Protestat masive kundër Ramës/ Irani: Po shmangni përgjegjësinë para popullit. Rama: Po merakoseni për Shqipërinë që ju e hakeruat?
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Prokurori federal Chiné do të dëgjojë versionin e ngjarjeve të dy protagonistëve të çështjes së trishtë Inter-Napoli

ITALI - Më në fund ka ardhur dita. Që nga mbrëmja e së dielës nuk është folur veçse për aferën Acerbi-Juan Jesus, e cila sot zyrtarisht doli nga gazetat, rrjetet sociale dhe televizionet për t'u bërë fakt real, me dëgjimin e dy protagonistëve në Prokurori.
Marrja në pyetje e lojtarit të Interit u bë me video-konferencë, me futbollistin (i mbështetur nga avokati i ‘zikaltërve’, Capellini) dhe një përfaqësues i prokurorisë publike në Appiano Gentile, ndërsa prokurori federal Chiné dhe zëvendësit e tij ndodheshin në Romë.
E njëjta procedurë edhe për Juan Jesus. Prokuroria, pasi ka mbledhur dëshminë e dy lojtarëve, do të vlerësojë sanksionin disiplinor që do t'i vendoset lojtarit të Interit. Nëse pranohet versioni i fundit ("Do të të bëj të zi"), Acerbi mund të ndëshkohet me dy ose tre ndeshje.
Megjithatë, nëse ofendimi racist konfirmohet, mbrojtësi i ‘zikaltërve’ do të sanksionohet me një skualifikim prej të paktën dhjetë ndeshjesh, ose një ndalim në kohë. Vendimi pritet shumë shpejt, në fillim të javës së ardhshme.
Mundësia që Acerbit t'i jepet një skualifikim i gjatë, përveç privimit të lojtarit nga kombëtarja për të ardhmen, do ta rrezikonte seriozisht edhe qëndrimin e tij te Interi. Përtej gjobës së pashmangshme, klubi ‘zikaltër’, gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj çështjes së racizmit, do të shqyrtonte seriozisht mundësinë e ndarjes me Acerbin.
Heshtja, mungesa e ndonjë deklarate zyrtare, shpjegohet jo vetëm me maturinë që lidhet me mungesën e qartësisë se si ndodhën ngjarjet në të vërtetë, por edhe nga acarimi i klubit për mënyrën se si u trajtua historia e lojtarit në media dhe rrethimi i tij.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Interi tashmë ka ndërmarrë hapa për të testuar ujërat për një mbrojtës për sezonin e ardhshëm. Dhe çfarë mbrojtësi, duke qenë se po flasim për Kim, ish-lojtarin e Napolit tani te Bayern Munich.
B.T (Dosja.al)
JAPONI - Autoritetet tatimore japoneze po kërkojnë që futbollisti spanjol Andrés Iniesta të paguajë&n...
GJERMANI - Jamal Musiala, i Bayern Munich, u përfshi padyshim me ‘Mannschaft’ për ndeshjet ndërkombëtare të marsit. ...
GJERMANI - Ky është fundi i një partneriteti historik prej më shumë se 70 vitesh mes Adidas dhe ekipit gjerman. Federata Gjerman...
ANGLI - Lajm i keq për Anglinë dhe Arsenalin, Bukayo Saka u largua nga grumbullimi i “Tre Luanëve” për shkak të lënd...
BRAZIL - Familja e Neymar distancohet zyrtarisht nga rasti i Dani Alves. Pas konfirmimit të mospagesës me kusht dhe rrjedh...
NORVEGJI - Sulmuesi Erling Haaland, i cili foli në konferencën për shtyp nga ekipi i Norvegjisë, rrëfeu bisedën e tij t&eum...
BRAZIL - Ish-futbollisti brazilian Robinho duhet të vuajë menjëherë dënimin me nëntë vjet burg, për për...
PORTUGALI - Luzitanët të pangopur në miqësoret gjatë kësaj pushimi ndërkombëtar: portugezët mposhtin 5-2 Sue...
SHBA - Italia mposht Venezuelën 2-1 në miqësoren në ‘Fort Lauderdale’, duke arritur suksesin e k...
ANGLI - Mateo Kovacic ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Inter dhe Chelsea, teksa prej verës së vitit të kaluar është pjesë e M...