"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Minutat e tij të fundit në La Ligë me Barçën, ai i luajti 391 ditë më parë kundër Villarrealit, ku këtë të dielë do të kërkojë të rifitojë statusin.

SPANJE - Ansu Fati ishte edhe një herë protagonist i mesazhit të besimit që Hansi Flick, trajneri i FC Barcelona, ia dedikoi para se të vizitonte stadiumin La Cerámica këtë të diel, më 22 shtator, me synimin për të konsoliduar drejtimin e La Ligës.
“Ai mund të na ndihmojë shumë, tani i duhen minuta për t'u rikthyer në formacion”,- tha trajneri gjerman në konferencën për shtyp para ndeshjes. Kjo përplasje do të jetë rikthimi në Ligë i sulmuesit 21-vjeçar pas 391 ditësh: gara e tij e fundit në turneun e rregullt spanjol ishte pikërisht në La Cerámica.
Ishte 27 gusht 2023 , në ditën e tretë të kompeticionit dhe Barça fitoi 3-4 në një ndeshje plot alternativa në tabelë. Atë pasdite, lojtari i të rinjve culé hyri në fushën e lojës për të luajtur 14 minutat e fundit të lojës.
Ansu Fati e mbylli huazimin e tij te Brighton pas asaj ndeshje, i bindur nga trajneri italian Roberto de Zerbi. Pjesëmarrja e tij në Premier League nuk ishte aq produktive sa priste. "Unë shoh një Ansu Fati shumë të ndryshëm nga ai që ishte i huazuar te Brighton," shpjegoi Flick të enjten, pas debutimit të Barçës kundër Monacos në Champions League.
Pavarësisht disfatës, nata la disa nota pozitive për Barçën, si rikthimi në kompeticionin zyrtar të Ansu, i cili praktikisht hyri për të luajtur kohën shtesë. Plani i Flick, siç e ka konfirmuar edhe ai vetë në daljet e tij publike, është që t'i japë minuta Ansusë, sepse siç tha të shtunën, "ai do të na ndihmojë shumë".
Në Ligë, që nga debutimi i tij spektakolar kur ishte 16 vjeç në sezonin 2019-2020 dhe para sekuencës së dëmtimeve, Ansu Fati ka marrë pjesë në 80 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 7 asistime në 3.222 minuta. Këtë të diel, edhe pse fillimisht me shumë gjasa do të jetë zëvendësues, Ansu Fati e nis La Ligën aty ku e la, në La Cerámica.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Britaniku Daniel Dubois shkatërroi ëndrrën e Anthony Joshua për t'u bërë tre herë kampion bote ...
ARGJENTINE - Sergio Romero u konfliktua me tifozët për qëndrimin e tyre gjatë humbjes ndaj River Plate në Superklásico, m...
ARGJENTINE - River Plate fitoi superklásiken argjentinase kundër Boca Juniors (0-1), falë një goli të vetëm nga Manuel La...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (...
SPANJE - Kalendari (i zgjatur) për sezonin 2024-2025 premton të jetë jashtëzakonisht intensiv për klubet kryesore evropiane, si FC Ba...
ANGLI - Ato kujtime të këndshme, si kampion evropian me kombëtaret spanjole U-19 dhe 21 duken të largëta, për të mos pë...
GJERMANI - Eintracht Frankfurt vazhdon të fitojë edhe ndaj Borussia M’Gladbach. Në Deutsche Bank Park këtë të shtunë ...
FRANCE - PSG nuk ishte në gjendje të zgjaste serinë e saj të fitoreve në gjashtë radhazi (L1 + Champions League). Ajo u mbajt n...
ANGLI - Njëmbëdhjetë minutat e çmendura të Liverpoolit. I mundur nga Nottingham Forest javën e kaluar për herë t&eum...
SPANJE - Tridhjetë e tetë ndeshje pa humbje në La Liga: Real Madridi vazhdoi serinë që zgjat që nga shtatori 2023, duke mundur E...