LIVE UPDATES
Sport

Disiplina ndëshkon Tiranën, Partizanin dhe Vllazninë, sanksione edhe për zyrtarë e lojtarë

Partizani është dënuar me gjobë 50 mijë lekë për koret fyese të tifozëve të tij dhe për dëmtimin e stolave të stadiumit, me klubin që është urdhëruar të paguajë dëmet e shkaktuara. Për të njëjtën arsye është gjobitur edhe Tirana por me vlerën e 100 mijë lekëve.

19 Shkurt 2026, 22:55 Nga DOSJA

Disiplina ndëshkon Tiranën, Partizanin dhe Vllazninë, sanksione

TIRANE - Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk është kursyer as këtë radhë në sanksionet ndaj klubeve apo zyrtarëve e futbollistëve.

Kështu Partizani është dënuar me gjobë 50 mijë lekë për koret fyese të tifozëve të tij dhe për dëmtimin e stolave të stadiumit, me klubin që është urdhëruar të paguajë dëmet e shkaktuara.

Për të njëjtën arsye është gjobitur edhe Tirana por me vlerën e 100 mijë lekëve. Edhe Vllaznia është gjobitur me 100 mijë lekë për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje jo korrekte të tifozëve.

Po kështu ka pasur pezullime me 8 ndeshje për një zyrtar të Vllaznisë e Elbasanit ndërkohë që me 5 ndeshje pezullim është dënuar dhe futbollisti i Elbasanit Donart Ibraimi

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

 ● FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të nenit 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

 ● FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

 ● KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

● KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

 ● KF Vllaznia, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

 ● Zyrtari i KF Vllaznia, Ergi Borshi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

 ● AF Elbasani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Loro Boriçi” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

 ● Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i AF Elbasani, Donart Ibraimi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Neziri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

● FK Tomori, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të

● KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● KF Këlcyra, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të

● KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● KF Klosi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Bulqiza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● Lojtari i AF Luftëtari U-19, Olsian Shahini, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

● Lojtari i AF Luftëtari U-19, Ardian Buxaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

● Lojtari i AF Luftëtari U-19, Klejdio Etemi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

● Lojtari i AF Luftëtari U-19, Gabriel Gërbi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

● Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Gardiano Sina, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

● Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Julian Shllaku, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

● Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Dionis Qirici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

● Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Silvan Gjonaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

● Zyrtari i FC Lushnja U-19, Orgest Baze, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i AF Triumph U-19, Roen Xhuxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i TR 19 Akademi U-19, Kristjan Mataj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● FC Kinostudio U-15, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa para zhvillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Tirana B, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Durrah City B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

●Holle B, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Titans B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Dinamo DB, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Autokton U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Kamza 07, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko Akademi U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● TR 19 Akademi U-16, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, kundër KF Turbina U-16, në bazë të neneve 17/1 dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Lojtari i TR 19 Akademi U-16, Markus Nezaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● KF Oriku, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● Pranimin e kërkesës së kërkuesit Fjoart Jonuzi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 10, datë 28.07.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

● Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL, Eneis Pelushi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

● Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Orsi Ageja, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s