LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali korruptiv me paratë e nxënësve/ Si dorëzohen lekët tek drejtori i gjimazit “Gramoz Palushi” në Babrru, mik i

20 Shtator 2020, 07:59 Nga DOSJA
Skandali korruptiv me paratë e nxënësve/ Si dorëzohen

KAMËZ- Arsimi parauniversitar ka hapur dyert e shkollave nga data 14 shtator 2020 për të filluar sezonin e ri shkollor 2020-2021 pas një pauze të gjatë e të dhimbshme, për shkak të pandemisë “COVID-19”. Por arsimi në vendin tonë, është pushtuar nga “dirigjentë-militantë”, politikë të cilët aq thellë i kanë futur tentakulat në arsim, sa që tashmë duket çdo gjë e pashpresë dhe shkolla është, kthyer jo më në vend të dijes, por në një ambient ku mund të milet vota, e të premtohen favore për drejtues shkollash që mbushin kutitë me fletë votimi për subjektet politike si dhe të bëhet korrupsion me lekët e nxënësve.

Vetëm 3 kilometra nga Ministria e Arsimit gjendet gjimnazi “Gramoz Palushi”, gjimnazi i vetëm në Babrru, me një komunitet prej 30 mijë banorësh dhe më i madhi gjimnaz në zyrën Vendore Arsimore Kamëz. E si për ironi të fatit të këtij komuniteti, ky gjimnaz i është besuar që prej vitit 2014, të drejtohet nga militant i PS, ithtari i kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, Abas Hoxha, i cili herë qëndron pas shpinës së koordinatores së PS në Kamëz, Elisa Spiropali dhe herë tek Rakip Suli. Ky drejtor shkolle, pa asnjë meritë në drejtim dhe në formim pedagogjik, pasi vetë ka mbaruar me notën mesatare 5, e ka katandisur këtë gjimnaz, në një ferr të vërtetë. E vetmja meritë që, Abaz Hoxha, vazhdon të jetë drejtor shkolle, është angazhimi i tij në mbledhjet politike, për vjeljen e votave dhe shkarkime nga puna të mësuesve që nuk i përgjigjen, thirrjes së tij për mbledhje votash apo fjalime politike të PS. Abas Hoxha shfaqet në çdo mbledhje partie në krah të kryetarit të bashkisë Kamëz, Rakip Suli, i përqëndruar me laps dhe bllok shënimesh për llogaritë e votave.

Por kjo është më e pakta, pasi Abas Hoxha është implikuar në një marëveshje të paligjshme, që në dukje është totalisht korruptive dhe që ngreh shumë pikëpyetje, mbi pozicionin e Abas Hoxhës. Ky dokument që shihni në këtë foto, tregon provën kryesore se si vidhen lekët e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru dhe nëpërmjet kësaj marëveshje që po botojmë, shumat financiare prej 350 mijë lekë të vjetra çdo muaj i kalonin, drejtorit të gjimnazit “Gramoz Palushi”, shtetasit Abas Hoxha. Akt-marëveshja që mban datën 19 janar 2018, është realizuar mes dy drejtorave të shkollave “Azem Hajdari” dhe “Gramoz Palushi”, ku Besnik Daci ka firmosur për llogari të shkollës 9-vjeçare dhe Abas Hoxha, për llogari të gjimnazit.

Por çuditërisht kjo marëveshje është firmosur në kushtet e presionit të vazhdueshëm nga ish-drejtoresha politike e PS, Ermioni Çekani, që në 2018 drejtonte Zyrën Arsimore Kamëz. Një fakt i tillë që tregon se marëveshja ka pasur presion, ka dalë qartë nga shënimi i vetë firmëtarit, Besnik Daci, i cili teksa ka firmosur për llogari të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, përkrah firmës ka shtuar dhe shënimin “…marëveshja është e kundra-ligjshme detyrohem nga ZAK…” dhe sërisht poshtë këtij shënimi ka hedhur firmën e tij. Në të djathtë të dokumentit ka firmosur drejtori i gjimnazit “Gramos Palushi”, Abas Hoxha, i cili nuk ka bërë asnjë shënim. Një marëveshje që nxënësit e Ciklit të Ulët detyrohen të paguajnë 10 mijë lekë të vjetra, për të bërë mësim në një shkollë tjetër shtetërore. Kur dihet që arsimi 9-vjeçar në Shqipëri është i detyrueshëm dhe pa kosto financiare në shkollat publike.

Nëpërmjet kësaj marëveshje, totalisht të paligjshëm ku as më e pakta nuk është e noterizuar, ngarkohej Besnik Daci dhe bordi i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” që të mblidhnin nga çdo nxënës shumën prej 10 mijë lekë të vjetra në muaj. Sasia e parave që mblidhej duhej ti dorëzohej në dorë drejtorit, me mesatare 5 të gjimnazit “Gramoz Palushi” Abas Hoxha, ku qëllimi ishte që Abazi, të rregullonte tualetet e gjimanzit të paguante një roje nate, që në këtë rast ishte pedofili seksual, Abaz Doga dhe të lyente me bojë 4 klasa të gjimnazit “Gramoz Palushi”, ambjente këto ku synohej që të bënin mësim nxënësit, e Cilklit të Ulët të shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”. Në këtë rast, të paktën siç del edhe në dokumenta pedofili i arrestuar nga prokuroria e Tiranës, Abaz Doga, që shërbente si roje nate në dy shkollat “Azem Hajdari” dhe “Gramoz Palushi”, i bie të jetë paguar me rrogë edhe nga bashkia Kamëz, edhe nga vetë drejtori i gjimnazit, Abaz Hoxha. Lekët që mblidhte nga nxënësit bordi i shkollës “Azem Hajdari”, ja ka dorëzuar në dorë, Abas Hoxhës.

Për momentin ne disponojmë vetëm dy shkresa që tregojnë qartë se dy herë Abas Hoxha, ka marë dorazi në total shumën prej 700 mijë lekë të vjetra. Këto para janë marë në datën 23 mars 2018, ku anëtarët e Bordit të Shkollës “Azem Hajdari”, Sheat Daci, Imer Hoxha dhe Fatmir Gjestila, i japin Abas Hoxhës, shumën prej 350 mijë lekë të vjetra. Mandej ky dorëzim lekësh, pa një transaksion bankar, ka ndodhur edhe në datën 3 dhjetor 2018. Në të dy rastet që kemi arritur të dokumentojmë, marrësi i lekëve është Abas Hoxha, por çuditërisht firmat janë të ndryshme. Këtu mund të ketë firmosur person tjetër,duke prodhuar elementët e veprës penale të “falsifikimit të dokumentave”. Kjo pasi edhe me sy të lirë të shikohen, dy dokumentat, që janë siguruar nga ana jonë, duket qartë se firmat janë të ndryshme dhe që patjetër kanë firmosur dy njerës të ndryshëm dhe jo marësi, Abas Hoxha. Kjo praktikë e mbledhjes së parave nga nxënëësit mësohet se ka vijuar çdo muaj dhe nuk dihet qartë nëse, akt-marëveshja e firmosur nga Besnik Daci dhe Abaz Hoxha, vijon të jetë ende në fuqi ose jo, pasi afati përfundimtar i saj përcaktohet me periudhën e krijimit të ambjenteve të reja pranë shkollës “Azem Hajdari”. Por ajo që është më e rëndë dhe që ngreh mjaft pikëpyetje, është se ku kanë shkuar paratë që i janë mbledhur nxënësve dhe dorëzuar më pas në dorë drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”, Abas Hoxha.

Kjo është një pikëpyetje dhe që sigurisht kërkohet hetim nga ministria e re e Arsimit, Elvis Kushi dhe Prokuroria e Tiranës. Sipas marëveshjes paratë mblidheshin tek nxënësit dhe i dorëzoheshin Abaz Hoxhës, i cili duhet të kryente shërbime si rregullime të tualeteve të shkollës që drejtonte,të lyente klasat dhe të paguante rrojen e shkollës, të rregullonte bankat. Por çuditërisht në një trasmetim televiziv që i ka bërë emisioni “Stop” ambjenteve të tualeteve të gjimnazit “Gramoz Palushi”, ato ishin në gjëndje mizerabël dhe aspak të pastra.

Dokumentet:

Drejtori Abas Hoxha, megjithëse ka marë sasinë e parave, duket qartë dhe në foto, që nuk ka bërë asnjë shpënzim jo vetëm për të rregulluar, por edhe për ti mirëmbajtur këto tualete. Ky është rasti që ministria e Arsimit dhe Sportit të nisë një hetim për këtë drejtor që dy muaj më parë uh pezullua nga detyra si pasojë e skandalit të punësimit si roje shkolle të pedofilit seksual Abaz Doga, i cili tashmë është arrestuar nga prokuroria e Tiranës, për abuzimet seksuale me tre nxënëse të gjimnazit “Gramoz Palushi”.

Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz hoxha rakip suli skandali korruptiv me paratë e nxënësve abaz hoxha rakip suli skandali korruptiv me paratë e nxënësve


Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Shtator 2020, 06:25

TIRANE– Nëse jeni rrëzuar në rrugë, ambiente publike, nuk jeni të vetmit. Moderatorja Nevina Shtylla sapo kaloi një situatë të tillë dhe e ka treguar në një pos...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj