Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Partizani barazon 1-1 ndaj rrogozhinasve, duke shpërdoruar një mundësi për t’iu afruar me një pikë Tiranës. Shijakasit ia ka marrë dorën shkodranëve, i mundin 3-2

TIRANE - Me dy ndeshjet e mbrëmjes të së hënës, është mbyllur edhe java e 19-të e Abissnet Superiores. Partizani ndalet në shtëpi nga Egnatia, duke shpërdoruar një mundësi të mirë për t’iu afruar me një pikë larg Tiranës që kryeson renditjen. Ndërkohë, në “Niko Dovana”, Erzeni mposht për të dyti Vllazninë, duke treguar se ia ka marrë dorën skuadrës shkodrane, që vuante nga mungesat.

Të kuqtë e Colellas e nisën vrullshëm takimin dhe kishin një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh me Tedi Carën nga pika e penalltisë në pjesën e parë. Në të 22′, sulmuesi nga Kavaja mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, por u ndal mjaft mirë nga portieri Alen Sherri.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa “Demat” duhet të prisnin minutën e 80-të për të gjetur golin e avantazhit. Engjëll Hoti shënoi për Partizanin. U duk sikur ai ishte goli i fitores për të kuqtë, por Egnatia arriti të barazonte vetëm 7 minuta më vonë. Dwamena vendosi ekuilibrat në 1-1 pas një kontrolli perfekt në zonë dhe shtangu me gjuajtjen në shtyllën e parë portierin Alban Hoxha.
Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 31 pikë ndërsa Egnatia merr një pikë të rëndësishme teksa mban vendin e katërt me 26 pikë.

Skuadra shijakase e Erzenit fitoi 3-2 në “Niko Dovana” në përballjen e tretë në kampionat, duke marrë plot 7 pikë nga 9 të mundshme ndaj shkodranëve. Dhe ç’është më e rëndësishme, skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani shton edhe tri pikë të vyera në renditje, për të mbetur larg zonës së ftohtë. Madje Erzeni parakalon pikërisht Vllazninë në renditje, duke u katapultuar në vendin e tretë, vetëm pesë pikë larg Tiranës kryesuese.
Sa i përket kronikës, shijakasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 2-të falë autogolit të Smajlit, ndërsa në të 34-tën, Patrick Notato thelloi epërsinë në 2-0.
Vllaznia mundi të shkurtonte diferencën me Esat Malën në minutën e 57-të, por shkodranët pësuan të tretin në të 76-tën, po me Notaton që sigloi dygolësh.
Jonuzi rihapi ndeshjen në minutën e 81-të me një goditje nga jashtë zonës, por vetëm kaq, në minutat e mbetura Erzeni u mbrojt me fanatizëm, duke fituar në fund 3-2.
B.T (Dosja.al)
KURBIN - Laçi fitoi ditën e sotme me rezultatin 4-3 ndaj Teutës në shtëpi teksa dy gola për kurbinasit u realizuan nga ana e sul...
BRAZIL - Një autobus që transportonte një ekip futbolli, herët këtë të hënë pësoi një aksident, duke r&...
BANGLADESH - Një gjykatë e Bangladeshit të hënën i kërkoi qeverisë lokale një listë të punëtorëve mi...
RUMANI - Ish-trajneri rumun i futbollit Victor Piturca është arrestuar, i akuzuar për korrupcion në blerjen e maskave dhe mallrave të t...
SPANJE - Aventura e Gennaro Gattusos në krye të Valencias përfundoi papritur këtë të hënë. Kl...
ITALI - Sampdoria, e parafundit në kampionatin italian të futbollit, ka marrë këtë të hënë një zarf me një plu...
ARABIA SAUDITE - Trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia deklaroi se nuk e imagjinon yllin Cristiano Ronaldo që ta përfundojë karrierën...
SPANJE - Mbrojtja e Dani Alves ka paraqitur tashmë, mëngjesin e kësaj të hëne, apelin për lirinë e përkohshme të ...
ANGLI - Një njoftim shumë i veçantë. David Haye, ish-kampioni botëror i boksit në peshën e lehtë, pastaj ...
SUEDI - Të dy burrat janë në trazira. Gjorgji Naçevski dhe Sllave Nikollov, të cilët ishin gjyqtarë në finalen ...