Protestat masive kundër Ramës/ Irani: Po shmangni përgjegjësinë para popullit. Rama: Po merakoseni për Shqipërinë që ju e hakeruat?
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Federata Shqiptare e Futbolli ka zhvilluar sot Asamblenë e Zakonshme Vjetore në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë.

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbolli ka zhvilluar sot Asamblenë e Zakonshme Vjetore në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë. Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar figurat të shquara të futbollit, të ndarë nga jetë pas Asamblesë paraardhëse: Sulejman Maliqati, Bujar Gogunja, Odisea Çipi dhe Nuri Bylyku.
Presidenti Armand Duka i dha fjalën ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Veç të tjerash, Kushi përmendi bashkëpunimin me FSHF-në dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në Korçë, Durrës dhe Vlorë, si edhe ai "Selman Stërmasi" në kryeqytet.
"E pranova ftesën sepse sporti ka marrë vëmendje të veçantë nga qeveria, e dëshmojnë shumë nisma. Do të theksoja vendimin për ndërtimin e tri stadiumeve. Kemi qenë me presidentin Duka pjesë e komisionit për të vendosur për projektet. Nuk janë thjesht stadiume, por ‘pole’ për qytetet tona, që do të kenë jetë 24 orë në shtatë ditë të javës: jetë jo vetëm sportive, por edhe sociale, kulturore dhe ekonomike.

Presim me padurim ndërtimin me tyre. Do të theksoja marrëveshjen e fundit me Manchester City Club, për të sjellë në Shqipëri akademinë elitare të Manchesterit, për të pasur një kampus në Shqipëri, që do t’i shërbejë gjithë rajonit",- tha ndër të tjera ministrja Kushi.
Punimet e Asamblesë së FSHF-së i ka përshëndetur edhe përfaqësues i FIFA-s, Lorenzo Cavallari, i cili i përcolli komunitetit të futbollit shqiptar përshëndetjet më të përzemërta në emër të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, sekretares së përgjithshme të FIFA-s Fatma Samoura, si dhe të gjithë administratës së FIFA-s.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, uroi Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për rizgjedhjen si anëtar i Komitetit Ekzkeutiv të UEFA-s dhe u shpreh i nderuar që merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Punimet e Asamblesë vijuan me fjalën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili pasi u uroi mirëseardhjen delegatëve dhe të ftuarve specialë, u shpreh se politikat e FSHF-së gjatë kësaj periudhe gjithmonë kanë pasur vetëm një qëllim, zhvillimin e lojës së futbollit në Shqipëri, masivizimin e tij dhe sigurimin e një të ardhmeje të ndritur për këtë lojë.

Në fjalën e tij ai ceku aplikimin e eventit të moshave për t'u zhvilluar në Shqipëri. "Administrata e FSHF-së ka përgatitur dosjen për aplikimin për zhvillimin e një aktiviteti të rëndësishëm të moshave. Unë kam shumë besim se kandidatura jonë do të ketë sukses, sepse kemi treguar edhe me finalen e Conference League që jemi të aftë për të organizimin e ngjarjeve të mëdha", tha Duka mes të tjerash.
Nga verifikimi i kryer nga Komisioni i Verifikimit, në këtë asamble nga 51 delegatë ishin prezentë 48 delegatë të klubeve e shoqatave anëtare të FSHF. Komisioni i Verifikimit, mbështetur ne Statutin e FSHF dhe Rregulloren e Asamblesë vëren se thirrja e asamblesë së përgjithshme është kryer në përputhje me statutin e FSHF dhe konform afateve të përcaktuara.
Më pas, në votim u hodhën edhe disa nga pikat e rendit të ditës. Delegatët miratuan vendimet e Asamblesë së mëpërshme, si dhe miratimin e buxhetit për vitin 2023.
B.T (Dosja.al)
Tenistja María Sharapova me flokët e saj ikonë bjonde në 2006 ANGLI - Maria Sharapova, fituesja e pesë Grand Slameve, ka ndar&eu...
Tévez dhe Messi në një grumbullim të skuadrës argjentinase në 2007 ARGJENTINE - Nuk janë të paktë z&eum...
FRANCE - Thierry Henry e ka konsideruar veten si president i FIFA-s. I pyetur në xhirimet e CBS Sport, se çfarë do të bënte ish-...
ARABIA SAUDITE - Gjithçka është gati për Lionel Messin. Në fund të kontratës së tij me PSG-në në jav&...
URUGUAJI - Argjentinasi Marcelo Bielsa, i cili u largua nga Leeds në shkurt 2022, do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Uru...
GJERMANI - Kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer (37) është rikthyer në fushë pasditen e së enjtes, njoftoi klubi bavarez në ...
SPANJE - Javë e ngarkuar për Sergio Busquets. Kapiteni i Barçës filloi duke informuar presidentin Joan Laporta&nb...
ITALI - Kush nuk është për vete, nuk është as për të tjerët...Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimović ka v...
GJERAMANI - Sa më shumë përparon sezoni, aq më shumë përkeqësohet atmosfera brenda Bayern Munich... Këtë herë,...
GJERMANI - Para gjysmëfinales së Europa League të Bayer Leverkusen në AS Roma tifozët e futbollit hapën sytë të habitur:...