LIVE UPDATES
Politike

Skandali/ Gati projektligji që e bën Ramën pronar të tokave në bregdet

25 Prill 2019, 18:31 Nga DOSJA
Skandali/ Gati projektligji që e bën Ramën pronar të tokave

Parrulla elektorale e 2017, “të gjithë tepsinë vetëm për vete” tani po merr edhe formë ligjore. Shumë shpejt Edi Rama po bëhet gati të shndërrohet në pronarin e vetëm të të gjitha tokave me vlerë miliarda euro të bregdetit shqiptar. Dhe për këtë tashmë ai ka gati edhe projektligjin e depozituar edhe në kuvend për krijimin e Korporatës së investimeve.

Thelbi i këtij drafti që Lapsi.al e ka shqyrtuar nen për nen (Projektligji i plote ketu) është i thjeshtë: Ai i jep të drejtë kryeministrit të “dhurojë” në përdorim tek oligarkët, të futet në marrëdhënie biznesi, pra të bëjë ç’të dojë, pa garë dhe pa tender, me pasuritë që i përkasin të gjithë shqiptarëve. Sepse “Korporata…” që ai po përgatitet të themelojë, do të marrë në zotërim të gjitha tokat në bregdet, dhe jo vetëm, dhe do i shpërndajë ato sipas vullnetit të një njeriu.

Dyshimet e para për këtë mega aferë nisën në verën e shkuar, kur Qeveria njoftoi se pjesa më e madhe e territorit përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë do t’i dedikohet një “fondi për mbështetjen e investimeve strategjike”.

Në këtë kuadër u pezullua edhe kalimi në pronësi i tokave të ish ndërmarrjeve bujqësore.

Qëllimi ishte i qartë: Qeveria duhet t’i ndante ato si toka shtetërore me kë biznes privat që t’i donte qejfi. Duket se modeli i projektligjit shqiptar është marrë nga ai i despotit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili vuri veten dhe dhëndërrin e tij në drejtimin e Fondit të Pasurisë së Turqisë (TWF, Turkey Wealth Fund), i cili qe një ndërmarrje e krijuar me tokat publike të Turqisë, me justifikimin për të tërhequr investime të huaja strategjike. Ky argument po përdoret edhe nga rilindja. Në relacionin që shoqëron projektligjin thuhet se “ky institucion i ri do t’i lejojë Qeverisë të tërheqë investime më të mëdha, më të rëndësishme dhe strategjike”.

Dhe në bazë të kësaj premise është projektuar një çmenduri që grupon në një dorë të gjithë trojet dhe asetet publike, që “dhuron” ato me një liri absolute për të vepruar si kompani private, duke mos iu nështruar konkurimit dhe garës, e madje madje, i jep lirinë “Koropratës…” të marrë edhe kredi duke vënë si kolateral pronat e të gjithë shqiptarëve.

Dhe gjithë ky organizëm që do të ketë në dorë të gjitha pasuritë më me vlerë të Shqipërisë, do të drejtohet nga një bord, i gjithi i caktuar nga Rama dhe i cili do të ketë gjysmën e tij të anëtarëve pjestarë nga bizneset private.

Pikërisht kjo skemë e tmerrshme grabitjeje, që ka mbërritur këtë javë në Parlament, është denoncuar nga opozita që ka dalë prej aty. Sipas ish deputetes Jorida Tabaku, aty vërehen disa shkelje të mëdha.

Së pari “Korporata e Investimeve” përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike. Që do të thotë se ajo nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet. Pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë pazar.

Së dyti ky projektligj shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke i rrëmbyer pronat e bashkive për t’i vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama. Pushtetit lokal i merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, që qeveria mendon se duhet ta bëjë pjesë të Korporatës së Investimeve,

Së treti Korporata e Investimeve është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mosshlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci. Kjo është një skemë flagrante korrupsioni. Me këtë ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e pagesës së kredisë. Për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati.

Në fakt sikurse shihet, ky model Erdoganesk, është një shtrirje e pakufishme mbi gjithë Shqipërinë e ligjit antikushtetues special që u përdor për t’i dhënë kompanisë Fusha truallin publik rreth teatrit kombëtar. Pavarësisht se ai u kritikua nga BE për shkelje të normave të përparimit të Shqipërisë drejt Brukselit, për mungesën e garës dhe lirisë ne treg, ai po tentohet të kthehet në rregull në qeverinë e rilindjes.

Lë të imagjinojmë për një çast se ç’mund të ndodhë nëse ligji vihet në zbatim. “Koroprata…” e urdhëruar politikisht nga Edi Rama zotëron të themi një tokë në bregdetin e Kakomesë. Ajo hyn në një bashkëpunim me një nga dhjetë klientët oligarkë të kryeministrit me kushtin: ajo ka tokën, privati bën investimin. Ata marrin së bashku, sepse ia lejon ligji, një kredi të madhe nga një bankë private duke lënë si kolateral tokën shtetërore. Por le të mendojmë për një moment se investimi shkon keq. Publiku humbet edhe mundësinë e një projekti strategjik në turizëm, edhe tokën e lënë kolateral tek banka. Pra shpejt e shpej toka publike kalon në duar të privatit me çmim më të lirë pa mbajtur përgjegjësi askush. Dhe imagjinoni një rast edhe më të keq. Sikur e gjitha të jetë konceptuar si një skemë mashtruese, që toka t’i kalojë privatit që në fillim, në mënyrë korruptive, pa asnjë garë apo tender, vetëm si pasojë e një vendimarrje politike e njerëzve të ngarkuar nga qeveria.

Ky është projektligji që po përpiqet të kalojë Edi Rama, që është edhe grabitja e fundit e asaj pak që ka mbetur pasuri publike në këtë vend. Tepsia do të jetë vërtet vetëm në një dorë, ashtu sikurse “votuan” shqiptarët në 2017.

Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama bëhet pronar i bregdetit tokat në bregdet rama bëhet pronar i bregdetit tokat në bregdet

Sondazh

Poll
Politike 25 Prill 2019, 14:35

Rama: Vjedhja e votave u bë nga LSI

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me vjedhjet e votave nga PD-ja. Sipas Ramës, pro...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj