LIVE UPDATES
Sport

Edi Reja tregon 2022-shin kuqezi: Nga Broja, e ardhmja tij dhe miqësorja me Spanjën!

3 Janar 2022, 17:11 Nga DOSJA

TIRANE – Në këtë fillimviti 2022, trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja, në intervistën e tij të pare, ka treguar për “Top Channel” ecurinë e kuqezinjve deri më tani dhe vlerësimet e tij personale për këtë eksperiencë në krye të kombëtares shqiptare.

“Unë mund t’i jap një notë 10-të stafit tim, sepse po bëjmë një punë shumë të mirë me ekipet zinxhire të kombëtares duke filluar me përzgjedhje lojtarësh që nga mosha 12-13 vjeç. Ndërsa sa i përket lojtarëve dhe skuadrës mund t’i japë një notë 8. Jemi një ekip kompetitiv me skuadra si Polonia apo Hungaria sepse për skuadra si Franca apo Anglia që luajnë në nivele shumë të larta dhe për objektiva madhor nuk jemi ende”,- thotë Reja.

Ka patur edhe shumë kritika mbi ju, sidomos për ndeshjen ndaj Anglisë?

“Ehh… ju shqiptarët jeni shumë kritikë, por tani jam mësuar edhe me këtë gjë. Por të luash kundër Anglisë që nuk di nga t’ia fillosh me emrat, ata janë skuadra më e mirë në botë për momentin. Në fund të fundit dua t’i them shqiptarëve, atyre më kritikëve, që edhe ndeshje si këto ndodhin, por do të përpiqemi të përmirësohemi në të ardhmen. Objektivi ynë ashtu si na e ka kërkuar edhe presidenti Duka është që të jemi gati për eliminatoret e 2024-s”.

Megjithatë në Angli, veç rezultatit, u hap edhe një çështje: ‘Broja’. Mund të na tregoni diçka më tepër?

“Bëjmë shumë keq që merremi me këtë gjë. Ai është një djalë që duhet të rritet, ta lemë të qetë dhe të flasim sa më pak për të, jo për kualitetet se për ato kemi folur shpesh herë. Unë flas gjithmonë për kolektivin, ai duhet të bëhet pjesë e këtij grupi dhe të jetë në sintoni me ta. Duhet të bëhet i dashur për grupin, për sjelljet që ka, dhe mbi të gjitha, për mentalitetin. Broja duhet të jetë i vlefshëm për grupin, të bëjë gjithçka për të qenë aty, siç bëjnë të tjerët. Ai duhet të jetë njësoj si të tjerët për sjelljen dhe veprimet dhe kjo është dëshira ime për 2022”.

Përpara Europianit kemi Ligën e Kombeve?

“Sa i përket Ligës së Kombeve nuk mund të them që gjërat janë të lehta, sepse nuk ka fitore të thjeshta. Ne dhe Sllovenia, apo skuadra të tjera që janë ngjitur në Grupin B, konsiderohemi si më të dobëtat e atij grupi. Por do të provojmë, vetëm se s’na pëlqen që kemi një grup që do të na duhet të rrimë në udhëtim, do të na duhet të stërvitemi në avion”.

A do të jetë 2022-shi, viti juaj i fundit nën drejtimin e kuqezinjve, siç thotë edhe kontrata?

“Unë jam pak i madh me moshë, por derisa kam energjinë, entuziazmin dhe jam i kthjellët mund të them se po shkojmë mirë. Objektivi është që të kualifikohemi në Europian por në futboll mund të ketë shumë të papritura. Për momentin jemi të qartë, por për vazhdimin të shohim. Ne trajnerët jetojmë me momentin dhe entuziazmin, por ka shumë raste që ndryshohen menjëherë trajnerët, kjo është jeta jonë profesioni jonë“.

A mund të quhet dhurata e parë që keni marrë për këtë 2022, është ndeshja miqësore me Spanjën?

“Kur presidenti më telefonoi u ndjeva shumë mirë dhe u gëzova. Sepse kur luan kundër me skuadrave të tilla si Spanja aq më tepër unë që e pëlqej shumë mënyrën e lojës së tyre, ndihesh mirë. I thashë presidentit, ‘Ca thua vërtet?! Po ca ndodhi kështu?! Të luash kundër këtyre kundërshtarëve, jo vetëm që të vjen mirë, por mund të shohësh edhe rritjen e skuadrës”.

Megjithatë, rrezikojmë edhe një figurë të keqe me kundërshtarë kaq të mëdhenj, apo jo?

“Ehh.. kundër skuadrave si këto mund të bëjnë figurë të keqe të gjithë. Ata të fshehin topin dhe gjithmonë aty ku është topi janë 6 apo 7 lojtarë. Ne na duhet të ushtrojmë presing që të mos i lemë ata të ndërtojnë dhe më pas të tentojmë me kundërsulme, nuk ka zgjidhje tjetër”.

Dhe urimi juaj i parë për shqiptarët për këtë vit të ri?

“Urimi im i parë shkon për Federatën e Futbollit, dua t’ju falenderoj të gjithë ju gazetarëve për bashkëpunimin, më pas lojtarët, duke uruar që të luajnë të gjithë si po ndodh tani, të mos i zërë Covid-i dhe të vijnë në kushtet maksimale. Viti 2022 duhet të na japë bindjen që jemi një skuadër ndërkombëtare e madhe. Dhe në fund për tifozët, një urim të veçantë, sepse më kanë bërë të ndihem shumë mire. Edhe këtu në Itali, në qytete të ndryshme më ndalojnë dhe më përgëzojnë. Por dua t’iu them, që më duhet t’iu falenderoj unë juve, për këtë mikpritje në Shqipëri”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edoardo reja eduardo reja kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja si hungaria pas në renditje sulmuesi armando broja trajneri i kombetares kuqezi edoardo reja eduardo reja kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja si hungaria pas në renditje sulmuesi armando broja trajneri i kombetares kuqezi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj