LIVE UPDATES
Politike

Situata e rënduar e COVID-19, Ruçi apel qytetarëve: Mbani maska, për zhdukjen e virusit nuk mjaftojnë ligjet

27 Korrik 2020, 16:28 Nga DOSJA
Situata e rënduar e COVID-19, Ruçi apel qytetarëve: Mbani

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u është drejtuar sot qytetarëve me një mesazh për ruajten e masave kundër COVID-19. Në një letër Ruçi, shprehet se të gjithë duhet të drejtojnë kujdes dhe të mbajnë maskat e të ruajnë distancën.

Sipas kreut të Kuvendit virusi po rrezikon të rinjtë,për zhdukjen e tij s’mjaftojnë aktet normative dhe shton se sjellja individuale, shoqërore dhe shëndetësore është vendimtare. “Virusi agresiv rrëzon shpresat se pandemisë i vjen fundi”, shton ai.

Të dashura motra dhe vëllezër, qytetarë të Shqipërisë, Ju drejtohem sot me dhimbjen që na kanë shkaktuar të gjithëve humbjet e jetëve gjatë ditëve të fundit, sidomos në moshat e reja. Ju drejtohem jo thjesht si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por si qytetar, si prind, si vëlla dhe si miku juaj. Të gjithë gjendemi para të papriturave dhe rreziqeve të koronavirusit. Pandemia Covid-19 po shoqërohet me shumë të panjohura, të cilat janë të tilla jo vetëm për ne, qytetarët, por edhe për mjekët, epidemiologët, shkencëtarët dhe madje edhe OBSH-në.

Virusi agresiv po rrëzon ditë për ditë shpresat e njerëzve se pandemisë po vjen fundi, se virusi po bëhet më pak kërcënues për jetën dhe se moshat e reja janë më të mbrojtura prej tij. Marrja e jetës së mjaft njerëzve në moshë të re është një sinjal që duhet të kapet dhe një mesazh që duhet të lexohet nga të gjithë. Akti normativ i ka bërë të qarta masat e rrepta që duhet të zbatojmë për të mbrojtur jetët tona, të fëmijëve, prindërve, motrave, vëllezërve dhe gjithë të dashurve që na rrethojnë. Jam thellësisht i prekur dhe nuk më shqiten nga mendja fëmijët e vegjël, prindët, vëllezërit dhe motrat e qindra shqiptarëve që virusi u ka marrë jetën.

Në emër të tyre, në emër të mbrojtjes së jetës, në emër të gëzimeve të përditshme prej të cilave pandemia na ka privuar, në emër të gjithë fëmijëve të Shqipërisë që presin vjeshtën për të filluar shkollat, në emër të gjithë familjarëve e prindërve që i kanë fëmijët në dritën e syrit, ju drejtohem të gjithëve me apelin: Zbatoni me rreptësi masat mbrojtëse nga koronavirusi!

Vendosni maskat! Ruani distancën! Garantoni higjenën personale e familjare! Për zhdukjen e koronavirusit nuk mjaftojnë as aktet normative, as masat teknike, as kontrollet nga institucionet dhe policia. Vendimtare është sjellja jonë individuale, familjare, shoqërore e shëndetësore! Vetëm në këtë mënyrë, do të ruajmë jetën tonë dhe mbrojmë jetët e të tjerëve, të dashurve që na rrethojnë dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan Ruçi.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit ka bërë me dije se kanë humbur jetën 6 pacientë dhe janë konfirmuar 117 raste të reja. Po ashtu njoftohet se janë rritur shtrimet në spital. Që nga nisja e pandëmisë kanë humbur jetën 144 pacientë dhe aktualisht janë 1991 raste pozitive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 gramoz ruci koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!