Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
U transmetua pasditen e sotme puntata e 10-të e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, një program i prodhuar nga FSHF TV.

TIRANE - Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në këtë episod ishin specialisti i futbollit, i përhershëm në studio, Florian Riza, përgjegjësi i eventeve në FSHF, Tritan Kokona dhe gazetari sportiv, Jurgen Zela.
Në pjesën e parë të emisionit u analizuan gjerësisht paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares gjatë fundjavës me klubet e tyre respektive. Po ashtu, u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me Elseid Hysaj, i cili komentoi shortin e Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026.
Pjesa e dytë e emisionit iu kushtua mbrëmjes gala “Topi i Artë”, që do të zhvillohet të hënën e 15 dhjetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe moderatoreve, Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj, ceremonia do të transmetohet live në Tv Klan, duke nisur nga ora 20:00 dhe ku do të ndahen plot 11 trofe.
Në një prononcim ekskluziv për FSHF TV, Ardit Gjebrea, moderatori dhe producenti i këtij eventi tregoi më shumë rreth ceremonisë dhe zbuloi detaje nga programi artistik i ceremonisë.
“Unë jam përpara rubrikës “Të Panjohurit” dhe sigurisht që do të ketë shumë të panjohura në atë që do të ndodhë në “Topin e Artë” të këtij edicioni. Jam i nderuar që do të jem përsëri në prezantim dhe organizim të këtij eventi.
Çfarë do të ketë? Nuk mund t’i zbulojmë dot emrat, edhe pse disa i dimë dhe disa të tjerë nuk i dimë akoma. Flas gjithmonë për të panjohurit dhe trofeve që do të marrin 11 çmimet që do të akordohen atë natë.
Jam shumë i lumtur sepse këtë vit do të ketë shumë personalitete. Ashtu si në vitin e kaluar, do të ngjiten në skenë emra shumë të njohur të botës së futbollit që ndër vite kanë dhënë kontribut dhe jo vetëm, që do të japin trofetë më të mirëve të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Në vitin e kaluar ne patëm edhe një risi, Kombëtaren dhe përfshirjen e saj në ceremoninë e “Topit të Artë”. Do ta quaja këtë moment si qershinë mbi torte, sepse edhe këtë vit do të jetë votimi i vetë futbollistëve të Kombëtares për njëri-tjetrin.
Nuk mund të anashkalojmë kualifikimin në fazën play-off që është edhe një ngjarje shumë e shënuar për futbollin shqiptar. Do të kemi edhe disa të ftuar special, Capital T dhe Loree dhe balerinët e famshëm të Dreams House Dance Academy.
Së bashku me mua do të jetë në krah Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj. Mos mungoni më 15 dhjetor, në ora 20:00 drejtpërdrejt në Tv Klan, “Topi i Artë”. Në fakt do të jetë një mbrëmje e artë”-tregoi Ardit Gjebrea për FSHF TV.
Pas transmetimit të prononcimit të Gjebreas, në studio u diskutua mbi personazhet e nominuar për trofetë e ndryshëm që do të akordohen.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Ai vesh një kostum të gjatë, thotë fjali me një ritëm marramendës dhe Peruja gumëzhin për të: djali...
Ellyes Skhiri TUNIZI - Tunizia arrin në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 me ambicie të përtërirë. Vendi d&...
RROGOZHINE - Ishte paralajmëruar. Te Egnatia në prag të ndeshjes me Dinamo City, që do të zhvillohet të dielën në &ldq...
ITALI - Pikërisht kur gjithçka dukej përfundimtare, siç konfirmoi së fundmi presidenti i Lega Serie A, Simonelli ("Jemi...
SPANJE - Pasi pësoi një dëmtim në gju të dielën kundër Celta Vigos (0-2) në La Liga dhe ishte në dyshim t&eu...
ITALI - Shqipëria ka shkruar tashmë historinë; mungon vetëm një copë e vogël për të plotësuar më në...
ITALI - Interi humbi 1-0 këtë të martë ndaj Liverpoolit përmes një penalltie që shkaktoi zemërim te skuadra zikalt&eum...
SPANJE - Legjenda po lëkundet. Në moshën 37-vjeçare, Robert Lewandowski po kalon një sezon me ulje-ngritje te Barça. Nd&eum...
ITALI - Fabio Capello nuk i kurseu fjalët kur komentoi penalltinë e dhënë për Liverpoolin në ndeshjen e Lig&...
SPANJE - José Mourinho, i cili ka qenë në krye të Benfikës vetëm për disa muaj, u pyet përsëri për një...