"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Maria Do Socorro Azevedo, gruaja që pretendon se është vajza e Peles, i ka kërkuar gjykatës të zhvarros trupin e "Mbretit", i cili vdiq në dhjetor 2022, në moshën 82 vjeç, nga kanceri i zorrës së trashë.
BRAZIL - Siç raporton gazeta "Estado de S. Paulo", gruaja kishte ngritur një padi për njohjen e atësisë. Pele kishte pranuar të bënte një test të ADN-së, por ai vdiq para kësaj. Në testamentin e tij, Pele tregoi mundësinë e një trashëgimtari tjetër.
Fëmijët e Pele ranë dakord t'i nënshtroheshin testeve laboratorike për të zbuluar nëse Maria do Socorro Azevedo ishte vajza e tij. Megjithatë, rezultati i parë i testit të ADN-së rezultoi negativ dhe rezultati i dytë pritet.
“Tashmë kemi bërë analizat dhe është konfirmuar që ajo nuk është motra jonë. Ne dhe ajo bëmë analizat në laborator dhe u konfirmua se ajo nuk kishte asnjë lidhje me ne”,- tha Edinho, një nga shtatë fëmijët e ish-sulmuesit legjendar brazilian dhe përgjegjës për menaxhimin e trashëgimisë, për agjencinë franceze të lajmeve (AFP).
Në gazetën “Estado de S. Paulo”, avokati tha se zhvarrosja e trupit të Peles është një masë “absurde” dhe “pa gjasa” për t’u pranuar nga gjykatat.
Maria do Socorro komentoi dje (21/1) për këtë çështje publikisht, për herë të parë. Në një intervistë për “Record TV”, gruaja 60-vjeçare, e cila ka lindur në Piaui, tha se nëna e saj, e cila tani ka vdekur, e takoi Pelen në një ngjarje dhe nuk i tha kurrë se kishte mbetur shtatzënë. Maria do Socorro Socorro shkoi në gjykatë për t'u njohur si vajza e futbollistit Pele në 2019.
Identifikimi varej nga një test i ADN-së që nuk mund të kryhej kur ish-sulmuesi ishte gjallë për shkak të pandemisë dhe shëndetit të tij, tha në atë kohë avokatja Louise Kinel.
Në testamentin e tij, Pele i la 30% të pasurisë së të tij të vesë, Marcia Aoki. 60% për fëmijët dhe njerkën dhe 10% për dy nipërit dhe mbesat. Nëse do të njihej si vajza e tetë ajo do të ishte pjesë e aksionit prej 60%.
Pasuria e mbretit të futbollit vlerësohet në 16 milionë dollarë sipas mediave lokale. Familja nuk e ka konfirmuar atë shumë, apo nuk ka zbuluar detaje të trashëgimisë.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Për Newport County, që luan në Ligën 2 (divizioni i 4-të i futbollit profesionist në Angli) ndeshja e ardhshme të d...
BRAZIL - Endrick, një sulmues 17-vjeçar, që do të forcojë sulmin e Real Madridit sezonin e ardhshëm, foli për Ca...
PORTUGALI - Quaresma luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare më 15 maj 2022 me Guimarães. Në moshën 40-vjeçare dhe la...
SPANJE - João Félix shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Betisit dhe në fund të lojës la një mesa...
KROACI - Ivan Perisic po përjetonte largimin e tij nga Tottenham. Dëmtimet në Londër, dhe ardhja e Ange Postecoglou verën e kalu...
FRANCE - E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e pazgjidhur. Sulmuesi francez është i lirë të negociojë me skuadrën që d&eu...
SPANJE - Atletja Alba Cebrián, nga klubi i Celtíberas, ka vdekur pas disa ditësh shtruar në spital, pasi pësoi arrest k...
SPANJE - Pak javë më parë, Xavi dërgoi mesazhin e qartë se statuset duhet të harrohen brenda Barçës, e cila po ...
ANGLI - Pas ndeshjes kundër Kepit të Gjelbërt të hënën (21:00), për të cilën ai është jashtë, Moha...
GUINE - Festë e trishtë në Guine. Sipas BBC, gjashtë tifozë të kombëtares së Guinesë vdiqën gjat&e...