15 Gusht 2023, 16:06
Nga DOSJA

ITALI - Roberto Mancini ka disa 24 orë që është jashtë kombëtares italiane (ka dorëzuar dorëheqjen e cila është pranuar) dhe Luciano Spalletti është i zgjedhuri i presidentit Gabriele Gravina dhe anëtarëve të tjerë të Federatës së Futbollit të Italisë, por duket se llogaritë po bëhen pa të... për përfundimin e “martesës”.
Në këtë pozicion është Aurelio De Laurentiis, me njeriun e fortë i Napolit, që duket nuk ka harruar se tekniku me eksperiencë kërkoi të qëndronte jashtë pankinës për një vit dhe me këtë kusht pranoi ta lironte pas fitores së Scudetto nga Partenopei, megjithëse të dyja palët kishin nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024.
Në mënyrë të veçantë, në marrëveshjen që ata bënë, ishte përfshirë një kusht që fliste për nevojën e pagesës së një shume prej 3.250.000 eurosh, për të mbuluar një klauzolë dhe për të punuar për një ekip këtë sezon. Shuma në fjalë, për momentin nuk paguhet as nga Federata Italiane dhe as nga Spalletti.

Duke parë këtë qëndrim pritjeje, De Laurentiis vendosi të mbajë një qëndrim të qartë, ku “i forti” i skuadrës së jugut italian ka lëshuar një njoftim, të gjatë dhe ka bërë të qartë se nuk pranon kalimin e Spallettit në kombëtaren italiane (ka një marrëveshje) pa paguar klauzolën përkatëse.
“Kam kërkuar garanci për të respektuar ligjin duke vendosur një klauzolë përkatëse. Nëse Federata Italiane e Futbollit vendos të punësojë Spallettin, ai do të duhet të paguajë klauzolën. Është çështje parimesh, futbolli italian duhet të largohet nga amatorizmi”, thotë De Laurentiis.
Çfarë do të ndodhë, nëse pronari i Napolit këmbëngul dhe marrëveshja me Spallettin nuk vazhdon? Sipas mediave italiane, federata do t'i kthehet nga hall Antonio Contes, emri i të cilit po luhet po aq fort kohët e fundit.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Gusht 2023, 15:41
ANGLI - Manchester United mori një fitore të vështirë dhe stresuese ndaj “Ujqërve” të rrezikshëm...
Sport
15 Gusht 2023, 15:09
AUSTRALI - Paraditen e kësaj të marte, skuadra spanjolle eliminoi Suedinë, një tjetër favorit, që kishte eliminuar SHBA-në ...
Sport
15 Gusht 2023, 14:54
FRANCE - Policia franceze ka arrestuar mbrëmë shtatë persona, të cilët po përgatiteshin të grabisnin shtëpinë e J...
Sport
15 Gusht 2023, 12:28
SPANJE - Raphinha iu drejtua, këtë të hënë, rrjetit social “Instagram” për t'u kërkuar falje shokëve të...
Sport
15 Gusht 2023, 12:14
ANGLI - Manchester City ka publikuar këtë të hënë skuadrën për ndeshjen me Sevillan, e vlefshme për Superkupën e ...
Sport
15 Gusht 2023, 11:54
ARABIA SAUDITE - Neymar tashmë ka një marrëveshje me Al Hilal, skuadër që drejtohet nga Jorge Jesus. Dhe gjithçka që m...
Sport
15 Gusht 2023, 11:44
ARABIA SAUDITE - Al Nassr humbi 1-2 në ligën saudite kundër Al Ettifaq, që drejtohet nga Steven Gerrard. Pas fitimit të Ligës...
Sport
15 Gusht 2023, 11:28
ANGLI - Man.City dëshiron të zgjasë kontratën e Bernardo Silvës edhe për dy sezone të tjera, pra deri në vitin 2027. Sip...
Sport
15 Gusht 2023, 11:14
SPANJE - Luka Modric është shumë i mërzitur me situatën e tij aktuale, me rolin e zëvendësuesit, që duhet...
Sport
15 Gusht 2023, 11:05
TURQI - Sergio Ramos, pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain, është një nga të shquarit e merkatos së verës që...