Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Skema e pensioneve në rrezik, shkak emigrimi i të rinjve, propozhet ndryshim
22 Janar 2022, 19:15Nga DOSJA
TIRANË – Largimi i të rinjve nga Shqipëria si dhe informaliteti ekonomik vë në rrezik skemën e pensioneve. Në vendin tonë numri i kontribuesve është në rënie, ndërsa numri i pensionistëve gjithnjë në rritje. Për këtë arsye për të siguruar pensionet e të moshuarve qeveria detyrohet që të japë para borxh nga buxheti i shtetit. Që kontribuesit sot, të sigurojnë pensionin propozohet ndryshimi i skemës së pensioneve.
“Nëse ne do të përdorim një mekanizëm të tretë: është pensioni privat. Po çfarë i mundëson kjo një pensionisti? Ai krahas pensionit shtetëror merr dhe një tjetër që është ai privat. Gjithashtu ky pension edhe trashëgohet nëse kontribuues nuk mundet ta marrë sepse ndërron jetë para kohe. Ndërkohë që në rastin e pensionit shtetëror të gjitha kontributet që derdhim ne sot në skemën e sigurimeve shoqërore kthehen ose jepen si një e ardhur për pensionistët, por ato nuk gjenerojnë të ardhura“ , tha ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi.
Numri i kontribuues është në rënie, vetëm për vitin 2020 kemi 35 mijë kontribuues më pak.
“Nëse në vitet 90’ kishim 1 pensionist dhe 5 kontribues sot kemi 1.-1.5 kontribuues. Kjo ulje kaq e madhe e kontribuesve ul edhe sasinë dhe kur këto të ardhura janë minimale 30-40 mijë Lekë të reja atëherë përqindja që paguhet si nga punëdhënësi dhe punëmarrësi është në minimum. Ndërkohë që pensionet tona janë 12-14 mijë Lekë që do të thotë se sasia që merr një pensionit është dyfishi ose më e madhe se sa kontributi minimal që paguan një punonjës. Për këtë arsye kjo skemë nuk mbulohet“, shtoi ekspertja.
Thellimi i deficitit të skemës së pensioneve po vë në vështirësi i buxhetin e shtetit. Numri i kontribuuesve është në rënie për shkak të emigrimi si dhe informaliteti ekonomik ku punëdhënësit i shmangen detyrimeve fiskale.
Arka që po shkarkohet nga policia është plot me gëzhoja që nder vite janë shkrepur në ngjarje të ndryshme dhe që ruhen pa afat si prova. Me një fluks prej 10 mi...
FUSHË KRUJË- Dera e shtëpisë së Naim Stafukës u hodh në erë mbrëmë me tritol. Vëllai i të zhdukurit prej 7 vitesh, Enver Stafuka, ka dhënë versionin e...
VLORË/FIER- Rënia e konsiderueshme e temperaturave ka bërë që jo vetëm në zonat malore, por dhe në disa fushore të ketë reshje dëbore. Së fundmi, në qyteti...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot takim me demokratë dhe qytetarë të Durrësit. Kryedemokrati është pritur sërish me pr...
Shoqata “Së Bashku për Jetën” publikoi në fundjavë një studim, sipas të cilit, Shqipëria është një nga vendet me fondet më të pamjaftueshme buxhetore për pandem...
VLORË– Stuhia që pritet të godasë vendin tonë duke se ka nisur që të japë sinjalet e para se është pranë. Si pasojë e uljes së temperaturave dëbora k...
TIRANË- 5 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar...