All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“S’keni çliruar Shqipërinë”/ Artan Lame paralajmëron: E pranoj publikisht se në zyrat tona shumë raste nuk janë në

22 Qershor 2021, 17:41 Nga DOSJA
“S’keni çliruar Shqipërinë”/ Artan Lame
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka hapur aplikimet për drejtues të rinj në drejtoritë rajonale, si edhe në kryeqytetit. Në një deklaratë për mediat, Artan Lame tha se do të zëvëndësohen drejtuesit e komanduar, si edhe ata që nuk kanë justifikuar punën e tyre, duke nisur nga Shkodra në Sarandë. Kreu i Kadastrës tha se zyrat nuk janë në lartësinë e duhur përsa i përket shërbimit të qytetarëve, pas i trajtojnë këto të fundit si “besdisje”.

Ai u bëri thirrje të gjithë vajza e djemve që kanë mbaruar universitetin për për inxhinjeri, juridik për ekonomik, specialistëve, kandidatëve për deputet që nuk fituan, që të aplikojnë.

FJALA E TIJ:

Me gjithë dëshirën time për ta shmangur Kadastrën Shqiptare nga përdorimi politik, me ç’duket ky qenka mision i pamundur. Por gjatë kësaj fushate kjo akuzë arriti në kufijtë e absurdit, duke e akuzuar Kadastrën thjesht e qartë pse po kryen detyrën e saj. Pse po kryejmë misionin për të cilin jemi krijuar? Po japim leje legalizimi? Pse i kryejmë shërbime kadastrale publikut? Pse po japim çertifikata toke?

Nga ana tjetër, pikërisht fakti i thirrjes denoncuese për institucionin, flet për suksesin e tij në kryerjen e detyrës për të cilën është krijuar. Megjithatë do dëshiroja t’ia lija organeve kompetente ndjekjen e këtyre akuzave surreale.

Jam i bindur që tani që na dëgjojnë janë qindra mijëra qytetarë që shprehen të kënaqur me shërbimet tona. Kadastra ofron rreth 1.1 milion shërbime në vit), por janë edhe mijëra qytetarë të tjerë që rrudhin buzët të pakënaqur duke më dëgjuar.

E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre, ka trajtim të qytetarëve si bezdisje, ka mungesë vullneti për t’u përfshirë në problematikat e vështira si edhe shumë të tjera.

Ka specialistë që nuk duan e nuk duan ta kuptojnë që shmangja e një qytetari sot, nuk është zgjidhje. Nesër ai qytetar sërisht do të paraqitet derisa të gjejë zgjidhje.

Ka drejtues dhe këtu ju drejtohem në veçanti atyre, që nuk duan të kuptojnë që vendosja e tyre në ato poste nuk është bërë se kanë çliruar Shqipërinë, por se iu është besuar se do të dijnë të drejtojnë dhe organizojnë punën në drejtoritë ku ata drejtojnë.

Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës. Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë. Mos u tutni! Ti djalë apo vajzë që ke mbaruar universitetin për inxhinjeri, juridik për ekonomik; Ti specialisti që ke vite që punon në administratë dhe mendon se ka ardhur koha të avancosh në karrierë; Ti kandidati për deputet, që e dije se nuk do fitoje për shkak të numrit në listë, por që je i bindur në kapacitetin tend; Ti eksperti i fushës, që mendon se e di sesi mund të gjejnë zgjidhje problemet e stërkomplikuara të pronës në Shqipëri, por që nuk ke patur rast të provosh veten; Mos u tutni, ejani dhe aplikoni.

Pas kësaj thirrjeje, do të vijojë një thirrje e dytë, për specialistë të niveleve të tjera, shefa sektorësh e kështu në vijim. Kadastrës Shqiptare tashmë i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: U pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e rritjes dhe të ngritjes, por jepte rezultate. Por këto funksione të reja do të kenë nevojë për shumë specialist të tjerë për të cilët më pas do të bëjmë thirrje më të specializuar. Por le të përqëndrohemi sot tek thirrja për drejtues të rinj. Si shërbëtor i vjetër i shtetit, ju them se nuk bëhen legalizimet me ushtarë partie, nuk i shërbehet 1 milion qytetarëve në vit me qoka partie, por me punë dhe specialistë. Pastaj, nëse rezultati çon ujë në plotësimin e premtimit të Partisë Socialiste për zgjidhjen e çështjes së pronës dhe të programit të qeverisë Socialiste, kjo nuk është njollë për neve, por medalje e merituar. Përsa i takon të gjithë aplikuesve, bujrum të gjithëve dhe… ja sheshi ja mejdani.

Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të Republikës që kanë ose drejtues të komanduar ose drejtues që nuk e justifikuan veten, duke filluar që nga veriu, Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, drejtoritë e Tiranës, Vlorën, Elbasanin, Fierin, Sarandën, Korçnë, Pogradecin. Këto më kujtohen tani, por lista e plotë do të dalë të hënën tjetër.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan lame artan lame

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 22 Qershor 2021, 11:24

TIRANË– Ditën e djeshme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi të marrë mandatin në qarkun e Fierit, duke ‘djegur’ kështu Kejdi Mehmetajn, e ci...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj