Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHKODËR– Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes ka qënë e pranishme ditën e sotme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ajo komentoi edhe mundësinë për një konferencë ndërqeveritare për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ajo deklaroi se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje.
“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë,”- tha ajo, duke zgjedhur që të mos e komentojë gjatë.
Ambasadorja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.
“Trafikimi është një problem që ndodh në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe Holandën dhe hapi i parë për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore është që të flasim për të. Unë shpresoj që në do të vazhdojmë që të gjejmë mënyra për të folur dhe për të mbajtur të hapur diskutimin për çështjet e trafikimit dhe për të mbajtur të kapur sinjale sepse është shumë e rëndësishme që për gratë dhe vajzat e trafikuara të dëgjohen, të pranohen dhe mbi të gjitha të mos fajësohen për atë çfarë ju ka ndodhur,”-shtoi ajo. Ndërsa më pas përçoi edhe një mesazh për të rinjtë, duke kërkuar ndihmën e tyre për frenimin e fenomenit.
“Mesazhi im për të rinjtë është që në qoftë se ata shohin diçka që nuk shkon është më mirë që sa më herët të shkojnë dhe të flasin me dikë që ata i besojnë në mënyrë që të mos jetë shumë vonë. Të gjithë hallkat e organeve ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që pandëshkueshmëria të mos jetë një realitet po të gjithë ata që janë pjesë e trafikimit të marrin dënimin që meritojnë sepse është detyra e të gjithëve ne bashkë me institucionet që t’i japim një dorë për ta ndaluar fenomenin e trafikimit. Ne kemi hapur diskutimin dhe do e vijojmë deri sa ta ndalojmë. Për rastet mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka një bashkëpunim dhe ka pasur çështje që janë adresuar si këtu, në Holandë apo vende të tjera. Vitet e fundit bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës është fuqizuar dhe shpresojmë që të vijojë edhe më tutje,”-e mbylli ambasadorja prononcimin e saj.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka vizituar Shtëpinë me Gjethe në Tiranë, duke zbuluar edhe sistemin sesi përgjonte sistemi i komunizimit. Në një mo...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor u mblodh ditwn e sotme për të shqyrtuar padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kë...
TIRANË– Teologu dhe gazetari Arjan Curri ka parashikuar se deri në fund të muajit qershor Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin persona të p...
TIRANË– Analisti Andi Bushati e konsideroi të dëshpëruar qëndrimin që mbajti ish-kryeministri Sali Berisha pasi u shpall non grata nga Shtetet e Bash...
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha që të heqë ish-kryemi...
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha është një nga ata persona që kapet nga veshët nga ambasadorët. I ftuar në ...
TIRANË– Grupi për PD-në ka vijuar takimet e përditshme me demokratët, ndërkohë që kanë mbetur vetë, 10 ditë nga zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Partin...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka paralajmëruar sërish të inkriminuarit. Në një status në Tëitter, Kim ka bërë me dije s...
TIRANË– Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel ka thënë se helmi më i ndyrë që mund t’i hidhet opozitarizmit në Shqipëri ë...