LIVE UPDATES
Editorial

Spitalet reduktojnë humbjet, shqiptarët shpenzojnë 70 mln euro në vit për t’u kuruar te privati

9 Nëntor 2020, 07:19 Nga DOSJA
Spitalet reduktojnë humbjet, shqiptarët shpenzojnë 70 mln euro

Në tre spitalet private kryesore në vend, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, gati 70 mln euro për t’u kuruar në 2019-n, ose 10% më shumë se një vit më parë… Edhe pse kanë kaluar mbi shtatë vjet nga lulëzimi i biznesit të spitaleve private, të gjitha vazhdojnë të raportojnë humbje, kur përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht sipërmarrje të tilla fillojnë të japin fryte, ndonëse interesi i shqiptarëve për tu kuruar tek privati nuk ka munguar për shkak të kushteve jo të mira të sistemit shtetëror shëndetësor.

Gjithsesi, 2019-a ishte më pozitive për sektorin, që ka reduktuar ndjeshëm humbjet.

“Spitali Amerikan”, më i madhi privat në vend, raportoi të ardhura prej 5.4 miliardë lekësh, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Humbjet u reduktuan ndjeshëm, nga 168 milionë lekë në 22 milionë lekë. Kompania ka 6 spitale në vend, si dhe laboratorë e poliklinika.

“International Hospital” (ish-Hygeia), raportoi në vitin e parë të plotë të aktivitetit nën drejtimin e ri, qarkullim vjetor prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje prej 9% me bazë vjetore. Për herë të parë që nga fillimi i aktivitetit, humbjet u reduktuan në nivele minimale prej 41 milionë lekësh, nga 481 milionë lekë një vit më parë. “Drejtimi ka marrë hapa për të rritur të ardhurat dhe për të stabilizuar levën financiare”, thuhet në raport.

Në gusht 2018 u finalizua transaksioni për shitjen e Hygeia te Spitali Amerikan. Spitali, që kishte një investim fillestar prej 60 milionë eurosh, është shitur simbolikisht për 1 milion euro, sipas deklarimeve zyrtare, ndërsa 29.5 milionë euro të tjera do të shkojnë për shlyerjen e kredive.

“Salus”, spitali i tretë më i madh në vend, raportoi 431 milionë lekë të ardhura, me rritje 14.4% me bazë vjetore në vitin 2019. Humbjet u reduktuan nga 311 milionë lekë, në 30 milionë lekë. Përmirësimi erdhi teksa në vitin 2018, pas humbjeve të mëdha, italianët e “Salus Holding” dhe “Policlinico Triestino” (që zotëronin së bashku rreth 57% të totalit) vendosën të shesin aksionet në janar të 2019-s tek aksioneri tjetër Olti Peçini, i cili i ka blerë ato për një vlerë 1.1 milionë euro, duke rritur përqindjen e kapitalit nga 23.8% në 80.2%.

Në raportet vjetore, spitalet deklarojnë se pritet të ndikohen nga pasojat e pandemisë, duke i detyruar të ulin investimet dhe të riskedulojnë kreditë.

Në këto tre spitalet private kryesore në vend, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, gati 70 mln euro për t’u kuruar në 2019-n, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Tregtimi i pajisjeve mjekësore, biznes më i mirë se farmaceutika

Biznesi i farmaceutikës është një ndër më të mëdhenjtë në vend, por normat e fitimit për tregtuesit e mëdhenj të barnave në pjesën më të madhe mbeten njëshifrore, duke u luhatur mes 5-7%. Treguesit e përfitueshmërisë kanë rënë në krahasim me 2018-n, në linjë edhe me tendencën ngadalësuese të sektorit, ku importet e produkteve farmaceutike u rritën me ritme shumë të ulëta në 2018-2019, në krahasim me periudhat paraardhëse.

“Rejsi Farma”, “Delta Pharma-Al”, “Megapharma”, “Aldosch”, kishin norma kthimi midis 5-7% në vitin 2019.

“Profarma” dhe “Pegasus” e kishin këtë tregues rreth 14-15%.

Operatorët e tregut pohojnë se në vitin 2019, tendencë ka qenë lulëzimi i tregut të OTC (barnat që shiten direkt te klienti pa recetë) dhe suplementeve për arsye të përfitueshmërisë dhe promocionit aktiv.

Për vitin 2020, në lidhje me tregun farmaceutik, është konstatuar se ka një rënie të asaj që cilësohet tregu i recetave akute, kjo edhe për shkak të uljes së numrit të vizitave, të ndikuara nga kufizimet e shkaktuara nga pandemia (si antibiotikë oralë, antihistaminikë etj.)

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për periudhën janar-gusht 2020, importi i produkteve farmaceutike shënoi rritje minimale prej 1% në krahasim me 8- mujorin e një viti më parë. Një biznes i mirë vitet e fundit po rezulton ai i tregtimit të pajisjeve mjekësore. “O.E.S Distrimed” dhe “Montal”, raportuan norma përfitueshmërie mes 24-26%.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 7 Nëntor 2020, 10:42

Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane....

Editorial 4 Nëntor 2020, 12:44

ANALIZA: A mund të “vidhen” zgjedhjet në SHBA?

Donald Trump shpalli në mënyre të parakohshme fitoren në garën në zgjedhjet presidenciale në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që dhjetëra milio...

Editorial 3 Nëntor 2020, 13:43

Pse na duhet fitorja e Biden

Ndërsa SHBA-të janë zgjuar mes dëshirës dhe ankthit të votimit, e gjithë bota ka ndalur. Sytë janë tek Shteti më i fuqishëm në Botë, që po kalon një sprovë hist...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:26

Opinion: Debati – jetik për çdo demokraci

Shtetet e Bashkuara kanë qennë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të k...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:20

Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit auto...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj