18 Shtator 2023, 09:30
Nga DOSJA
ANGLI - Mançester Junajtid ka zhgënjyer sërish këtë sezon, këtë herë pas humbjes 3-1 në shtëpi ndaj Brighton-it, në një ndeshje të numëruar për javën e 5-të të Premier League. “Djajtë e Kuq” humbën 3-0 ndaj “Pulëbardhave”, në një paraqitje që tregoi se skuadra e drejtuar nga Ten Hag ka ende disa aspekte për t'u përmirësuar dhe se është shumë larg nivelit që pritet nga një ekip si United.
Me humbjen ndaj Brightonit, tashmë janë tre humbje në pesë ndeshje në Premier League, e dyta radhazi me rezultat 3-1, që do të thotë se skuadra e Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes aktualisht zë vendin e 13-të në Premier League. Momenti në fakt nuk është më i miri dhe kritikat janë shtuar sërish.
“Sapo jam kthyer nga “Old Trafford” dhe duhet të jesh gjithmonë optimist para ndeshjes, por gjëja më shqetësuese është, se ajo që sapo pamë nuk ishte një surprizë. Nuk ishte mungesë përpjekjesh, apo një grup lojtarësh. Kishte mungesë të interesit. Bëhej fjalë për një skuadër të mposhtur, nga një rival i stërvitur mirë që dinte se çfarë po bënte. Kaq e thjeshtë",- ka shkruar Gary Naville në faqen e tij në rrjetin social "X".
Gabriel Agbonlahor, ish-ndërkombëtar i Anglisë, ishte shumë më i ashpër në kritikat e tij dhe kishte në shënjestër kryesisht Casemiron. "Brighton kurrë nuk pati ndonjë vështirësi të madhe. Ishte një lojë stërvitore për ta, veçanërisht në pjesën e dytë. Casemiro dukej sikur ishte 45 vjeç në atë mesfushë. Ata duhej ta zëvendësonin atë në minutën e 65-të me Hannibal, një djalë i ri sepse ai ishte shumë i keq”,- tha ai për “talkSPORT”.
"Harry Maguire duhet ta shikojë atë dhomë të zhveshjes dhe të mendojë: 'pse nuk kam një shans në këtë ekip?'. Martínez nuk mund të dilte dhe të luante, ashtu si Lindelöf. Maguire e meritonte të ishte në këtë ekip",- shtoi ish-lojtari i Aston Villas.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Shtator 2023, 09:00
ANGLI - Presidenti i Brighton, Tony Bloom, ka pranuar se nuk e priste që trajneri i ‘Pulëbardhave’, Roberto de Zerbi, të kishte nj&eu...
Sport
18 Shtator 2023, 08:26
GJERMANI - Me këtë top do të luhet në aktivitetin më të madh të kontinentit verën e ardhshme! Bëhet fjalë p&eu...
Sport
18 Shtator 2023, 08:00
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka sunduar dhe në fushat e Arabisë S...
Sport
18 Shtator 2023, 07:30
SPANJE - Real Madridi i qetë që nga fillimi i sezonit. Pasi Real Sociedad udhëhoqi 0-1 në pjesën e parë, në vijim madril...
Sport
17 Shtator 2023, 22:04
SPANJE - Sulmuesi me përvojë i Kosovës, Vedat Muriqi ka komentuar ngjarjet e fundit në Bukuresht gjatë ndeshjes kualifikuese për E...
Sport
17 Shtator 2023, 22:00
KOSOVE - Xherdan Shaqiri përjetoi emocione në ndeshjen Kosovë-Zvicër (2-2), që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” t&e...
Sport
17 Shtator 2023, 21:54
SHBA - Në një mur i “Hardcore Fitness, një palestër në qendër të Los Anxhelosit, është një nga...
Sport
17 Shtator 2023, 21:39
ITALI - Leçe ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Monzës ditën e sotme. Një tjetër paraqitje për t’u duartrokitur nga Ylber Ram...
Sport
17 Shtator 2023, 21:30
SERBI - Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka humbur fronin e kampionit në Botërorin e m...
Sport
17 Shtator 2023, 21:24
ANGLI - “Goodison Park” ka qenë një shtëpi jomikpritëse për Arsenalin vitet e fundit dhe këtë e ka treg...