7 Janar 2023, 11:08
Nga DOSJA
ITALI - Një nga lojtarët e kombëtares që pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit është Etrit Berisha. Gardiani i Shqipërisë është në kuotën e zero minutave këtë sezon me Torinon dhe ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e stafit teknik dhe klubit “Granata”.
Ndaj, 33-vjeçari është duke studiuar mundësitë që ofron merkato dhe së fundmi një alternativë është paraqitur. Spezia është në “gjurmët” e Berishës duke qenë se aktualisht ish-skuadrës së Rey Manajt i janë dëmtuar dy portierët Zoet dhe Dragowski.
Sipas Tuttosport, zgjedhja më e mirë për drejtuesit e Spezias është Berisha, që ofron eksperiencë të mjaftueshme mes shtyllave për shkak se prej vitesh portieri është pjesë e Serie A duke koleksionuar paraqitje me Atalantën, Lazion, SPAL e së fundmi Torinon.
Sa i takon Spezias, edhe në këtë sezon objektivi i skuadrës është mbijetesa teksa aktualisht skuadra renditet në vendin e 17-të me 14 pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Janar 2023, 10:47
ANGLI - Trajneri i Evertonit Frank Lampard, pas humbjes ndaj Manchester United (3-1) në raundin e 3-të të FA Cup, peas ndeshjes u shpre...
Sport
7 Janar 2023, 10:38
ANGLI - Dueli mes Newcastle dhe Arsenal (0-0) në Premier League, u zhvillua të martën. Megjithatë, ai është ‘njollosur...
Sport
7 Janar 2023, 10:27
SPANJE - La Liga është në shok. Pak para fillimit të ndeshjes mes Valencias dhe Cadiz të premten në mbrëmje (0-1)...
Sport
7 Janar 2023, 10:16
ANGLI - Manchester United iu desh të vuante për të eliminuar, në ndeshjen që hapi fazën e 32-të të FA Cup, një Ever...
Sport
7 Janar 2023, 07:40
ANGLI - Djali i David Beckham, Romeo Beckham, i është bashkuar ekipit rezervë të Brentford, si huazim për pjesën tjet&eu...
Sport
7 Janar 2023, 07:38
SPANJE - Në majë të sulmit të Valencias, uruguajani i njohur Edinson Cavani, nuk mundi të shmangë humbjen e skuadrës së ...
Sport
7 Janar 2023, 07:33
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo po i afrohet momentit të debutimit me Al Nassr. Skuadra e tij e re zhvilloi sot ndeshjen e parë të...
Sport
7 Janar 2023, 07:24
ITALI - Edhe këngëtari u godit edhe pak kohë më parë nga kanceri i pankreasit, ndonëse i një lloji tjetër dhe m&eum...
Sport
6 Janar 2023, 22:11
KROACI - Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Marsin e kaluar, 23-vjeçari braktisi futbollin, teksa luante si sulmues në...
Sport
6 Janar 2023, 21:31
KOSOVE - Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në mbledhjen e tij të së premtes, ka vendosur që ...