LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI/ VOA: Asgjë s’i ndalon grupet kriminale të keqpërdorin të dhënat

23 Dhjetor 2021, 18:41 Nga DOSJA
SKANDALI/ VOA: Asgjë s’i ndalon grupet kriminale të

TIRANË– Në Shqipëri, prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhënave personale dhe pagave të mbi 690 mijë punonjësve përmes rrjeteve sociale nga burime ende të paidentifikuar. Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin, ndërsa opozita deklaroi se ai duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.

Studiues të pavarur e cilësuan publikimin e informacioneve financiare të gjithë punonjësve të Shqipërisë si një dëshmi e seriozitetit të pakët, me të cilën autoritetet trajtojnë këtë temë kaq të ndjeshme. Hetimet e nisura sot nga prokuroria e kryeqytetit bazohen në akuzat për shpërdorim detyre, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe në sistemet kompjuterike nga persona ende të panjohur.

Prokuroria urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të dorëzojë të dhënat e veta kompjuterike, ndërsa hetuesit kanë shkuar po ashtu në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të zbuluar autorët e këtij skandali me të dhënat e shtetasve. Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar nga publikimi i të dhënave personale, por theksoi se hetimet dhe investimet në zhvillimin e këtij sektori do të jenë të pandalshme, ndaj atyre që me këtë akt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet.

“Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim të gjithë inspektorët e tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për shkak të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar ndërkohë nga ky sistem” – theksoi zoti Rama.

Ndërkohë që zoti Rama komentonte skandalin e të mërkurës, kur u publikuan pagat dhe të dhëna personale për 637 mijë qytetarëve për muajin janar 2021, paralel me konferencën e tij u publikuan sërish pagat dhe të dhenat personale për 690 mijë qytetarëve për muajin prill të këtij viti. Duket se të njëjtat burime sfiduan autoritetet me këtë publikim të ri, edhe pse u njoftua nisja e hetimeve për gjetjen e autorëve të kësaj shkelje ligjore të rëndë, duke nxjerrë në publik pagat e mijëra punonjësve publik dhe privat. Opozita fajësoi Partinë Socialiste dhe qeverinë e saj si “shpërdorues të këtyre të dhënave për qëllime elektorale”, siç bëri edhe “në fillim të vitit me patronazhistët” gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

“Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shtetasve sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale, në kuptimin e Kodit Penal, të krimit elektoral i sistemit të Sigurimit të Shtetit, atë të patronazhistëve” – tha zoti Basha.

Në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim po studiojnë me detaje skandalin e publikimi të dhënave personale. Hulumtuesi Gjergj Vurmo thotë se përsëritja e këtij skandali ishte e pritshme, duke parë qasjen jo fort serioze e autoriteteve shtetërore ndaj temës së ndjeshme të publikimit të dhënave personale. Kur kjo ndodhi herën e parë gjatë zgjedhjeve të prillit me listat me 900 mijë banorë të kryeqytetit, të përgatitur nga patronazhistët e Partisë Socialiste, kujtoi ai, hetimet dhe reagimet nuk ishin të mjaftueshme për ta frenuar. Tani të dhënat financiare dhe personale të shtetasve kopjohen dhe përpunohen e kjo tregon se dëmi ka shkuar shumë larg, ndërsa qëllimet janë dukshëm politike dhe elektorale, thotë zoti Vurmo.

“Të spiunosh nuk është mënyra e duhur për të kuptuar hallet e njerëzve. Të kopjosh të dhënat personale dhe t’i përpunosh më tej ato, për të parë se kush çfarë llogarish bankare ka, çfarë njerëzish në punë ka, sa njerëz ka nën menaxhimin e tij, sa prona ka, etj. Etj., nuk është rruga e duhur. Ne, e gjithë jeta jonë, në një ekonomi të legalizuar, është në duart e shtetit, por është e palejueshme që të keqpërdoren, të ripërpunohen për qëllime elektorale, apo më keq Akoma për qëllime kriminale” – thotë zoti Vurmo.

Ekspertët pohojnë se me kaq shumë të dhëna të publikuara, asgjë nuk i ndalon më grupet kriminale dhe kriminelët t’i keqpërdorin ato dhe të dëmtojnë qytetarët. Drejtuesi i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi, thotë se publikimi dy herë rresht brenda dy ditëve i tabelave tregon urgjencën që ka çështja për t’u trajtuar me seriozitetin e duhur dhe me profesionalizmin më të madh. Dalja në publik e të dhënave private shënon një dështim të vet sistemit për t’i mbrojtur ato, thotë ai.

“Qëllimet dhe format e përdorimit apo keqpërdorimit të të dhënave janë të shumëfishta, ndaj kjo është një çështje shumë serioze. Ngjarja tregon dobësinë e integritetit të sistemit, i cili ende lejon të ndodhin këto rrjedhje që nuk duhet të ndodhin. Kur thuhet se ka standarte të caktuara; këto standarte kanë një seri elemntesh që rreshtojnë: Një sistem i certifikuar dhe i standartizuar nënkupton që nuk lejon, që i ka marrë të gjitha masat që të mos ketë rrjedhje të tilla informacioni” – thotë zoti Dyrmishi.

Të dhënat financiare të mbi 630 mijë qytetarëve qarkulluan lirisht dje përmes aplikacionit whatsapp dhe po ashtu sot doli një listë e shtuar deri në 690 mijë punonjës, ndërsa qeveria deklaroi se nuk ka ndodhur eksport dixhital i bazës së të dhënave. Materiali përmbajnë të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar ata, përfshirë dhe pozicionin e punës.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj