13 Dhjetor 2024, 18:07
Nga DOSJA
SHBA - Boksieri legjendar, 58-vjeçari amerikan Mike Tyson, humbi me vendim të gjyqtarëve pas tetë raundesh ndaj 27-vjeçarit Paul dhe me meritë, duke pasur parasysh se ai arriti të godasë YouTuber-in vetëm 18 herë në të gjithë ndeshjen.
Legjendari ‘Iron Mike’ ka marrë 78 grushte dhe ka treguar se as që i mban mend ato.
“Nuk e mbaj mend ndeshjen. Më ra të fikët pak. Më kujtohet vetëm fillimi i raundit të dytë, Jake po bënte diçka, nuk e kuptoja se çfarë”,- ka thënë fillimisht Tyson, i cili padyshim kujton vetëm se Paul iu përkul në fillim të raundit të dytë.
Siç thotë ai, nuk i mban mend ato 78 goditje që ka marrë, por që kanë lënë gjurmë tek ai.
“Nuk e mbaj mend forcën e grushteve të tij, por më dhimbte i gjithë trupi pas përleshjes, veçanërisht gjoksi dhe stomaku”.
Kur u pyet nëse i vjen keq që rihyri në ring në fund të viteve pesëdhjetë, Tyson ishte i sinqertë. “Një ditë pas ndeshjes u zgjova dhe e pyeta gruan time: “Pse u ndesha? Thjesht nuk e di se çfarë dreqin po ndodhte”,- përfundoi boksieri legjendar.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:55
ARABIA SAUDITE - Neymar Junior po përjeton një moment të komplikuar mes dëmtimeve dhe paraqitjes së dobët në Arabin...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:40
PORTUGALI - FIFA ka caktuar zyrtarisht vendet e Kupës së Botës 2030 dhe 2034, Spanja, Maroku, Portugalia dhe një pjesë e Amerik&e...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:29
ANGLI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që ‘Topçin...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:26
ITALI - Milani i Paulo Fonsecas po zhvillon një sezon me shumë ulje-ngritje. Humbja e fundit në kampionat kundër Atalantas, jo vetëm q&...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:10
ZVICER - Kosova është në grup bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, kundërshtarë me të cilët nuk ka ...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:00
ZVICER - Pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2026, presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka thënë se...
Sport
13 Dhjetor 2024, 16:49
SERBI - Presidenti i Federatës Serbe ka komentuar shortin. Dragan Dzajiç përdor ironinë, ndërsa shprehet se kundërshtarët...
Sport
13 Dhjetor 2024, 16:27
ANGLI - Manchester City ka humbur shumë terren ndaj rivalëve për titull, ndërsa edhe takimi i radhës paraqitet si mjaft i vështir&...
Sport
13 Dhjetor 2024, 16:14
SPANJE - Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rayo Vallecanon, i pyetur për dëmtimin e ...
Sport
13 Dhjetor 2024, 15:43
SERBI - Në shortin e zhvilluar në Zyrih, u vendos që Serbia të luajë në grupin K dhe atje do të ketë një pun...