LIVE UPDATES
Sport

Sot me sytë nga Europiani, luhet Itali-Belgjikë, finalja e parakohshme…

2 Korrik 2021, 12:07 Nga DOSJA
Sot me sytë nga Europiani, luhet Itali-Belgjikë, finalja e

ITALI – Pas ditëve të pushimit që ndajnë raundin e 1/8 me fazën çerekfinale, tetë ekipet kombëtare, që kanë mbetur akoma në garën për titull, bëhen gati për t’u afruar akoma më tepër me objektivin më të lakmuar të ‘Kontinentit të Vjetër’ në rang përfaqësuesesh.

Në fazën çerekfinale të edicionit të 16-të të Europianit spikat dueli Itali-Belgjikë. Pas largimit të Francës, të gjithë ekipet pjesëmarrës të krahut të sipërm të shortit ndihen të çliruar dhe befas kjo anë që konsiderohej si tepër e ndërlikuar tani duket më e thjeshtë.

Në start, për shembull, “Djajtë e Kuq” konsideroheshin si favoritët e mëdhenj pas Francës, por tri javë më vonë përfaqësuesja belge ka humbur ndjeshëm terren dhe tani skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto Martinez, kuotohet prapa Anglisë, Spanjës dhe Italisë. Në njëfarë mënyre, ka ndikuar vetë performanca e kombëtares belge, që gjithsesi pasi kaloi fazën e grupeve ia doli për të eliminuar pikërisht kampionët në fuqi.

Në këtë mënyrë nga “grupi i hekurt” nuk mbijetoi më asnjë ekip, u eliminuan me radhë vende si Franca, Portugalia apo dhe Gjermania, që kishin fituar tri aktivitet e fundit madhore, Botëror plus Europian.

Duke shtuar edhe suksesin me rezultat minimal ndaj Kroacisë në Bruksel, në një takim miqësor, gjashtë ditë përpara debutimit të tyre në këtë edicion, “Djajtë e Kuq” tashmë krenohen me pesë fitore radhazi, katër prej të cilave Belgjika i ka mbyllur pa pësuar as gol. Duke lënë mënjanë fitoren e thjeshtë me Rusinë, në takimin hapës, skuadra belge vuajti së tepërmi në Kopenhagen dhe ekipi që kryeson renditjen botërore ishte me shumë shumë fat që doli me tri pikët nga sfida me Danimarkën.

Në takimin përmbyllës me Finlandën, belgët u mjaftuan me një autogol të portierit Hradecky dhe një gol të të përhershmit Romelu Lukaku për të mbyllur grupin B në vendin e parë me 100% të pikëve.

Kurioz është fakti që në çerekfinalen e dytë të këtij aktiviteti do të matin forcat pikërisht dy skuadrat më të suksesshme të këtij edicioni, duke marrë në konsideratë edhe fazën eliminator. Kështu Belgjika dominoi sfidat kualifikuese në Grupin I, duke grumbulluar 30 pikë të plota, me një golaverazh 40-3, ndërsa Italia në krahun tjetër fitoi 10 ndeshjet në dispozicion në Grupin J, me golaverazhin 37-4.

Gjërat janë ende të paqarta dhe deri ditën e mërkurë, De Bruyne dhe Eden Hazard, nuk u stërvitën fare me pjesën tjetër të ekipit, ndërsa të enjten në seancën 15’ të hapur për mediat, të dy këta futbollistë morën pjesë, duke u stërvitur në mënyrë të veçantë.

Natyrisht që një gjë e tillë mund të jetë edhe thjesht një lëvizje taktike e 47-vjeçarit katalan, Martinez, për të trembur kundërshtarët, megjithatë është e qartë që pa këta dy lojtarë në fushën e blertë, Belgjika zbret në fushë tepër e dobësuar dhe ndoshta inferiore kundrejt “axurrëve”.

Mbi të gjitha skuadra e Roberto Mancinit nuk i druhet aspak këtij lloj kundërshtari, duke patur parasysh rrethanat apo dhe faktin që Italia ka dominuar përballjet kompetitive ndërmjet tyre. Përpara se të shtrëngohej për të shkuar në shtesë nga Austria në fazën e 1/8, Italia krenohej me 11 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet.

Tani ekipi i Mancinit numëron 31 takime pa humbje në të gjithë aktivitetet, në harkun e 90’, 25 fitore dhe 6 barazime, duke thyer rekordin e “axurrëve” të Vitorio Pocos në vitet 30, ndërkaq me 11 takime pa pësuar përpara golit të shënuar në shtesën e dytë nga sulmuesi austriak i Shtutgartit Sasa Kalajdzic Italia barazoi rekordin e dikurshëm të ekipit të drejtuar nga Ferrucio Valcareggi nga 1972 deri në vitin 1974.

Në Grupin A vendasit shkëlqyen në Romë, duke mposhtur me radhë, Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin, ndërsa larg “Olimpicos” Italia vuajti ndaj Austrisë, megjithatë në Londër trajneri Roberto Mancini bëri ndërhyrjet e duhura, duke ndrequr gjithçka dhe falë entuziazmit dhe lojës së rrjedhshme “axurrët” kanë fituar goxha besim për të shkuar larg në këtë evropian.

Në radhët e tyre “Djajtë e Kuq” kanë Romelu Lukakun, që në këtë Europian ka shënuar tri herë, gjithsesi mbrojtësit italianë i njohin në mënyrë perfekte të gjitha lëvizjet e sulmuesit të Interit. Te Italia probleme fizike ka vetëm dyshja e mbrojtjes Chiellini-Florenzi, ndërsa te “Djajtë e Kuq”, siç dihet, mungon Timothy Castagne.

“Les Diables Rouges” kanë triumfuar vetëm 4 herë gjithsej në 22 përballjet ndërmjet këtyre dy vendeve, e në tri prej tyre madje Italia është mundur brenda në Bruksel. Italia kryeson 3-1 bilancin e përgjithshëm të 6 sfidave kompetitive mes tyre, ndërsa në bilancin e përgjithshëm “axurrët” udhëheqin dukshëm 14-4 statistikat e 22 sfidave ndërmjet dy vendeve.

Ndeshja Belgjikë-Itali do të luhet në orën 21:00, në “Allianz Arena” të Mynihut dhe do të drejtohet nga kryesori slloven, Slavko Vincic.

B. T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj