"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Presidenti i PSG-së ishte paditur për “korrupsion aktiv” në vitin 2019 në rastin e Kampionatit Botëror të Atletikës në Doha. Një vendim i Gjykatës së Kasacionit, i jep fund procedimit ndaj tij.
FRANCE - Ky është fundi i një beteje të gjatë ligjore. Një fund i lumtur për Nasser Al-Khelaïfi. Sipas një vendimi të Gjykatës së Kasacionit, drejtësia franceze është "e paaftë për të ndjekur penalisht dyshimet për korrupsion" duke synuar shefin e PSG-së rreth kandidaturave për Kampionatin Botëror të Atletikës (nga viti 2017 dhe 2019).
Pasoja e këtij vendimi, i cili është përfundimtar: anulohet akuza për korrupsion aktiv ndaj Nasser Al-Khelaïfi, e shpallur më 23 maj 2019. “Jam i kënaqur me këtë vendim që është në përputhje me ligjin dhe kujtoj se Nasser Al-Khelaïfi gjithmonë ka mohuar të ketë kryer shkeljen më të vogël në këtë rast”,- ka reaguar pas vendimit Francis Szpiner, avokat i Al-Khelaïfit.
Dyshimet lidhen me dy pagesa në vlerë prej 3.5 milionë dollarësh, të bëra në vjeshtën e vitit 2011 nga kompania Oryx Qatar Sports Investments (QSI), e drejtuar nga Khalid Al-Khelaïfi, vëllai i Naserit, për përfitimin e një kompanie të marketingut sportive, të drejtuar nga Papa Massata Diack, djali i ish-presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) Lamine Diack.
Katari do të kishte marrë në këmbim mbështetjen e ish-shefit të madh të atletikës Lamine Diack për të pritur Kampionatin Botëror të Atletikës 2017, organizuar nga IAAF dhe Olimpiadën 2020. Vdekja e Diack në dhjetor 2021 fshiu procedimin penal kundër tij.
Vitin e kaluar, Nasser Al-Khelaïfi u lirua gjithashtu nga drejtësia zvicerane në një rast korrupsioni mbi shitjen e të drejtave televizive për Kupat e Botës 2026 dhe 2030. Prokuroria kishte kërkuar 28 muaj burg për liderin parizien. Më në fund ai u largua pa u ndjekur penalisht, siç ishte rasti gjatë gjykimit të tij në shkallën e parë në tetor 2020.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Pamjet e shtrjes së dhunshme të Sergio Ramos mbi një fotograf afër tij kur përshëndeste tifozët e Virage Aute...
ZVICER - UEFA ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidaturave për postin e presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve t&e...
FRANCE - I zhgënjyer me PSG-në kundër Bayern Munichut në shtëpi, në ndeshjen e parë në fazën eliminatore t&e...
SPANJE - Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, por atë ditë, besimi ynë te futboll na çoi në mana...
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez është influencuesja spanjole me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Në...
ITALI - “Nuk kam folur me klubin, por jam këtu çdo ditë”,- tha ai në prag të ndeshjes jashtë fushe të Romë...
ANGLI - Pa Antonio Conten, por me ndihmësin e tij Christian Stellini në drejtimin teknik, Tottenham mori rrugën për në Lond...
ITALI - Kontrata e Igli Tares me Lazio-n është drejt fundit dhe nisur nga raporti jo i mirë me Sarrin, është përfolur gjatë p...
CEKI - Futbollisti i Spartës së Pragës, Jakub Jankto (27), tronditi publikun duke pranuar se është homoseksual, pasi pranime t&e...
ANGLI - Nuk është hera e parë që Sergio Aguero u tregon ndjekësve pasionin e tij për bastet sportive, e sidomos në rastet kur...