LIVE UPDATES
Bota

Skandali në Kosovë/ Qytetarët nxjerrin online shitjen e votën, çmimi ndryshon sipas partisë

27 Shtator 2019, 15:41 Nga DOSJA
Skandali në Kosovë/ Qytetarët nxjerrin online shitjen e

KOSOVË- Zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë dikush po do t’i shfrytëzojë për të përfituar para. Kosovarët kanë filluar të japin oferta për shitje të votës, përmes faqeve që përdoren për shitblerje në internet. Nuk dihet nëse është shaka apo e vërtetë, mirëpo qytetarët kanë caktuar edhe çmimet për votën e tyre, e kjo varion edhe nga subjekti politik

Florim Shkreta nga PDK-ja kishte mbajtur 6 muaj burg nën akuzën se kishte vjedhur vota në zgjedhjet e vitit 2017. Madje për këtë ai kishte thënë se është ndier mirë, pasi, sipas tij, është mirë të shkosh në burg ndonjëherë. Ani pse kishte qëndruar 6 muaj i burgosur, Shkreta kishte thënë se nuk ndihej fajtor dhe se i tërë procesi ndaj tij ishte montuar.

Por, duket se qytetarët e Kosovës nuk po e kanë problem edhe në këto zgjedhje të bëjnë pazar me votën e lirë. Kjo pasi ueb-faqeve të shitblerjeve në Kosovë u është shtuar edhe një “biznes” i ri. Qytetarët po i qesin votat në shitje, madje për këtë po thonë se presin blerës seriozë. Çmimi i votës varion nga subjekti politik. Për Partinë Demokratike të Kosovës vota shitet me çmim më të lartë, duke pasuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës e më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje, ka qytetarë të cilët kanë shkruar se shesin më shumë se një votë, e këtë e bëjnë në pajtim edhe me familjarët. Gazeta Express ka kontaktuar me disa nga qytetarët të cilët kanë ofertuar shitjen e votës në MerrJep, por disa prej tyre nuk janë përgjigjur. Një qytetar i cili në shpalljen për shitje të votës e ka edhe emrin, qytetin e numrin e telefonit, i ka thënë Expressit se nuk është në dijeni për shpalljen në fjalë.

“Jo unë nuk e kam postu atë shpallje, ndoshta dikush i ka përdorur të dhënat e mia, por unë jo”, ka thënë ai. Express ka pyetur edhe Policinë e Kosovës se a është në dijeni për këtë çështje, por ajo ka thënë se ende nuk është raportuar ndonjë rast i tillë gjatë këtij viti.

E në vitin 2017 kur edhe janë mbajtur zgjedhjet nacionale në Kosovë, policia ka evidentuar disa raste të keqpërdorimeve përgjatë ditës së zgjedhjeve. Në këto zgjedhje ishin evidentuar raste të kanosjes ndaj kandidatëve si dhe raste të parandalimit të ushtrimit të së drejtës për të votuar.

“6 raste të cenimit të kandidatëve, 1 rast i parandalimit të ushtrimit të së drejtës për të votuar, 5 raste të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Express. Përveç rasteve kur qytetarët kishin bërë parregullsi, kishte edhe zyrtarë të cilit punonin në ditën e zgjedhjeve e që e kishin keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare gjatë zgjedhjeve. Po ashtu, ka pasur raste të keqpërdorimit të së drejtës së votimit, të falsifikimit të rezultateve të votimit e madje edhe të asgjësimit të dokumenteve të votimit.

“Janë katër raste të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, 16 raste të dhënies apo marrjes së ryshfetit në lidhje me votimin, 5 raste të keqpërdorimit të së drejtës së votimit, 4 raste pengim në procesin e votimit. 6 raste të cenimit të fshehtësisë së votimit, 1 rast i falsifikimit të rezultateve të votimit, 12 raste të asgjësimit të dokumenteve të votimit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

(Marrë nga GazetaExpress)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni shitja e votes skandali ne kosove zgjedhjet ne kosove shitja e votes skandali ne kosove zgjedhjet ne kosove


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj