"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Skandali me përdorimin e të dhënave personale, Braho kundër Ramës: Të hetohet çështja, që kur hymë në parti, e denim
13 Prill 2021, 08:57Nga DOSJA
TIRANË– Spartak Braho ka komentuar skandalin me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve që u zbulua dy ditë më parë nga Lapsi.al.
I ftuar në “Koha për tu zgjuar”, Braho i doli kundër kryeministri Edi Rama dhe tha se për këtë gjë, duhet të nisin hetimet nga prokuroria. Ai shtoi se në fakt, që kur kanë drejtuar partinë në fillim, dinin se si votohej në çdo pallat, ndërsa tashmë, me kohën e digjitalizimit, është mbajtur shënim gjithçka.
“Kjo ka qenë, termi është i ri. Kur kemi drejtuar partinë tonë, ne e dinim në çdo pallat se si votohej. Tani meqë kemi hyrë me vrull në periudhën e digjitalizimit, janë mbajtur të gjitha shënim. Skam dijeni konkretisht. Ajo që duhet sqaruar, është më se e dobishme. Duhet të heqin mllefet. Nëse ka shkelje, duhet të përgjigjen. Prokuroria duhet ta hetojë. Kam përshtypjen se termi ‘Rilindje’ që përdori Rama ka të bëjë me një filozofi të re, që kërkonte të fuste tek modernizmi i të majtës. Rilindje nuk do të thotë ndryshim strukturash, emrash, por është filozofi. Se kam parë me shqetësim përdorimin e këtij termi, por ka pasur raste që ka krijuar dhe pakënaqësi, pasi mjaft militant me emër të PS janë spostuar, janë lënë mënjanë. Rama ka një filozofi të tijën të drejtimit. Për mua s’ka përbërë shqetësim. I kam bërë vetëm një vërejtje kur ka qenë rast; Rilindja nuk fillon në 2015, por në shekullin e XIX. Me Sami, Naim Frashërin, me rilindasit tanë. I thashë; Ke shkuar ndonjëherë në Frashër?! Ik njëherë atje,”- tha Brahaj.
Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?
Skandali është zbuluar dy ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kandidati për deputet i PS për Tiranën, Plarent Ndrecaj foli në “ABC” për përdorimin e database shtetërore të E-Albania për fushatë.I pyetur ...
TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Të ftuar n...
TIRANË– Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Ori Nebiaj ka komentuar akuzat e maxhorancës për kryedemokratin Lulzim Basha.E ftuar në ...
TIRANË– Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Tiranës, Arben Muçaj iu dha fjala në aktivitetin politik që partia zhvilloi pak ditë më parë në Komb...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka hapur ditën e parë të Muajit të Ramazanit në xhaminë e Et’hem Beut. I shoqëruar nga ministrja e kulturës Elva Marg...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me të rinjtë në Farkë. Ata i kanë shprehur kryedemokratit shqetësimet që ka...
TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Ori Nebiaj teksa ishte e ftuar në emisionin ‘PolitikOn’, u pyet nëse do të qajë nëse Basha...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Meta ka ndarë foton e xhamisë së Plumbit n...
TIRANË– Jemi vetëm 11 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ditë kur do të vendoset se kush do të jetë në krye të qeverisë së Shqipërisë. Fushata elekto...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar ditën e sotme besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.Kryemadhi shkruan në rrjetet socia...