LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’kam marrë ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë”/ Denoncimi i qytetarit nga Shijaku, Shpëtim Dollaku: Asnjë

9 Shtator 2020, 07:59 Nga DOSJA
“S’kam marrë ndihmë, as për tërmetin, as

SHIJAK- Edhe pse banesa e dëmtuar e Shpëtim Dollakut në qytetin e Shijakut është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti. Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, u njoh me shqetësimin e kryefamiljarit të cilit, edhe pse bashkia e kishte detyruar që letrat e tërmetit t’i bënte me shpenzimet e tij, përsëri nuk i japin dëmshpërblimin që i takon.

Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.

Biseda: 

Shpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.
Teliti: Kur kanë ardhur përfaqësuesit e bashkisë dhe njësisë administrative këtu?
Shpëtim Dollaku: Një herë kanë ardhur e si kam parë më.
Teliti: Kur që në nëntor, dhjetor të vitit të kaluar?
Shpëtim Dollaku: Po që atëherë s’kanë ardhë më fare, as s’kanë ardhë asgjë!
Teliti: Ndonjë letër, ndonjë vlerësim, ndonjë dokument, të kanë dhënë?
Shpëtim Dollaku: Kam DS3-in, ja ta jap. Ja ku janë letrat që ka dalë shtëpia DS3-sh që më tako me ligj, më tako që të më vlerësohet, as kanë ardhë me pyet, asnjë lloj gjëje, vetëm ma letra si letra bakalli s’vijnë…
Teliti: A të kanë dhënë një shpërblim që ka dal me qënë se ta kanë vlerësuar?
Shpëtim Dollaku: Asnjë qind lekë.
Teliti: Pavarësisht se të takojnë…
Shpëtim Dollaku: Më takojnë se nuk është duke i dhënë as Edi Rama, as Bashkia, është duke i dhënë bota.
Teliti: Po te Njësia Administrative a ke shkuar të interesohesh?
Shpëtim Dollaku: Kam shkuar ore, kam shkuar…
Teliti: Çfarë ju thanë?
Shpëtim Dollaku: Njëherë thanë bëni letrat gati. I bëra letrat, kam fotografitë, me inxhinier që ka liçensë inxhinier ndërtues…
Teliti: Që more inxhinierët i pagove ti lekët?
Shpëtim Dollaku: Vetë o vëlla, shkova i pagova lekët vetë!
Teliti: Pra shkove i pagove dhe lekët për inxhinierët për të bërë vlerësimin?!
Shpëtim Dollaku: Po pagova dhe lekët për inxhinierin edhe s’na dhanë gjë!
Teliti: Dhe në vend që të t’i japin lekët që të takojnë, po të thonë na jep ti lekë ne. Jepi ti lekë shtetit!
Shpëtim Dollaku: Në vend që të të japin lekët… do paguash. Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s’dua!

Ky nuk është denoncimi i parë që vjen nga qytetarët për dëmet e tërmetit të vitit të kaluar. Shumë qytetarë të Thumanës, Lezhës, Manzës dhe Durrësit kanë denoncuar se po jetojnë në çadra ose mes rrënojave, pasi shteti nuk i ka ndërtuar banesat. Ndërkohë, nga ana tjetër  kryeministri Edi Rama publikon në rrjetet sociale shtëpi të rindërtuara ose në përfundim e sipër.  Kryeministri paraqet një realitet tjetër.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorian telifi shpëtim dollaku dorian telifi shpëtim dollaku

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta