Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Pavarësisht garancive private dhe publike nga FIFA, se ata “po shqyrtojnë propozimin”, Infantino e ka shmangur vazhdimisht këtë temën. Deri më sot, ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje për letrën tonë të përbashkët”,- ka deklaruar Callamard, sekretarja e përgjithshme e Amnesty International.

ZVICER - Vetëm dhjetë ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar, Amnesty International i ka bërë thirrje urgjente presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që të angazhohet për një paketë kompensimi për punëtorët migrantë, që ndërtuan stadiumet në të cilat zhvillohet kampionati botëror në futboll.
Amnesty International dhe 24 OJQ të tjera, duke përfshirë Human Rights Watch, i shkruan Infantinos që në maj, duke i kërkuar atij të krijonte një program kompensimi për “abuzimet” që pësuan punëtorët. Këto organizata thonë se shumë punëtorë migrantë, kryesisht nga Azia Jugore dhe Azia Juglindore dhe Afrika, kanë vuajtur nga shfrytëzimi dhe abuzimet në vendet e punës. Punëtorët shpesh herë janë ankuar për kushtet e punës që përfshinte punë të detyruar, mosdhënie e pagave dhe orë të gjata pune pa ditë pushimi.
Sponsorët e Kupës së Botës duke përfshirë Adidas, Coca-Cola dhe McDonald’s kanë mbështetur thirrjen fillestare dhe ekipi kombëtar australian publikoi një video, duke thënë se vendimi për të organizuar kampionait botëror të futbollit në Katar kishte rezultuar në dëmtimin e disa punëtorëve.
Sekretarja e përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, tha në një shkrim të botuar në mediat ndërkombëtare të premten, se: “Mes kësaj zhurme në rritje, zëri më vendimtar nga të gjithë ka mbetur dukshëm i heshtur: Gianni Infantino. Pavarësisht garancive private dhe publike nga FIFA, se ata “po shqyrtojnë propozimin”, Infantino, duke lënë mënjanë disa paqartësi, e ka shmangur vazhdimisht këtë temën. Deri më sot, ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje për letrën tonë të përbashkët”,- ka deklaruar Callamard.

Infantino i zemëroi grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut, duke u bërë thirrje 32 finalistëve që garojnë në Katar, që të “përqendrohen në futboll” në një letër në fillim të këtij muaji. Ai gjithashtu u kërkoi ekipeve të ndalonin “dhënien e mësimeve morale”.
Vetë Katari ka hedhur poshtë thirrjet për një fond kompensimi për punëtorët migrantë të vrarë ose të plagosur në projektet e Kupës së Botës. Ministri i Punës Ali bin Samikh Al Marri tha se Katari tashmë po shpërndante qindra miliona dollarë për paga të papaguara dhe akuzoi kritikët për “racizëm”. Zëvendës sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell i tha Këshillit të Europës në tetor se “ishte e rëndësishme të përpiqeshim të shihnim se kushdo që pësoi dëmtim, si pasojë e punës në Kupën e Botës… të korrigjohej disi”.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Nga ‘Old Trafford’, skena në të cilën u luajt ndeshja e 32-të e fundit, e cila përfundoi me fitore (4-2) t&e...
ANGLI - Talenti i Max Verstappen nuk lë vend për dyshime. Sezoni i tij është spektakolar. Rekordi i fitoreve dhe ep&eu...
SPANJE - Vinicius ishte edhe një herë një nga protagonistët e ndeshjes Real Madrid-Cádiz. Ashtu siç ndodhi&nb...
SPANJE - Vedat Muriqi ka bërë të gjithë tifozët e Mallorcas të dashurohen me të. Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 8 ng...
GREQI- Elemente nacionaliste janë shfaqur në ndeshjen e basketbollit mes ekipit grek Olympiacos dhe Partizanit të Beogradit. Kjo përballje...
ITALI- Lazio nuk gabon dhe synon lart në klasifikim. Në përballjen e javës së 14-të të Serie A, skuadra e Sarrit mposht Mon...
ITALI- Juventus mposht Veronën 1-0 dhe arrin fitoren e pestë radhazi në kampionat. Ndeshje me grintë ajo e zhvilluar në Bentegodi. Pa...
PORTUGALI- Nuk ka surpriza në listën e Portugalisë. Trajneri Fernando Santos ka publikuar listën prej 26 lojtarëve. Një list&eum...
KATAR- Tifozët e futbollit nga Izraeli dhe territoret palestineze do të mund të fluturojnë për herë të parë nga Tel Av...
ANGLI- Anglia publikoi listën e lojtarëve për Botërorin 2022 në Katar. Shumë surpriza nga trajneri Southgate që u kritikua ...