Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Analisti i njohur Fatos Lubonja ka deklaruar se sistemi shëndetësor në vendin tonë është mizerabël. Në emisionin “Real Story” ai shtoi se pavarësisht faktit se epidemia në vendin tonë është më e lehtë, krahasuar me vendet e tjera të botës, masat e ndërmarra për karantinë janë shumë më të ashpra. Lubonja e cilësoi këtë fakt si kriminal.
“Një nga gjerat e menaxhimit në Itali, është informimi. Borreli i përgjigjet të gjithë gazetarëve, edhe pyetjeve të sikletshme. E pyeti një i Reuters nëse i kanë apo jo shifrat e sakta sot. Kurse këtu s’ka hyrë kush nga gazetarët në spitale për t’i parë. Gjermanët kanë ruajtur spitalet lokale, ajo ka ndihmuar që mos të shkojnë tek spitalet e mëdha të gjithë. Një nga kritikat e forta për Lombardinë, është sistemi shëndetësor që është bërë shumë privat. E kanë lënë sistemin shëndetësore publik në mjerim. Ne e kemi më katastrofike. Shqiptarët e dinë se si është gjendja këtu. Nëse ti ke bërë një sistem mizerabël shëndetësor, jo vetëm Rama, dhe të tjeret. Kane bërë që doktorët të ikin në Gjermani, ata që kanë para të ikin në klinikë private, ka bërë këtë gjendje katastrofike. Por nese ne na bie një epidemi e lehtë më krahasim me të tjerët, ti na mbyll më keq se të tjerët, kjo është kriminale. Nëse ke krijuar një sistem mizerabël dhe më krijon kushtet më të këqija të karanitimit, edhe ky është problem dhe nuk mund të jem kaq i kënaqur.”, pohoi Lubonja.
Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar së fundmi në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga djenisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Abc news dhe Ballkan web, Shqiptarja.com, Panorama. com, Ga...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi në emisionin “Opinion” se sot ka nisur zhvillimi i analizës serologjike në Shqipëri.Në f...
TIRANË– E ftuar në emisionin ”Open” për mbrëmjen e sotme ishte një prej mjekeve shqiptare, Elda Qyra, e cila ndodhet në vijën e parë të frontit të lu...
TIRANË– Një prej shqiptarëve të riatdhesuar në vend nga Italia nuk e ka pritur mirë karantinimin në një hotel në Durrës.I moshuari në një prononcim p...
TIRANË- Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive u shpreh se testimet për COVID-19 në Shqipëri kanë fil...
TIRANË– Shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, i cili është një nga të shëruarit me koronavirus, ka folur sot për situatën e COVI...
TIRANË- Et’hem Ruka duke iu referuar evoluimit dhe grafikut të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë shprehet se nuk mund të kuptohet kur e kemi arritu...
TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”, ku ka folur për nismën e fundit të qeverisë, për amnisti fiskale. Rakipi ...
GJERMANI- Shqipëria i ka ardhur në ndihmë edhe Gjermanisë në këtë kohë koronavirusi. Ndonëse ndryshe nga ekipi me mjekë që i dërgoi Italisë, Shqipëria ka ndihmu...
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka treguar sot se do të ketë dhe një linjë të re të “Air Albania” për të riatdhesuar shqiptarët e mbe...