"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Politike
‘Si nuk më tha njeri bravo Selami’/ Jenishehri: Populli ndodhet në gjendje kritike ekonomike, i them ministres firmos moj
27 Maj 2021, 11:25Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Deputeti Selami Jenisheri tha ditën e sotme në seancën e Kuvendit, se ai po kontribuon për arritjet e mëdha e vendit. Jenishehri tha se populli është në gjendje kritike ekonomike e se kanë nevojë për më shumë para.
Deputeti tha se ishte ai personi që e ka shtyrë ministren Xhça të firmosë që Shqipëria të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe në fund ai tha se ishte i vetmi që do i dilte zot popullit shqiptar.
FJALA E PLOTË:
“Populli shqiptar ndodhet në një gjendje kritike ekonomike që e ka sjellë jo vetëm kjo qeverisje e këtyre 30 viteve por edhe pandemia, tërmeti e të tjera me radhë, E kanë bërë këtë popull me vështirësi të jashtëzakonshme. Ky është një argument që nuk e kundërshton dot kush. Ai që e ka dy pare mend e di çfarë hallesh ka mbi shpatullat e shqiptarëve. E kemi për detyrë t’i japim jetë mundësisë që tatimet mbi ta të jenë sa më të përballueshme. A e kryejmë ne këtë detyrë si duhet? Si nuk më tha njeri bravo të qoftë Selami Jenisheri. I them zonjës ministre Xhaçka, firmos moj Olta që t’i vijnë shqiptarëve miliarda lekë. Ka ardhur dy herë delegacioni dhe kanë ra dakord me dhënë projektin. Ne na vdesin njerëzit në oborret e spitaleve. Parët janë aty. Por unë e kuptoj se pse nuk e firmosin. Se e dinë që unë e kam bërë të mundur këtë gjë. Ju drejtohem ju pensionistëve se unë si kryetari juaj do ju jap një lajm të mirë brenda pak ditëve.Pensionistët do i ndihmojë. Kush është ky parlament që i çon në varr para kohe. Votimet e 25 Prillit janë të paligjshme. Do i dal zot këtij populli. Celibashit i kam dërguar një letër ku i them zbatoje kodin zgjedhor. Kujtim a të ka pyetur ty kush nga KQZ? As unë.Unë e takova njëri prej tyre që erdhi nga delegacioni dhe më thanë do e bëjmë Shqipërinë një ndër më të pasurit e botës”.
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu denoncoi sot në KAS biznesmenin Gjergj Luca. Sipas Logut, Luca ishte angazhuar në skemën krim...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që në muajin shtator të bashkohen për të vijuar punën me ...
Nën titullin “Spahn mbron deklaratat për udhëtarët nga Ballkani”, gazeta e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vëmendje të enjten reagimit...
TIRANE- KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve), ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike dhe Boiken Abazi për shpalljen të pavlefshme të zgjedh...
TIRANË– Kryeprokurori Olsian Çela u ka tërhequr vëmendjen anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimet që bëjnë në rrethe. I pranishë...
TIRANË- 2 muaj pas publikimit të skandalit të “Patronazhistëve” ku u publikua database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, SPAK, (Prokuroria e P...
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbardhi sot të dhënat e PEI, (Pajisja e Identifikimit Elektronik) për qarkun e Tiranës. Nga kryqëzimi i të dhënave ka rez...
TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të emërohen prokurorët e rinj në vendet vakante, në Pr...
TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se se si nënë e dy fëmijëve të mitur, do të mbështesë nismat dhe deklaratat...
TIRANË– Gazetari Bejdo Malo ka treguar një situatë kur Presidenti Ilir Meta i ka shpëtuar zërin deputetit Spartak Braho, i cili aktualisht është anëtar i K...