LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi/ Racizmi kundër të zinjve, një përvojë e përditshme në Gjermani

3 Dhjetor 2021, 09:26 Nga DOSJA
Sondazhi/ Racizmi kundër të zinjve, një përvojë e

GJERMANI- Njerëzit me lëkurë të zezë, ndihen të diskriminuar. Për ta racizmi kundër të zinjve është përvojë e përditshme. Kështu thotë rezultati i një sondazhi jo gjithëpërfshirës.

Berlin, zona Fennpfuhl në lindje të qytetit. Të premten e kaluar, prindi Adegbayi B. doli shëtitje me të bijën njëvjeçare. Një moment, burri me origjinë nga Nigeria, u pështy në rrugë nga një grua dhe u sha me fjalë raciste. Ai e xhiroi skenën, e lëshoi videon në internet dhe lajmëroi policinë. Pas kësaj gruaja u arrestua.

Në disa intervista që dha Adegbayi B, shpjegoi se në Gjermani racizmi e shoqëron vazhdimisht. Dy tre herë në muaj ai ofendohet prej racistëve. E bija, tregon Adegbayi B., është traumatizuar nga ngjarja e javës së kaluar.

Rasti nuk është i veçuar. Shpesh ndodh që njerëzit me ngjyrë të zezë lëkure, preken tek flokët pa u pyetur. Po ashtu ata pyeten shpesh mos kanë drogë ose ngacmohen me komente seksiste. Policia i kontrollon ata më shpesh se njerëzit me lëkurë të bardhë.

Për People of Color është e vështirë gjetja e një banese për ta marrë me qera. Shumë njerëz me ngjyrë të zezë lëkure kanë pasur përvoja të tilla. Rreth 6000 prej tyre I kanë treguar ato në një sondazh të zhvilluar online. Sondazhi i zhvilluar në mënyrë anonime dhe vullnetare filloi më 20 korrik dhe përfundoi më 6 shtator të 2020. Përfundimet e nxjerra prej tij janë përmbledhur tani në një raport 300 faqesh.

“Rruga që bëmë ishte e gjatë. Ishte luftë”, tha studiuesi i racizmit Daniel Gyamerah nga organizata “Each One Teach One”, gjatë prezantimit online të rezultateve të studimit. Ai flet për “tregime të përvojave të dhimbshme”. Qeveria e deritanishme nuk është kujdesur në mënyrë të veçantë për marrjen e të dhënave të tilla, “siç e kërkojnë detyrimet e të drejtave të njeriut”, shton Gyamerah. “Racizmi kundër të zinjve nuk është vetëm problemi ynë. Ai nuk është sajuar dhe gjetur prej nesh, përkundrazi problemi është strukturor.”

Studimi i parë sistematik për racizmin kundër të zinjve

Sondazhi nuk është gjithëpërfshirës, por ai tregon tendencat dhe pasqyron përvojat e hidhura të njerëzve që ende diskriminohen në Gjermani. Ai është kryer gjatë një projekti të përbashkët të organizatave të shoqërisë civile “Each One Teach One” dhe “Citizens for Europe”, organizata që angazhohen për diversitetin dhe demokracinë. Projekti u përkrah me 150 mijë euro nga Zyra për luftën kundër diskriminimit, në ministrinë për çështjet e familjes. Bernhard Franke është drejtori komisar i zyrës dhe thotë: „Rezultatet e afro-censusit tregojë shprehimisht për format e shfaqjes dhe pasojat e diskriminimit dhe racizmit kundër të zinjve në Gjermani.”

“Ku qëndron problemi? A ekzistojnë ata në të vërtetë?” Pyetje të tilla shtrohen gjithnjë, edhe prej politikanëve, thotë studiuesi i racizmit Daniel Gyamerah në një intervistë për Deutschen Wellen. Edhe kjo është një nga arsyet që e nxiti atë për të bërë këtë projekt.

Po, ata ekzistojnë. Në Gjermani jetojnë mbi një milionë vetë, që bien në sy sepse lëkura e tyre ka ngjyrë të zezë. Ata janë gazetarë, muzikantë, studiues, pastruesa dhe pensionistë dhe shumë më tepër. Shumë prej tyre ndihen të lënë pas dore nga institucionet shtetërore në Gjermani dhe përballen me racizmin dhe diskriminimin e përditshëm. Kështu thonë mbi 42 përqind e pjesëmarrësve të sondazhit të zhvilluar online.

Një gjë të tillë si afroncensus, nuk ka pasur kurrë në Gjermani. Nxjerrja e të dhënave statistikore të qytetarëve në bazë të kritereve etnike është e pazakontë. Ajo ka të bëjë me periudhën e kolonializimit dhe të nacionalsocializmit.

Bashkëiniciatori dhe studiuesi Daniel Gyamerah është kundër argumentimeve që nuk i lejojnë nxjerrjen e të dhënave të tilla: “Gjithnjë ekziston frika, se komunitete të tilla krijohen atëherë kur bëhet studimi,” thotë ai për Deutschen Wellen. “Por ne ndodhemi këtu. Ne jemi pjesë e shoqërisë dhe nuk lejojmë që të na mohojnë.”

Përvoja diskriminuese dhe raciste

Studiuesit kanë nxjerrë se racicmi kundër të zinjve funksionon nëpërmjet tre mekanizmave. Ekzotizimi luan një rol të rëndësishëm. 90 përqind e të pyeturve thonë se preken tek flokët pa u pyetur. Por edhe seksualizimi i të zinjve është një përvojë e shpeshtë. 80 përqind thonë se kanë marrë në Dating-Apps komente seksuale në lidhje me pamjen ose „prejardhjen”.

Rol luan edhe kriminalizimi. Rreth 56 përqind e të pyeturve thonë se janë pyetur a shesin drogë. Po ashtu shumë prej tyre kontrollohen nga policia pa pasur arsye të njohur. Dy të tretat e të pyeurve në afro-census (67,6 përqind) mendojnë se për shkak të atributeve raciste vlerësohen në shkollë ose në universitete më keq se sa nxënësit dhe studentët e tjerë.

Kur të zinjtë, afrikanët dhe njerëzit e diasporës afrikane mbrohen kundër diskriminimit, ata përjetojnë shpesh përvoja të këqija. Mbi 90 përqind thonë se nuk besohen kur flasin për racizmin. 75 përqind e të prekurve nuk i raportojnë incidentet raciste.

Përveç kësaj shpesh thuhet, “mos bëni kështu, se nuk u bë qameti”. Por, sipas të dhënave të shoqatës nga Pocdami, Opferperspektive, që në shqip do të thotë „Perspektiva e viktimave”, çdo ditë tre deri katër vetë kthehen në viktima të dhunës së djathtë. Rreth dy të tretat e gjitha incidenteve janë me motive raciste.

Afrocensusi – vetëm fillimi

Bernhard Franke nga Zyra federale kundër diskriminimit është i kënaqur me afrocensusin.  Ai lëvdon qeverinë e ardhshme, e cila kërkon që të hapë një post në polici që të merret me rastet e diskriminimit.

Për autorët e afrocensusit, ky studim është vetëm fillimi. Ata do të vazhdojnë punën e tyre kërkimore dhe do i publikojnë rezultatet edhe në gjuhën angleze dhe franceze. Përveç kësaj ata kërkojnë më shumë qendra komunitetesh, qendra këshillimore dhe plane shtetërore për luftimin e racizmit kundër të zinjve. Nevojën për krijimin e tyre e tregon edhe sulmi racist në Berlin-Fennpfuhl.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota adegbayi b daniel gyamerah racizmi ne gjermani adegbayi b daniel gyamerah racizmi ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj