1 Shkurt 2023, 11:33
Nga DOSJA

BELGJIKE - Së shpejti fundi i mungesës? Shumë media belge, duke përfshirë gazetat e përditshme Het Laatste Nieuws dhe La Dernier Heure, njoftuan të martën se federata belge e futbollit (RBFA) dhe Domenico Tedesco kishin arritur një marrëveshje, që trajneri italo-gjerman të merrte postin e drejtuesit të ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2026.
Një kandidat surprizë, ish-trajneri i Schalke 04 (2017-2019), Spartak Moskës (2019-2021) dhe RB Leipzig, ka qenë favorit ditët e fundit mes kandidatëve të përzgjedhur nga grupi i punës i Federatës Belge.
Holandezi Peter Bosz, i lirë që kur u largua nga Olympique Lyonnais tetorin e kaluar, ishte kandidati tjetër i cituar në mediat lokale ditët e fundit, ndërsa francezi Thierry Henry, nuk kishte aplikuar dhe holandezi Louis van Gaal nuk ishin relevant për disa javë.
Trajneri i ri do të pasojë Roberto Martinez, i cili u largua për të udhëhequr Portugalinë, pasi e bëri Belgjikën të arrinte vendin e parë në renditjen e FIFA-s për tre vjet, ndërsa mori rezultatin më të mirë në një turne madhor me vendin e tretë në Kupën e Botës 2018.
Spanjoli ishte larguar nga kombëtarja pas dështimit të Belgjikës në Botërorin 2022. Pavarësisht pranisë së Henrit në stol, Romelu Lukaku dhe partnerët e tij nuk arritën të dilnin nga faza e grupeve në Katar. Në këtë proces, Federata Belge kishte dërguar një ofertë pune për të gjetur trajnerin e ri.
Emërimi i Domenico Tedesco ende nuk është konfirmuar nga federata, e cila duhet të marrë dritën jeshile nga bordi i saj drejtues në ditët në vijim. Trajneri 37-vjeçar ende duhet të gjejë një marrëveshje për t'u liruar nga ish-klubi i tij, RB Leipzig, i cili e shkarkoi atë në shtator 2022, por që ende po i paguan pagën.
Belgu Frank Vercauteren pritet të bëhet drejtori i ri teknik i federatës, funksion që Roberto Martinez, i cili la postin pas eliminimit të Belgjikës në raundin e parë të Botërorit 2022, e kombinoi me atë të trajnerit.
Belgjika, e eliminuar në raundin e parë të Kupës së Botës 2022, duhet të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro2024 më 24 mars në Suedi, para një ndeshjeje miqësore kundër Gjermanisë katër ditë më vonë.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Shkurt 2023, 11:09
ARABIA SAUDITE - Mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka patur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite,...
Sport
1 Shkurt 2023, 10:56
FRANCE - Nuk dihet identiteti i lojtarit. Thjesht e dihet se ishte një sulmues për të zëvendësuar Alberth Elisin, që...
Sport
1 Shkurt 2023, 10:42
ANGLI - Portieri i Paris SG, Keylor Navas është huazuar te Nottingham Forest deri në fund të sezonit. Klubi anglez e ka ...
Sport
1 Shkurt 2023, 10:28
FRANCE - Komiteti ligjor i LFP-së do të studiojë këtë mëngjes në orën 10:30 apelin e PSG-së në lidhje me ...
Sport
1 Shkurt 2023, 10:17
ITALI - Nuk kanë mundur t’i shpëtojnë dënimit të tyre me burg, pas përdhunimit të studentes. Pesë lojtarë t&e...
Sport
1 Shkurt 2023, 07:09
ITALI - Pavarësisht humbjeve të fundit dhe periudhës së zezë, asnjë përforcim për Milanin. Zaniolo dhe Sport...
Sport
31 Janar 2023, 22:47
BOSNJE HERCEGOVINA - Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i Zrinjskit të Mostarit. Futbollisti shqiptar ka firmosur deri në verë...
Sport
31 Janar 2023, 20:54
SPANJE - Në ditën e mbylljes së tregut të transferimeve, Xavi Hernández gjithashtu ka kohë për të shi...
Sport
31 Janar 2023, 20:34
SPANJE - Valencia po përjeton momente shumë të trazuara. Kriza sportive ka acaruar krizën sociale dhe protestat janë shumëf...
Sport
31 Janar 2023, 20:21
SPANJE - Thibaut Courtois është një nga portierët më të mirë në botë, nëse jo më i miri, dhe po ka...