LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal në Divjakë/ E mitura ngacmohet seksualisht, policia dhunon babain e vajzës (Video)

1 Mars 2019, 06:37 Nga DOSJA
Skandal në Divjakë/ E mitura ngacmohet seksualisht, policia dhunon

Emisioni “Stop” në Tv Klan  ka trajtuar rastin një ngacmimit seksual të një 13-vjeçareje në Divjakë dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj babait të së miturës. Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët kërkuan ndihmën e emisionit “Stop”, pasi puna hetimore e autoriteteve pas denoncimit të tyre në polici, “ka mbetur rrugës”.

SI NISI HISTORIA?

E mitura ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Çermë Sektor ku jeton edhe familja e vajzës. Nga informacione policore, por edhe dëshmi të vet banorëve, 55-vjeçari është person me precedent për raste të ngjashme. Për shkak të veprimeve të pahijshme nga 55-vjeçari, 13-vjeçarja nuk shkoi në shkollë për 1 muaj. Deri sa ngjarjen e zbuloi gjyshja e vajzës.

Gazetari- Kur e more vesh? Sa kohë ka?

Prindi- Unë, si prind, e mora vesh, kur më tha vajza, unë gati një javë, që përpiqem…

Gazetari- Një javë?

Gazetari-Vajza shkon në shkollë? Në ça shkolle?

Prindi- Shkon në shkollë, është në klasë të 6-të.

Vajza- Në klasë të 7-të.

Gazetari- Në kë shkollë?

Prindi- Çermë sektor Tërbufit, është këtu.

Gjyshja- Vinte këtu, vinte atje. Po ku di unë, ça bënte me të. Erdhën masandej dhe kërkuan këtë e unë jam vetë dhe nuk flas dot. Thashë unë-“Mirela t’keqen nëna, pse nuk shko në shkollë ti”? Shko mi bir në shkollë, se edhe 2 muaj shkollë ke. U ul këtu kjo, o nëne tha, e di si është muhabeti? Mua më ngacmon një burrë,- tha. I thashë unë: të ishte çun po hajde, si apo jo. I thashë çupës: po kush është ky burrë mi? E ka lagjen këtu, jo ky pallat, pallati tjetër.

Gazetari- Ju e njihnit edhe më përpara?

Familjarët- Po oreee,  njihemi!

Prindi– Çun fshati.

Gjyshja-I ati i ka vdek. Në Billar janë këto, ai është i treti, që bëhet ky, si denoncim, është i treti. Një herë u rraf ai nga një i një familje këtu, dajon, nusen dhe çun.

E mitura: Atë ditë kur isha me shoqet dhe me shokët, erdhi papritur një burrë aty edhe më tregonte 10 mijë Lekë, më bënte me gjuhë. Hajde këtu….Edhe kur ikja për të blerë për të ngrënë, më ndiqte nga mbrapa. Prapë atë veprim tregonte. Ka bërë 1 muaj.

Pasi mësuan çfarë kishte ndodhur, babai i së miturës shkoi në polici dhe bëri denoncim. Atë ditë, 55-vjeçari i dyshuar u arrestua, por u la i lirë pas disa orësh, rreth orës 24:00. Atë mbrëmje, në shtëpinë e vajzës shkoi shefi i krimeve të policisë, që sipas familjarëve quhet Valter. Në kushte të papranueshme, ai i mori të miturës firmën për një procesverbal lidhur me denoncimin e bërë për ngacmim seksual, në mungesë të prindërve dhe të psikologëve.

Prindi- Nejse unë marr fëmijën, mora fëmijën dhe shkoj në polici, takoj inspektorin dhe i them: këtu këtu e kam hallin. Po, thanë ata,- urdhëro brenda!

Gazetari- Bëre denoncim? Nuk mori firmë?

Prindi- Po, po!

Gazetari- Ose ndonjë dokument?

Prindi– Po!

Gazetari- E mori një kopje? Kush është ky polici? Si quhet?

Vajza-Valteri!

Prindi- Valteri babi…, eee. E kam dhe numrin e tel këtu, atë e arrestuan mesa pashë unë.

Gazetari- Erdhi polici këtu?

Prindi- Po po! Komplet erdhi policia, interesimin atje e pashë në birucë, epo thashë unë:- bravo shtetit!

Gazetari- E arrestuan atë, çfarë ndodhi pastaj?

Prindi- E arrestuan, kur vij në shpi unë, shikoj unë, fillojnë komshinjtë, gjynah të shkretit fukara, se s’kanë lekë, paguan lekë e nxorën maniakun.

Gazetari- Kur doli ai?

Prindi- Po atë ditë ka dalë. Unë erdha në shpi, në orën 3 erdha unë, në orën 12 të natës, ka ardh ai në shpi. Vjen inspektori pastaj, i policisë këtu.

Gazetari- Ky Valteri?

Prindi- Po!

Gazetari- Vjen këtu në shpi?

Prindi-Po! Nxjerr babin, mamin, kalamajtë, ja si janë tani këta!

Gazetari- Po ti ku ishe?

Prindi– Dola për punë.

Gazetari- E kuptoj! Po pse ju nxori juve? Cfarë ju tha? Dilni jashtë, për çfarë?

Gjyshi- I thashë unë, pse na nxjerr jashtë? Ik tha, se kam një çikë punë me gocën dhe me plakën tane!

Gjyshja- Valteri më tha mua:- goca tha, do firmosi këtu, se atje nuk ka firmosur.

Prindi– Ka marrë firmë këtu në shpi.

Gazetari– Po kshu e lexoi atë, kur firmosi?

Gjyshja– Jo, jo, jo! Nuk e nxorri fare ai. Ai nxori letrën aty, se jam grua plakë jam 60 e ca vjeçe unë.

Gazetari– Po!

Gjyshja- Unë, pavarësisht, që më ashtu sëmundja…, nxori letrën.

Gazetari– Sa ndenji këtu në shpi ai? Cfarë të tha ty fiks, ja ta dëgjojmë pak vajzën?

Vajza– Ai më tha mua: nuk ke firmosur ti,- më tha dhe firmos këtu dhe iku ai.

Gazetari- Kaq?

Gjyshja- Po!

Por, shefi i krimeve i quajtur Valter, nuk u ndal me kaq. Ai shkoi në shkollën e vajzës për t’i marrë një deklaratë, sërish pa praninë e prindërve apo psikologut. Drejtori i shkollës pranoi vizitën inspektorit të policisë dhe firmat e marra nga nxënësja.

Stop-i- Ju jeni në dijeni të rastit, ne po investigojmë, për procedurën e policisë. Pse ka ardhur ai Shefi i Krimeve në shkollë? Jeni në dijeni? Ju ka lexuar ndonjë dokument?

Drejtori Shkollës Cermë Sektor-Ishte deklarata e të drejtave, që ka vajza, ai erdhi në shkollë dhe unë në prezencë të nëndrejtoreshës, se s’mund të ishim vetëm ne në prezencë të atyre, ia lexoi nëndrejtoresha dhe i tha, që ke të drejtë k’të, k’të, k’të dhe thjesht i mori vetëm firmën. Ishte procedura e tij, …nuk, se varemi ne…

Stop-i-E lexove atë cfarë shkruante në fletë?

Drejtori Shkollës Cermë Sektor- Po, po…

Stop-i- Po cfarë thotë?

Drejtori Shkollës Cermë Sektor – E lexoi nëndrejtoresha, se ishim…

Stop-i- Po pse duhet t’ia merrte tek shkolla ai vajzës, vetë? Pa praninë e psikologëve, pa praninë e prindërve?

Drejtori Shkollës Cermë Sektor – Ishte proceduara e tij, nuk është, se…Biles unë i thashë mund ta kemi një kopje, mund të thërrasim prindin?  Jo,- tha ai,- nuk është ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

DHUNIMI I PRINDIT DENONCUES

Investigimi i emisionit “Stop” mesa duket nuk është pritur mirë nga Policia e Divjakës. Interesimi i babait të së miturës së ngacmuar seksualisht për të mësuar se në cilën fazë kishin mbetur hetimet, i kushtoi atij dhunën fizike. Gazetari i “Stop”, i cili kishte shkuar në Divjakë, mësoi se babai i 13-vjeçares ishte rrahur brenda komisariatit të policisë. Ai kishte shkuar aty për të pyetur rreth hetimeve, por prej më shumë se 1 ore nuk po dilte nga godina. Punonjësit e Policisë së Divjakës kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, saqë vet komisariati kishte njoftuar më pas ambulancën.

Në oborrin e komisariatit të Divjakës, kamera e “Stop” filmoi momentin kur i dhunuari po kthehej në polici pasi kishte marrë mjekim në spital. Ai shoqërohej nga efektivë të Policisë së Divjakës dhe para tyre, në prezencë edhe të gazetarit dhe kamerës së “Stop”, ai pranoi se uniformat blu e kishin rrahur. Ndërsa shefi i krimeve nxorri jashtë oborrit të komisariatit gazetarin e “Stop”. Madje e kërcënoi edhe me përballje në Gjykatë përse gazetari po investigonte, teksa vet policia sapo kishte dhunuar denoncuesin!

Gazetari i “Stop” u drejtua më pas në poliklinikën e Divjakës për të pyetur mjekun nëse babai i 13-vjeçares së ngacmuar seksualisht ishte dërguar në spital nga policia. Mjeku pranon se zotëria në fjalë ishte dhunuar dhe kishte marrë goditje në kraharor.

Stop-i- Ne donim një rast, ka ardhur një xxxxxxx me policinë.

 Mjeku Roje Divjakë-XXXX.

Stop-i- Po për cfarë e sollën këtu?

Mjeku Roje Divjakë- Tha, që jam i goditur,…jam…

Stop-i- I goditur? Nga kush?

Mjeku Roje Divjakë-Nuk e di!

Mjeku Roje Divjakë- Ishte me tensionin e ulët, kishte rrahje të shpejta zemre…dhe më dhemb gjoksi thoshte…,këto gjëra.Këtë ma prunë nga policia. Ne na morri në telefon policia e Divjakës dhe thanë: hajde, se…

Stop-i- Shkuat ju me ambulancë?

Mjeku Roje Divjakë- Jo! Do vinim ne me ambulancë, për ta marrë. Ndërkohë që ne morëm ambulancën, mori vetë policia dhe tha: po e bie vetë pacientin. E ndërkohë, qëndroi, u qetësua disi nga rrahjet e zemrës.

Stop-i: Çfarë thanë policët?

Mjeku Roje Divjakë- Ishin dy policë! Dhe i thashë, tani ju do ta shoqëroni prapë në komisariat apo jo? Të bëhet njëherë mirë thanë, pastaj shikojmë…

Pas poliklinikës, “Stop” iu drejtua sërish godinës së Policisë së Divjakës për të pyetur përse i dhunuari nga policia po mbahej ende në komisariat. Në korridorin e rajonit qëndronte i ulur në një stol i dhunuari, i cili deklaroi se është rrahur brenda stacionit të policisë. Një punonjës policie i tha gazetarit të “Stop” se i dhunuari, i cili ka bërë denoncimin për ngacmimin seksual ndaj vajzës së tij, nuk është i ndaluar. Por përse nuk lejohej që të dilte atëherë? Ndoshta për shkak të goditjeve që kishte marrë në nofull…

Jashtë ambienteve të godinës së stacionit të policisë, gazetari i “Stop” gjeti shefin e krimeve, i cili është personi që kishte marrë denoncimin e babait të vajzës dhe i kishte marrë dëshmi të miturës pa praninë e psikologes. Për shkak të paaftësisë profesionale që tregoi në hetimin e kësaj çështje, pyetjeve të gazetarit, shefi i krimeve iu përgjigj në mënyrë fyese dhe aspak etike.

Gazetari i Stop: Zotëri e keni çuar rastin në Prokurorinë e Lushnjes në lidhje me denoncimin që ka bërë vajza e mitur? Është një çështje tepër delikate.

Shefi i krimeve: Kam jetën time dhe të lutem mos më dil përpara….

Gazetari i Stop: Përfaqëson shtetin zotëri!

Shefi i krimeve: Unë që përfaqësoj shtetin që të flas me median duhet të marr leje nga drejtori.

Gazetari i Stop: Ju keni qenë që e keni marrë denoncimin?

Shefi i krimeve: Ec në Prokurori!

Gazetari i Stop: Ju e keni marrë denoncimin e vajzës dhe të babait?

Shefi i krimeve: Materialet që grumbullojmë i çojmë në Prokurori. Unë nuk të jap asnjë shpjegim. Më ler në jetën time.

Gazetari i Stop: Ju keni qenë në shtëpinë e vajzës dhe keni marrë një firmë pa praninë e psikologëve? Janë gjëra proceduriale që ju duhet të jepni shpjegim. Nuk po i hyj hetimit sepse e di që Kodi Penal dhe të gjitha e ndalojnë të japin të dhëna mbi hetimin. Të pyes pse ke qenë në shtëpinë e vajzës dhe në shkollën e vajzës? Pse ke qenë pa psikologen? A keni çuar çështjen në Prokurorinë e Lushnjes?

Shefi i krimeve: Pse nuk je rruajtur sot?

Për të gjithë këtë histori të ndodhur në komisariatin e Policisë së Divjakës, emisioni “Stop” mëson se SHÇBA ka nisur një hetim të brendshëm. Teksa policia ishte e zënë duke rrahur keqazi denoncuesin, personi i denoncuar si ngacmues seksual i vajzës 13-vjeçare po shëtit i lirë nëpër Divjakë. 

Marrë nga Klan Tv

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fshati çermë sektor ngacmim seksual 13 vjeçarja policia dhunon babain fshati çermë sektor ngacmim seksual 13 vjeçarja policia dhunon babain

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend