshave të rënda në Ugandë. Në vitin 1946 u bë pjesë e gardës mbretërore.

Kur Uganda shpalli pavarësinë nga Britania në tetor 1962, Amin iu bashkua ushtrisë së Ugandës, duke u bërë komandanti i të gjitha forcave të armatosura. Në vitin 1971 kreu njëgrusht shteti kundër presidentit Milton Obote. Vendosi ligjin ushtarak, dhe më pas njëdiktaturë të egër.

Gjatë regjimit të tij besohet se janë vrarë 100.000–500.000 njerëz, vetëm brenda 8 viteve.Ishte sërish një grusht shteti nga vetë ushtria e tij, ajo që e detyroi Amin të arratisej në Arabinë Saudite, ku edhe vdiq në vitin 2003, në moshën 78 vjeçare.

Në Korenë e Veriut, i gjithë informacioni që qarkullon monitorohet me kujdes nga Departamenti i Publicitetit dhe Agjitacionit. Dinastia Kim po qeveris prej 77 vitesh, duke detyruar njerëzit të mësojnë idetë e Juche, ideologjinë e Kim–Il–Sung, e cila bazohet nëpavarësinë ekonomike dhe mbështetjen e plotë të shtetit komunist tek vetja.

Kontrolli i mendimeve të njerëzve, është thelbësor për një diktator. Por kur kontrolli i informacionit shkon keq, kjo mund të jetë fatale për qeverinë diktatoriale. Dhe kjo na çon tekhistoria aktuale e pushtimit rus të Ukrainës. Sot shumë ekspertë ushtarakë, po shkruajnë nërrjetet sociale se pushtimi rus po ecën shumë keq.

Duke qenë subjekt i propagandës së presidentit Putin, do të ishte e arsyeshme të supozohej se populli rus i besonte ato që ai i tha për luftën. Por Putin bëri një gabim. Duke pasur akses në botën e jashtme, shumë rusë janë në gjendje të verifikojnë gënjeshtrat që u janë thënë.

Nëse është me fat, Putini do të përfundojë si Idi Amin, duke jetuar pjesën tjetër të jetës në luks. Nëse është i pafat, ai do të pësojë një fat të ngjashëm me Musolinin. Sido që të jetë, ka shumë pak gjasa që ai të jetë diktatori i fundit që do të ngrihet dhe do të bjerë./ Nga Jordan Fearn; “History of Yesterday”

Marrë me shkurtime nga HIstory of Yesterday – Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore opinione lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj