10 Nëntor 2023, 13:22
Nga DOSJA
KOLUMBI - Rreth mesditës së të enjtes, 9 nëntor, pasi ai ishte rrëmbyer në La Guajira më 28 tetor, babai i Luis Díaz u la i lirë. Nuk ka imazhe të dorëzimit të ELN-së për delegacionin humanitar, që mori dhe shoqëroi Luis Manuel Díaz.
Por meqenëse u bë e ditur se një fraksion i këtij grupi subversiv ishte përgjegjës për përgjimin e makinës në të cilin udhëtonin prindërit e 'Luços', ata e liruan zonjën Cilenis Marulanda dhe teksa e morën me motoçikletë babain, filloi të përhapej versioni se ata kërkonin një shumë të madhe parash.
Megjithatë, përfaqësuesit e ELN-së, të cilët janë pjesë e tryezës së bisedimeve me qeverinë kolumbiane, për të konsoliduar një proces paqeje, mohuan këtë informacion dhe shpjeguan se nuk do të bëhej asnjë zhvatje.
Versioni dukej i hedhur poshtë, por në pamjet e publikuara nga autoritetet, mediat dhe njerëzit e pranishëm në vendin e nisjes dhe mbërritjes së helikopterit të shpëtimit, ata regjistruan se një automjet që transportonte sende me vlerë dhe para, hyri në pistë së bashku me personelin e OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara). Kjo nuk la ndjesi të mira dhe për shkak të kësaj “rastësie” lindën sërish shumë pikëpyetje.
A ishte rrëmbimi i babait të Luis Diaz për para?
Të mërkurën, më 8 nëntor, ELN kontaktoi me misionin e OKB-së në Kolumbi dhe shkëmbyen informacione për të konfirmuar koordinatat për të kryer çlirimin. Mëngjesin e së enjtes, 9 nëntor, anëtarët e OKB-së, Kishës Katolike dhe Kryqit të Kuq, mbërritën në aeroportin “Alfonso López Pumarejo” në Valledupar dhe u drejtuan për në Serranía del Perijá, ku ndodhej Luis Manuel Díaz.
Delegacioni u nis për në pikën e rënë dakord me fraksionin ELN, ata shpëtuan babanë e lojtarit të Kombëtares së Kolumbisë dhe u kthyen duke bënë të lumtur familjen Díaz Marulanda, gjithë Kolumbinë dhe botën e futbollit. Në shtëpi fjalët e para të të liruarit ishin: “Faleminderit Zotit për këtë mundësi të dytë për të qenë në shtëpi. Falenderoj të gjithë njerëzit e Barrancas, La Guajira dhe Kolumbisë, për mbështetjen që i kanë dhënë familjes time”.
Kaluan orët dhe filluan thashethemet për makinën e letrave me vlerë të një kompanie të njohur në Kolumbi, automjeti hyri në aeroportin e Valleduparit, i shoqëruar nga persona që kishin identifikime të OKB-së dhe shoqërohej me automjete që identifikonin këtë subjekt. Aq shumë publikime janë bërë në rrjetet sociale, saqë disa media e kanë regjistruar rastin.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Nëntor 2023, 11:59
TIRANE - Shqipëria përgatitet për sprintin final të përmbylljes së një prej fushatave më të suksesshme të el...
Sport
10 Nëntor 2023, 11:22
KOLUMBI - Rrëmbimi i prindërve të sulmuesit të Liverpool-it, Luis Diaz, ndodhi më 28 tetor, në një karburant në Barranca...
Sport
10 Nëntor 2023, 10:55
ITALI - Penalltia e shënuar nga Lautaro Martinez në Salzburg hapi dyert për në 1/8 e Champions League për Inte...
Sport
10 Nëntor 2023, 10:37
ZVICER - Italia mund të ëndërrojë të ketë pesë skuadra në Champions League në edicionin 2024/25, e para me&nbs...
Sport
10 Nëntor 2023, 10:00
SPANJE - Tre portierë në 16 ndeshje. Ky është bilanci i Real Madridit këtë sezon. Është e vërte...
Sport
10 Nëntor 2023, 09:00
ANGLI - Ndërprerjet e pafundme të lidhura me konsultimin e VAR-it, gjatë humbjes kaotike të Tottenhamit ndaj Chelseat (4-1), e mër...
Sport
10 Nëntor 2023, 08:00
ANGLI - Pas humbjes së tmerrshme të Mançester Junajtid në Copenhagen (4-3), legjenda e “Djajve të Kuq”, Paul Scholes nuk ...
Sport
10 Nëntor 2023, 04:04
ÇEKI - Viktoria Plzen tashmë është kualifikuar në fazën e 16-të me dy ndeshje të mbetura. Çekët mund&...
Sport
9 Nëntor 2023, 22:23
ITALI - Pas humbjes, trajneri i Romës, Jose Mourinho u tregua i ashpër dhe shumë i nervozuar me lojën dhe rezultatin e skuadrës së...
Sport
9 Nëntor 2023, 22:17
SPANJE - Diego Pablo Simeone do ta drejtojë Atléticon e Madridit deri në vitin 2027. Vetë klubi bardhekuq ka zyrtarizuar marrëveshjen...