Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sot, si lojtar i Chelseas, sulmuesi shqiptar ka arritur të fitojë më tepër minuta edhe pse ka një rivalitet të fortë me sulmuesin Aubamejang.

DURRES- I mbërritur ndër të fundit në këtë grumbullim të Kombëtares për arsye të linjave të udhëtimit, Armando Broja i bashkohet kuqezinjëve për dy ndeshjet e fundit miqësore me Italinë dhe Armeninë. Sot, si lojtar i Chelseas, sulmuesi shqiptar ka arritur të fitojë më tepër minuta edhe pse ka një rivalitet të fortë me sulmuesin Aubamejang. Në këtë intervistë për ‘Top Channel’ ai tregon më tepër rreth ecurisë jo të mirë të klubit të tij në këto pesë ndeshje të fundit.
“Kemi ndryshuar trajnerin dhe ende jemi duke u përpjekur që të kuptohemi me njëri-tjetrin, na duhet punë, por edhe kohë, që të kuptohemi. Jam duke mësuar prej Aubamejang, sepse ka bërë shumë gjëra të mira në karrierëne tij, është djalë shumë i mirë dhe kënaqem me të”.
Po si i sheh ai këto dy ndeshje miqësore, me Italinë të mërkurën dhe ndaj Armenisë, më 19 nëntor?
“Këto ndeshje janë të mira për të marrë sa më shumë minuta dhe mundësi për t'u aktivizuar. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, pasi Italia është ekip shumë i mirë, por ne fokusohemi te vetja jonë dhe ishallah zhvillojmë një lojë të mirë dhe të fitojmë”.
Kohët e fundit është përfolur për një mungesë harmonie mes djemve të Kombëtares, por Broja ka një tjetër mendim.
“Janë shumë çuna të mirë, të gjithë që vijnë këtu e meritojnë të vijnë. Eshtë një gjë shumë e madhe që trajneri na grumbullon për Kombëtaren, për Shqipërinë, është një vlerësim shumë i madh është nder të luash këtu”.
Këto kohë, shqiptarët në Angli, nuk janë në pozita shumë të mira kjo edhe për shkak të emigrantëve të paligjshëm. Armando Broja edhe si një ambasador i vendit tonë atje, jo thjeshtë futbollist që mban lart krenarinë kuqezi.
“Unë jam shqiptar dhe jam prej këtij vendi që është diçka shumë e bukur dhe e madhe. Duhet me vazhdu të gjithë shqiptarët atje në Angli, apo kudo në botë, të punojnë sa më fort dhe me qenë të gjithë bashkë se atëherë jemi më të fortë. Vetëm kështu nuk mund të na diskriminojnë më shumë”.
Sa i përket dëmtimit në shpinë dhe gjendjes së tij fizike, ai i siguron tifozët se do të jetë në fushë kundër Italisë.
“Kam pas një dhimbje shpine në dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe tani, por sot qëndrova pushim, pasi sa kam ardhur nga udhëtimi, nesër besoj do të jem në stërvitje dhe ishallah do të jem edhe në formacion kundër Italisë ishallah”
ANGLI- Lojtarë të mëdhenj do të mungojnë në Botërorin e Katar 2022. Norvegjia, ku bën pjesë Erling Haaland nuk u ...
TIRANË- Xhuljano Skuka po kalon një moment fantastik te Partizani. Sulmuesi ishte protagonist, pasi ditën e sotme shënoi dy golat në ...
DURRES - Kombëtarja shqiptare ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Italinë dhe Armeninë, që do të luhen n&eu...
ANGLI- Manchester United ka reaguar me anë një të deklarate në lidhje me intervistën kontroverse të Cristiano Ronaldos. Klubi an...
DURRES - Rishfaqen problemet për Kombëtaren shqiptare në prag të sfidës miqësore me Italinë. Trajneri Reja ka probleme t&eu...
DURRËS- Kriza e Teutës nuk ka fund. Në javën e 12-të të Kategorisë Superiore, ekipi durrsak është mundur nga Erze...
SHQIPËRI-Kombëtarja shqiptare ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Italinë dhe Armeninë, që do të luhen...
ANGLI- Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, pas fitores së arritur në fund ndaj Fulham, foli për mikrofonat e Skysports, duke mos l...
SPANJË- Viti 2022 i Real Madrid përfundoi me vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit, megjithatë viti kalendarik që p&eum...
TIRANË- Data 16 nëntor po afron. Miqësorja që Shqipëria do të zhvillojë me Italinë në 'Air Albania' po pritet me ...