LIVE UPDATES
Bota

SKANDALI me hapjen e kasafortës, lirohet nga detyra sekretari i Presidencës Driton Gashi

15 Mars 2021, 21:29 Nga DOSJA
SKANDALI me hapjen e kasafortës, lirohet nga detyra sekretari i

KOSOVË- Sekretari i Presidencës Driton Gashi, është liruar nga detyra pas dyshimeve se ka qenë i përfshirë në hapjen e kasafortës në këtë institucion.

Sipas mediave të Kosovës, lajmin e ka bërë të ditur, Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

“Komisioni i themeluar me vendim ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin disiplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës disiplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”, tha Kupina.

Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2020, ku persona të paautorizuar, janë përpjekur për të marrë dokumente nga kasaforta e presdiencës. Ndërkohë, Sekretari i Presidencës, Driton Gashi, i akuzuar kryesor për këtë çështje, në një deklaratë për mediat, mohoi akuzat që ishin bërë, duke thënë se kasaforta nuk ishte hapur asnjëherë.

“Unë kam qenë dëshmitar në këtë ngjarje bashkë me u.d. e presidentes dhe zyrtarin e AKI-së. Unë jam dëshmitar i ngjarjes krahasuar me të tjerët që po deklarohen në studio se është hapur sefi. Nuk është hapur sefi”, ka thënë Gashi në një lidhje telefonike në Klan Kosova.

Si ndodhi ngjarja? 

Vetëm një ditë pasi ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i shefit të shtetit, për shkak të aktakuzës së ngritur nga ana e Gjykatës Speciale, është tentuar të merren dokumente sekrete nga kasaforta e Presidencës.

Burime të Gazeta Blic, bën të ditur se ditur se në këtë “aksion” ka marrë pjesë sekretari i Presidencës, Driton Gashi dhe një zyrtar te cilin ai e ka prezantuat si nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës. Sekretari i Presidencës, Driton Gashi asokohe kishte njoftuar stafin e Ushtrueses së Presidentes, Vjosa Osmani se EULEX-i do të bastisë zyrtar e institucionit të presidentit të Kosovës. Mirëpo, pas këtij njoftimi, Vjosa Osmani, në cilësinë e ushtrueses së detyrës e ka kontaktuar EULEX-in, të cilët kanë mohuar se ata janë duke bastisur zyrat e Presidencës.

Pasi ushtruesja e detyrës së presidentit e merr këtë informatë nga EULEX-i, dikush nga kabineti i saj, shkon në zyrën e presidentit, ku sekretari Driton Gashi, së bashku me një person tjetër, të cilin e ka prezantuar si inspektor të AKI-së, ishin tek kasaforta, ku ruhen raportet e AKI-së si dhe dokumente konfidenciale. Mediat vendase bën të ditur se  kasaforta nuk mund të hapet pa lejen dhe autorizimin e presidentit.

Osmani ka kërkuar nga Sekretari i Presidencës shpjegim për një ndërhyrje të tillë. Po ashtu, siç mësohet, në prezencën e saj, dhe në prezencën e sekretarit, Driton Gashi, inspektorit të prezantuar nga ai si nga AKI dhe një zyrtari të IT-së, kanë hapur shkurtimisht kasafortën dhe e kanë mbyllur. Për këtë rast, kabineti i Vjosa Osmanit i është drejtuar me një shkresë Policisë së Kosovës, ku ka bërë edhe denoncimin. 

Ndër të tjera, në këtë denoncim, nga zyra e Ushtrues së Presidentes, potencohet fakti se nga data 5 nëntor kur Thaçi ka dhënë dorëheqjen, e deri më 6 nëntor, në orët e pasdites kur i është ndërruar fjalëkalimi kasafortës, fjalëkalim që e ka tani vetëm Osmani, pra për 24 orë.

Pas disa ditësh, në një deklaratë për mediat, këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci kishte thënë se e kishte parë vetë Gashin duke i marrë dokumentet.

“Rastin e kemi paraqitur në polici. Z. Gashi nuk ka pasur mandat të ftoj përfaqësuesit e AKI të marrin dokumentacionin. Qasjen në sefin e sigurisë duhet ta ketë vetëm presidenti i vendit. Përveç asaj që unë z. Gashi dhe një agjent të AKI-së e kam gjetë në zyrë me fjalë të tjera i kam zënë në flagrancë duke sulmuar institucionin e Presidencës, fatkeqësisht sekretari i zyrës së presidentit dhe një inspektor të AKI-së. Unë i kam pyetur se me autorizim të kujt po e ndërmarrin një veprim të tillë dhe ai më ka thënë se nuk lejoj që këto dokumente me ra në duar të EULEX”, kishte thënë Peci. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni driton gashi driton gashi

Sondazh

Poll
Bota 15 Mars 2021, 19:48

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Sipas mediave italia, një 12-vjeçare është gjendur e vdekur në banesën e saj.Dyshohet se shkak i vdekjes ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj