LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me të dhënat personale! Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur

21 Prill 2021, 10:10 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale! Iliriana Olldashi, një kamikaze

TIRANË– Të martën pasdite, Lapsi.al ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Posatçme një ankim kundrejt vendimit politik, të padrejtë dhe të paligjshëm të gjyqtares Iliriana Olldashi, thelbi i të cilit me sa duket ka qenë që ti vijë në ndihmë partisë në pushtet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Një ditë të dielë, znj Olldashi, pa lajmëruar fare palën Lapsi.al, pa dëgjuar argumentet e saj, miratoi kërkesën e SPAK, për sekuestrimin e kompjuterave, serverave dhe celularëve të gazetarëve, që botuan skandalin e përgjimit të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, duke i detyruar ata, si në një vend diktatorial, të dorzonin jo vetëm provën, por edhe burimin e informacionit të tyre.

Me një servilizëm rënqethës ndaj SPAK dhe një kurrizpërkulje ndaj politikës, ajo shkoi edhe më tej, duke urdhëruar ndërprerjen e publikimit të lajmeve dhe informacioneve që lidhen me databazën që përdor PS për të pëgjuar zgjedhësit. Ajo u mbështet për këtë argumentim absurd, në interpretimin se qytetarëve po u dalin të dhënat e tyre personale.

Po kush po i nxirrte ato, Lapsi.al apo institucionet shtetërore që ia kishin dhënë socialistëve për zgjedhje?

Duke e drejtuar hetimin në dy pista, njëri se kush është burimi që ka tradhëtuar nënën parti (pra jo kush i ka bërë dëm qytetarëve, por cili është tradhtari që ka dekonspiruar rilindjen) dhe së dyti, duke u përpjekur të mos dëmtojë imazhin e forcës politike në pushtet, në vigjilje të zgjedhjeve, me urdhërin për ndërprerjen e botimit të lajmeve, znj Olldashi është shfaqur hapur si një kamikaze politike.

Prandaj Lapsi.al, dhe gazetarët Shkullaku dhe Bushati (të cilët përgjatë vendimit të gjykatës nuk emërtohen me titullin e profesionit të tyre, por si ortakë dhe administratorë të zakonshëm), çuan në apelin e prokurorisë së posaçme ankimimin e tyre.

“Vendimi i Gjykatës është tërësisht i kundërligjshëm kur disponon si në pikën 6 të dispozitivit, detyrimin e Lapsi.al dhe shtetasve Armand Shkullaku e Andi Bushati, për t’i ndaluar kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me të dhënat që kërkohet të sekuestrohen.

Ky disponim i gjykatës është alogjik dhe parashikimi ligjor procedurial i nenit 208/a të K.P.P, nuk bën fjalë në asnjë rast për të ndaluar një media për të operuar e lirë, e drejtë që është e sanksionuar nga Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë. Ndalimi për të kryer veprime në lidhje me të dhënat kompjuterike në rastin konkret është një disponim që duhet të ishte urdhëruar nga gjykata për personin apo personat që kanë aksesuar të dhënat e shtetasve shqiptarë në menyrë të paligjshme dhe që këto të dhëna personale i kanë përdorur në funksion të monitorimit të ushtrimit të të drejtës për të votuar dhe të të drejtës për fshehtësinë e votës .

Në asnjë rast Lapsi.al në lajmet e saj mbi këtë çështje, nuk ka bërë të njohura për publikun të dhënat personale si nr. i kartës së identitetit, datëlindja apo numri i telefonit dhe në çdo rast të publikimit, ky publikim ka qenë në përputhje me Ligjin për të drejtat personale, duke anonimizuar të dhënat personale dhe bërë me dije për publikun e gjerë vetëm të asaj që konsiderohet lajm me interes publik.

Të urdhërosh Lapsi.al për të mos kryer asnjë veprimi tjetër mbi këto të dhëna të disponueshme sot, nga thuajse të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, është të urdhërosh në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të drejtën e informimit, të drejtën e shprehjes, të drejtën e shtypit mbrojtur në nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës dhe Konventat Ndërkombetare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë” ,thuhet në ankimin që ka përgatitur grupi i avokatëve të Lapsi.al.

Aty, vërehet me forcë edhe prirja për të gjetur burimin që ka denoncuar krimin dhe jo vënien para përgjegjësisë së kriminelëve. “Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ka si objekt sekuestrimin e të dhënave kompjuterike dhe jo të detyrimit të gazetarit profesionist të identifikojë burimin e informacionit për tu pyetur si dëshmitar për rastet kur është e dhënë vendimtare  për zbulimin e vepres penale dhe autorit të saj.Në këto rrethana duket qartë se vendimi i gjykatës me tepër se sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, ka si qëllim zbulimin e burimit të informimit të gazetarit”, thuhet në ankimin që ka përgatitur grupi i avokatëve të Lapsi.al.

Mbi këtë bazë kjo media ka kërkuar apelim e bindur se gjyqtarja e ditës së diell, Iliriana Olldashi ka vepruar si një kamikaze politike.

Marrë nga Lapsi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjana olldashi investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale ilirjana olldashi investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj