LIVE UPDATES
Bota

‘Skandaloze dhe e papërgjegjshme’, ​KMDLNj reagon pas deklaratës së Borell

14 Tetor 2021, 13:22 Nga DOSJA
‘Skandaloze dhe e papërgjegjshme’, ​KMDLNj reagon pas

KOSOVË– Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri.

Në reagimin e saj, KMDLNJ-ja e konsideron legjitim aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës në veri.

Borell në reagimin e tiij e quajti aksionin policor një “veprim të njëanshëm, të pakoordinuar dhe të papranueshëm”, ndonëse ai i ishte ndërmarrë kundër krimit të organizuar.

Reagimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës aktualisht janë më të diskriminuarit në Evropë për faktin se janë të mbyllur dhe nuk mund të lëvizin ngase iu mohohet e drejta elementare e njeriut, lëvizja e lirë e që konsiderohet si kusht i domosdoshëm për një shtet demokratik.

Ndonëse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-a madje duke e dëmtuar edhe vet shtetin siç ishin Demarkacioni, Asociacioni i komunave serbe dhe Gjykata Speciale, përsëri iu mohua liria e lëvizjes përmes refuzimit të liberalizimit të vizave me arsyetim se nuk po luftohet mjaftueshëm korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ishte dhe është pikërisht BE-a që ua mohon qytetarëve të Kosovës (të vetmit në Evropë) lirinë e lëvizjes me kërkesë eksplicite të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Më 13.10.2021 Policia e Kosovës ndërmori aksione në disa lokacione në Kosovë në luftë kundër kontrabandimit të mallrave ilegale dhe krimit të organizuar. Policia e Kosovës siguronte punën e doganierëve dhe inspektorëve rregull ky i zbatuar aty ku parashihej rreziku dhe ku do të kishte arrestime.

Veriu i Kosovës , që nga përfundimi i luftës u shndërrua në “tokë të premtuar” për krimin e organizuar ku të papenguar bashkëjetonin dhe bashkëvepronin kriminelët e të gjitha përkatësive etnike të cilët, në jo pak raste kishin përkrahjen dhe mbrojtjen e politikës dhe politikanëve të fuqishëm të të gjitha përkatësive etnike.

Ata që e pësonin ishin qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Në të gjitha raportet e BE-së dhe të tjera Kosova radhitej në majat e saj si kampion i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deri më tani, çdo veprim i Prokurorisë dhe Policisë që kishte për qëllim zbatimin e ligjit kishte përkrahje të plotë të shteteve të BE-së dhe SHBA-ve.

Tash, kur Prokuroria dhe Policia e Kosovës ndërmorën një aksion kundër krimit të organizuar e që përfundoi me 9 shqiptarë të arrestuar, 1 serb dhe 1 boshnjak reagimi ishte përkrahës përjashtuar këtu Kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me kamarillën e tij dhe Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së dhe për fat të keq edhe “lehtësues “ midis Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare.

Edhe më i skajshëm ishte Goran Rakiq, ministër i Qeverisë së Kosovës, i cili vetëm sa nuk i shpalli luftë Kosovës, në mbrojtje të krimit të organizuar. Në një vend normal ai do të shkarkohej, menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

Josep Borrell e barazon të drejtën dhe obligimin ligjor të Policisë së Kosovës ta luftojë krimin e organizuar me të dyshuar dhe të arrestuar për krim të organizuar që është , sa e pamoralshme aq edhe e dënueshme.

Në luftimin e krimit të organizuar nuk mund të zbatohen dy standarde; shqiptarët dhe të tjerët poshtë lumit Ibër mund dhe duhet të arrestohen kurse serbët dhe të tjerët në veri të Kosovës nuk mund të arrestohen sepse rriten tensionet politike dhe të tjera.

Në një vend normal kjo deklaratë do të konsiderohej si skandaloze, e papërgjegjshme dhe anuese.

Josep Borell është shumë i vetëdijshëm për këtë deklaratë dhe e gëzon përkrahjen e BE-së. Precedenti ishte krijuar kur intervenimi i parafundit, krejtësisht i ligjshëm i Policisë së Kosovës ishte barazuar me barrikaduesit e kundërligjshëm duke imponuar një marrëveshje që barazonte mbrojtësit dhe zbatuesit e ligjit (Policia e Kosovës) me shkelësit dhe dhunuesit e Ligjit (grupet ekstremiste serbe) në veri të Kosovës.

Sulmi i djeshëm i ekstremistëve serbë me armë zjarri kundër Policisë së Kosovës përbënë elemente të veprës penale të terrorizmit dhe si i tillë duhet të trajtohet. Po këta ekstremistë sulmuan gazetarët, doganierët dhe inspektorët për punën që ishte përgjegjësi e tyre.

Sipas KMDLNJ-së intervenimi i djeshëm i Policisë së Kosovës ishte krejtësisht në përputhje me ligjin dhe gjatë këtij intervenimi në asnjë rast nuk kishte tejkalim të autorizimeve zyrtare. Policia e Kosovës nuk mund të fajësohet pse ka intervenuar dje por pse nuk ka intervenuar më herët dhe ka lejuar që kjo pjesë e Kosovës është shndërruar në parajsë të krimit të organizuar.

Është krejtësisht e parëndësishme nëse Policia ka intervenuar në prag të zgjedhjeve lokale apo në kohën kur ka intervenuar. Policia ka intervenuar në bazë të vlerësimit të situatës.

KMDLNJ është kundër zbatimit të standardeve të dyfishta në luftimin e krimit të organizuar siç kërkon Borrell që edhe më parë nuk e ka pasur si virtyt paanshmërinë dhe objektivitetin. Përkundrazi, është sjellë si të ishte i deleguar i Aleksandër Vuçiqit.

KMDLNJ kërkon që i tërë spektri politik në Kosovë të përkrahë Policinë e Kosovës në përpjekje për zbatim të ligjit pa bërë asnjë dallim në baza etnike dhe të tjera. Ky duhet të jetë standard i pranuar nga të gjithë; vendorë dhe ndërkombëtarë”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni josep borrell këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut tensionet në veri të kosovës josep borrell këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj