Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
90 minuta para fundit, Partizani merr kreun në Superiore, Tirana ndalet nga Bylis… (VD)
Tirana barazon 2-2 ndaj Ballshit mes polemikave me tifozët që zbarkuan në fushë kundër arbitrit. Partizani fitoi 4-1 ndaj Kastriotit, tashmë të rënë nga Superiorja
25 Maj 2023, 18:53Nga DOSJA
TIRANE - Degjeneron në dhunë fundi i kampionatit në ndeshjen e parafundit të tij, mes Tiranës dhe Bylisit, ku ballshiotët morën një barazim, duke i dhënë asistin Partizanit për të marrë kreun e klasifikimit një javë përpara përfundimit të tij.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, Tirana arriti dy herë të kalojë në avantazh me Hilën (24’ dhe 54’), por në të dy rastet u barazua.
Momenti më i nxehtë i sfidës ishte penalltia e akorduar në favor të Bylisit në minutën e 74-t, një përplasje trup më trup që për gjyqtarin Kridens Meta ishte 11-metërsh, protestat e lojtarëve të Tiranë ishin të shumta, por pa dobi.
Adili e shndërron penalltinë në gol dhe minutat e mbetura mes tensionit të largimit të kampionatit nga duart nuk i dhanë qetësinë e duhur Tiranës të finalizonte rastet që pati dhe ndeshja u mbyll 2-2.
Situata u përshkallëzua në fund, ku tifozët u futën në fushë dhe goditën gjyqtarët e ndeshjes pavarësisht ndërhyrjes së forcave të policisë ishte e pamundur të neutralizohej lehtës ajo situatën.
Nga ana tjetër, festë në kampion e kuq, ku Partizani arriti të fitojë thjeshtë 4-1 ndaj Kastriotit tashmë të zbritur një kategori më poshtë. Në “Elbasan Arena” krutanët shënuan të parët me Grecën, por përmbysja erdhi shumë shpejt me golat e Rrapajt (40’) e Da Silvës (45’) që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Murataj (59’) me Da Silvën (65’) sërish.
Teuta rrëmbeu vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në Conference League, falë suksesit 1-0 përballë Egnatias (realizoi Lorenco Vila që në minutën e tretë), ndërsa Vllaznia ndau pikët me Laçin, falë barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë shënuan të parët me Balajn (47’), por skuadra kurbinase barazoi me Guindo me 11-metërsh në minutën e 79-të (Vllaznia mbeti me 10 lojtarë).
Takimi i vetëm i javës së 35-të, që përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0 ishte Kukësi - Erzeni. Në javën e fundit, Partizani tashmë kryesues pret Teutën, ndërsa Tirana luan në transfertë me Erzenin.