LIVE UPDATES
Politike

“S’ka monument të parrëzueshëm”/ Rama flet nga Nju Jorku për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës: Fakt që is

25 Shtator 2021, 16:17 Nga DOSJA
“S’ka monument të parrëzueshëm”/ Rama flet nga

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaron se në mandatin e tretë të qeverisë së tij ka shumë gjëra që mund të bëhen ndryshe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Rama flet dhe për vendimin e Departamentit të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe faktin pse ka zgjedhur të heshtë rreth kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Kosovën, ku ai do të jetë të hënën për vizitë, zgjatja e mandatit të institucioneve të Vettingut, debati dhe mbi krijimin e Agjencisë për Media janë disa nga temat e tjera për të cilat zoti Rama shprehet gjatë intervistës e cila u zhvillua të premten pas fjalës që kryeministri i Shqipërisë mbajti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama! Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme, ju ngritët sërish çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e saj në OKB. Por ndërkohë marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës janë në një pikë të ulët dhe përplasjet po bëhen tashmë në publik. Ditën e hënë ju pritet të shkoni në Prishtinë. Cili do të jetë qëllimi i kësaj vizite?

Kryeministri Rama: Nuk mendoj që marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës janë në një pikë të ulët. Mendoj që ne jemi në një marrëdhënie normale. Natyrisht që marrëdhënia mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe asnjëherë nuk është mjaft të thuhet që është e mirë, pasi mund të jetë gjithmonë më e mirë. Patjetër që kemi një div ergjencë lidhur me Nismën e Ballkanit të Hapur, por kjo është një divergjencë që, në këndvështrimin tim, nuk është një arsye për të pasur një problem në marrëdhënie, por është një arsye për të diskutuar qetësisht dhe për ta trajtuar me argumenta dhe me respekt reciprok.

Zëri i Amerikës: Gjatë qëndrimit në Nju Jork ju vizituat dhe Akademinë ushtarake West Point, një nga institucionet më prestigjioze të ushtrisë amerikane. Çfarë bashkëpunimi prisni me këtë institucion?

Kryeministri Rama: Dëshira dhe ambicja jonë është që ta transformojmë Akademinë shqiptare të Forcave të Armatosura në një akademi amerikane, ku do të jetë një vend studimesh të larta për studentët shqiptarë, por edhe për studentë nga vendet e NATO-s rreth e rrotull nesh dhe ku gjithë eksperienca, gjithë programet, gjithë dija e shkollës së lartë amerikane të mbrojtjes të jetë në dispozicion të më të rinjve.

Zëri i Amerikës: Para disa vitesh, ju u bëtë nismëtar i organizimit të ashtuquajturit Samiti i Diasporës, gjatë mandatit të mëparshëm. Madje ju patët edhe një anëtar kabineti për Diasporën. Sot duket se ky angazhim është zbehur. Gjatë qëndrimit këto ditë në Nju Jork, nuk kemi parë ndonjë njoftim të takimeve tuaja me komunitetin shqiptaro – amerikan. Si e shikoni ju rolin e Diasporës?

Kryeministri Rama: Në fakt, unë kam takuar përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro – amerikan dhe mendoj që është bërë një punë goxha e mirë nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili faktikisht e ka përmbyllur të gjithë kuadrin e reformave dhe të bazës ligjore për një punë më të qëndrueshme me Diasporën. Tanimë mbi këtë bazë Diaspora do të trajtohet nga ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, Partia juaj bëhet forca e parë politike që fiton një mandat të tretë në Shqipëri. Ju vet e keni pranuar se diçka e tillë ju vë përballë një sfide edhe më të madhe. Çfarë ju do të bëni ndryshe ju në 4 vitet e ardhshme?

Kryeministri Rama: Ka shumë gjëra që mund të bëhen ndryshe dhe eksperienca tanimë jo e vogël në këtë detyrë, por edhe eksperienca në tërësi e skuadrës së Patisë Socialiste në drejtimin e vendit në këtë fazë të historisë së vet, na ndihmon që shumëçka ta bëjmë ndryshe dhe patjetër që t’i bëjmë gjërat më mirë, mundësisht më shpejt dhe mbi të gjitha të ndërtojmë një marrëdhënie ende më të hapur, më të drejtpërdrejtë, më transparente dhe me interes reciprok mes shtetit dhe qytetarit, që do të thotë: qytetarët të jenë të shërbyer më mirë dhe shteti të ketë mundësinë që të dëgjojë prej tyre më shumë dhe të kuptojë më shpejt se çfarë duhet të bëjë për të përmirësuar shërbimet ndaj tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, partia juaj është shprehur për nevojën e zgjatjes së mandatit të institucioneve të vetingut deri në përfundimin e këtij procesi. Kjo kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, çka nënkupton një konsensus me opozitën. Por kjo e fundit ju ka akuzuar se keni përdorur reformën në drejtësi për ta vënë atë në kontrollin tuaj. A jeni optimist se mund ta siguroni mbështetjen e opozitës?

Kryeministri Rama: Unë nuk dua të merrem me akuzat, por dëshiroj që të fokusojmë të gjitha forcat dhe energjitë tona tek punët, që lidhen me përparimin e vendit, që lidhen me përmirësimin e jetës së njerëzve. Dhe kjo është një nga këto punë. Natyrisht që ne nuk i kemi votat për të bërë ndryshimin përkatës, por nga ana tjetër kjo është një reformë, e cila nuk është vetëm e jona, por është një reformë që ka patur qysh ditën e parë mbështetës dhe garantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, dhe unë nuk besoj që opozita do të mungojë në apel, kur do të numërohen votat në funksion të kësaj reforme.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, vende si Shqipëria kanë një nevojë të madhe për investime të huaja. Megjithatë, veçanërisht në vitet e fundit është vënë re një ulje e besimit të grupeve të investitorëve të huaj, që veprojnë në Shqipëri, siç ishte rasti dhe i raportit të fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku ngrihet shqetësimi për korrupsionin, sistemin e taksimit, monopolet apo oligarkinë. Ju keni qenë 8 vjet tashmë në pushtet dhe treguesit e korrupsionit, sipas organizatave ndërkombëtare, nuk janë përmirësuar. A ndjeni ju përgjegjësi për këtë gjendje dhe çfarë mund të ndryshojë në mandatin e tretë?

Kryeministri Rama: Nuk e di kujt i referoheni si tregues ndërkombëtar mos-përmirësimi.

Zëri i Amerikës: I referohem Transparency International dhe raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, që nuk e kanë ndryshuar përcaktimin për korrupsionin në Shqipëri, që është i gjithëpërhapur.

Kryeministri Rama: E kuptova. Por e vërteta është që as nuk ka krahasim sot me 8 vjet më parë dhe për këtë mjafton t’iu sjell një shembull: Sa e sa e sa shërbime, që deri dje merreshin me radha të gjata kilometrike, me orë të tëra, me zvarritje e varavingo të panumërta, sot merren në pak minuta me një ndërveprim përmes smartfonit dhe kompjuterit me platformën e-Albania. Natyrisht që kjo është pa diskutim një lehtësim pikërisht i barrës së korrupsionit në jetën e qytetarëve. Patjetër që ne kemi ende probleme me korrupsionin dhe prandaj jemi këtu; për të vazhduar që të adresojmë këto probleme me reforma, me modernizim, me sisteme, si sistemet digjitale, të cilat kanë vendosur tanimë një bazë dhe, me ciklin e mbyllur të shërbimeve, do të na mundësojnë që korrupsioni si i gjithëpranishëm në marrëdhëniet qytetar – shtet, kur është fjala për të marrë shërbime, të jetë një histori e të shkuarës.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, deri më sot ju nuk jeni prononcuar lidhur me përcaktimin e Sekretarit të Shtetit për ish kryeministrin Berisha, pavarësisht se bëhet fjalë për një ngjarje jo të zakonshme. Përse keni zgjedhur të heshtni?

Kryeministri Rama: Flet vet Sekretari i Shtetit në këtë rast dhe mendoj që çdo prononcim në këtë drejtim do të politizonte edhe më shumë një fakt, i cili nuk ka nevojë për koment, një fakt që është në sytë e gjithë shqiptarëve, jo sot, por prej vitesh e vitesh, një fakt që tregon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe se nuk ka më asnjë monument të parrëzueshëm të të shkuarës së korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë.

Zëri i Amerikës: Në mbledhjen e parë të qeverisë ju miratuat ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim. Ky vendim ka hasur këto ditë kritika nga komuniteti i mediave në vend, duke shprehur shqetësim për një centralizim, propagandë dhe kontroll të informacionit, i cili u serviret i gatshëm. Si do t’iu përgjigjeshit ju kritikave të tyre?

Kryeministri Rama: Ky është një reagim që vjen me siguri nga mosnjohja dhe moskuptimi i rolit dhe i misionit të kësaj agjencie. Agjencia është ndërtuar mbi modele të konsoliduara në vende shumë të zhvilluara demokratike. Republika Federale e Gjermanisë e ka identikisht të tillë dhe, në fakt, prej shembullit të saj ne kemi krijuar këtë agjenci. Ata e quajnë Zyra për Mediat dhe Informimin e Qeverisë, ne e kemi Agjencia për Median dhe Informimin pranë Këshillit të Ministrave. Po kështu edhe Italia, po kështu edhe vende të tjera. Dhe kjo agjenci nuk ka lidhje fare as me propagandën as me kontrollin, por ka lidhje me një rritje të kapacitetit të qeverisë për të ndërvepruar me opinionin publik dhe me burimet e informacionit, në mënyrë që të garantojmë që informacioni, që kërkohet nga qeveria, të jetë sa më i shpejtë dhe njëkohësisht sa më integral në funksion të mediave dhe, nga ana tjetër, që qeveria të jetë në vijimësi e informuar dhe natyrisht e vetëdijshme deri në fund për opinionet e qytetarëve, për opinionet e mediave dhe opinionet në mjedisin pluralist shqiptar.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, edhe një pyetje të fundit. Vitin e ardhshëm, në janar, Shqipëria do të bëhet për herë të parë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Çfarë pritet nga Shqipëria në këtë rol?

Kryeministri Rama: Ne kemi një program të anëtarësisë sonë në Këshillin e Sigurimit. Është një program që është mirëpritur nga të gjithë. Ne jemi një vend i vogël, por jemi një vend krenar dhe kemi çfarë të sjellim si kontribut, sepse kemi një histori tonën, e cila ka vlera të rëndësishme, dhe kemi njëkohësisht tanimë një nivel të ri të vendit në arenën ndërkombëtare, që na jep këtë mundësi të madhe, por që njëkohësisht na bën që të jemi të pranishëm në tryezën e Këshillit të Sigurimit me dinjitet dhe natyrisht si të barabartë me të tjerët.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër! Ju falemnderit!

Kryeministri Rama: Respekte për ju!

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama sali berisha sali berisha shpallet non-grata edi rama sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj