Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Pas një ndeshjeje pa shkëlqim, Barcelona nuk arriti të gjente një gol në mbrojtjen e Getafe dhe u largua me barazim (0-0) të dielën. Skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë.

SPANJE - Barça nuk doli nga kurthi i Getafes në ditën e parë të La Ligas, duke arritur vetëm një barazim (0-0), pas një ndeshjeje të dobët mbrëmjen e kësaj të diele.
Në pamundësi për të bërë diferencën në metrat e fundit, katalanasit humbën tashmë dy pikë ndaj Real Madridit, që fitoi ndaj Athletic Bilbao (2-0), përpos që humbën edhe Raphinhan, i përjashtuar logjikisht për një ndërhyrje të qëllimshme (42’).
Episodet e dobëta në “Coliseum Alfonso Pérez” ndjekin njëri-tjetrin dhe duken njësoj, pavarësisht u luajtën 116 minuta, përfshirë edhe 26 në kohën shtesë. Në mungesë të një shfaqjeje në fushë, të dy skuadrat shfaqën një nervozizëm të madh që shënoi takimin.

Ndeshja pati vetëm një situatë interesante në 45 minutat e para, një goditje nga Raphinha, e cila përfundoi në shtyllën e Soria (36’) përpara përjashtimit të tij me të kuqe. Ende po aq solide në mbrojtje (20 gola të pësuar sezonin e kaluar), Barca konfirmoi vështirësitë e saj të krijimit në 20 metrat e fundit kundërshtarë.
Vështirësitë e “blaugranëve” vazhduan deri në një goditje të parë të Ansu Fatit (80’), më pas një gabim i Iglesias mbi Araujo, ku u pretendua penallti, por që në fund anulohet për një prekje të topit më të hershme të Gavi (90’+12) me dorë. Kurthi i Jose Bordalas, i cili u rikthye në stol në fund të sezonit për të shpëtuar klubin nga periferia e Madridit, funksionoi në mënyrë perfekte.

Përballë provokimeve të Getafes, i pari që goditi ishte Raphinha. Anësori i katalanasve e dërgoi bërrylin në fytyrën e Gaston Alvarez (42) dhe pa kartonin e kuq. Megjithatë, të dyja skuadrat mbetën me nga dhjetë lojtarë, pasi edhe Jaime Mata (57’) do të ndëshkohej me të kuqe. Megjithatë, tensioni nuk u ul, madje edhe Xavi u përjashtua për kundërshtime të vendimeve të gjyqtarit (70’).
B.T (Dosja.al)
ITALI - Inter-Egnatia zhvilluan këtë të dielë një ndeshje miqësore historike, e cila u mbyll me fitoren e zikaltërve të ...
SHBA - Jim Curtin është trajneri i Philadelphia Union, rivali i Inter Miamit në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës. T...
SPANJE - Siç raportoi “MARCA” pak ditë më parë, talenti turk Arda Güler, nënshkrimi i ri ...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist dhe të zgjerojë rekordin e tij. Dje ai mori titullin e tij të...
ITALI - Egnatia e Rrogozhinës luan sot një miqësore historike me Interin, në një miqësore luksi në stadiumin e qytetit t&eu...
ANGLI - “Goditje” e madhe këtë të dielë, në këtë ditë të parë të Premier League me dy skuadra...
SHBA - Pasi fitoi një vend në gjysmëfinale të Kupës së Ligës me Inter Miami, pasi mposhti pa mëshir&...
SPANJE - Pas Thibaut Courtois, dje, në ndeshjen hapëse të La Ligas ndaj Bilbaos, mbrojtësi Ender Militao gjithashtu ka pësu...
ARABIA SAUDITE - Roberto Mancini, deri më tani trajneri i kombëtares së Italisë, ka arritur një marrëveshje përfundimtare me ...
FRANCE - Epokës së Neymarit në Paris i ka ardhur fundi, pasi sipas “L’Equipe” ai i ka thënë “po&...