"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Skuadra e Gjilanit fitoi 3-1 në kohën shtesë, Ballkani i Suharekët dhe Deçiçi i Tuzit humbin me penallti
ZVICER - Ka ende skuadra shqiptare në Kupat e Europës. Kështu skuadra e Dritës së Gjilanit ka arritur të kalojë kundërshtarët e tyre të raundit të tretë të turit eliminator të UEFA Conference League me shifrat 3-1, duke kaluar në fazën e ndeshjeve ‘play-off’, vetëm një hap larg fazës së grupeve.
Pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 1-1, skuadra e Dritës shkoi në kohët shtesë, ku gjilanasit shkëlqyen. Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë një lojë mjaft të kujdesshme, duke mos i lejuar kundërshtarin të rrezikojnë portën e tyre.
Në pjesën e dytë. Drita shtoi sulmin dhe në minutën e 74-të, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, duke përfituar një penallti. Nga pika e bardhë Besnik Krasniqi arrin të jetë i saktë dhe i jep avantazhin 1-0 Dritës.
Me këto shifra u mbyll koha e rregullt dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-1 takimi shkoi në shtesë. Në minutën e parë letonezët shënuan me anë të Mor Talan për të barazuar në 1-1, por Drita nuk u step, madje shënoi edhe dy herë të tjera, në fillim me Ron Brojën për 2-1 dhe më pas në minutën e 115-të me Albert Dabiçaj, për të mbyllur takimin me shifrat 3-1, një rezultat që i çon ata më tej.
Ndërkohë, skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, nuk ka arritur të kualifikohet për të tretin vit radhazi në fazën e “play-off”-it të Conference League. Ekipi nga Suhareka u mund në Irlandën e Veriut nga FC Larne, pas gjuajtjes së penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-0 për Ballkanin, me golin e shënuar nga Hamidi, që çoi takimin në shtesë, por as aty nuk pati gola të tjerë.
Te penalltitë, heroi i vendasve ishte portieri Rohan Ferguson, i cili priti dy goditjet e dardanëve dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1 për kundërshtarët e Ballkanit.
Në fazën e tretë eliminatore të UEFA Conference League është eliminuar edhe skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiçi i Tuzit. Ata fituan 2-1 në kohën e rregullt dhe e çuan takimin në shtesë ndaj Helsinkit të Finlandës, por ekipi shqiptar i Malit të Zi nuk arriti të dilte fitues në ekzekutimin e penalltive.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Në ishull kurrë nuk e kanë dashur VAR-in, aq sa edhe kanë menduar të heqin dorë. Tifozët mbi të gjit...
ANGLI - Pritje e madhe në Angli për seancën kundër Manchester Cityt, për 115 shkeljet e pretenduara të ...
ITALI - Në dhomat e zhveshjes flasim, edhe në korridore: në këtë kuptim, ekipet e futbollit nuk ndryshojnë nga vendet e tjera t&...
SPANJE - San Mames hapi sezonin e ri të La Ligës. Në shtëpi, Athletic Bilbao u mbajt nga Getafe mbrëmjen e kësaj t&eu...
ANGLI - Sandro Tonali ka të ngjarë të bëjë rikthimin e tij te Newcastle në Carabao Cup, pasi u sqarua se kur përfun...
TURQI - Mesa duket aventura turke për sulmesin e talentuar të Kombëtares shqiptare nuk pati jetë të gjatë. Ernest Muçi pr...
ITALI - Milani forcohet me Youssuf Fofana. Rinisja e fundit nga Moncada ka sjellë efektet e dëshiruara, me Monacon që i ...
FRANCE - “Lideri i skuadrës është klubi dhe lojtarët, për të dhënë gjithçka”, përfundoi trajneri...
SPANJE - Pablo Páez 'Gavi' u plagos rëndë nëntorin e kaluar 2023 në një miqësore me skuadrën spanjole me këp...
SPANJE - Policia rajonale sot donte të falënderonte qytetarët për bashkëpunimin e tyre në sqarimin e fakteve dhe pe...