LIVE UPDATES
Sport

Disiplina pa mëshirë ndaj Egnatias që braktisi fushën, 6 muaj pezullim për trajnerin Tetova…

Po kështu ka dënime edhe për Flamurtarin për shkak të ngjarjes shumë të shëmtuar në përfundim të ndeshjes me Elbasanin, ku u regjistruan episode dhune. Klubi vlonjat u ndëshkua me një gjobë 300 mijë lekë, ndërkohë që dënim shumë më të rendë morën zyrtari i tij Artan Memetaj, që pezullua nga të gjitha aktivitetet për 1 vit si dhe futbollisti Gaston, ky me 6 muaj pezullim…

18 Mars 2026, 18:20 Nga DOSJA
Disiplina pa mëshirë ndaj Egnatias që braktisi fushën, 6

TIRANE - Fundjava e kaluar në futbollin shqiptar dhuroi shumë ngjarje që kanë shtyrë Komisionin e Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit që të veproje më grusht të hekurt. Dhe klubet që e kanë pësuar më shumë kanë qenë Egnatia dhe Flamurtari.

Skuadra rrogozhinase përveçse është sanksionuar me një gjobë të majme prej 500 mijë lekësh për ndërprerjen e ndeshjes me Vllazninë, pa që trajneri Edlir Tetova, futbollisti Albano Aleksi dhe disa zyrtarë të saj të skualifikohen me disa ndeshje pezullim.

Po kështu ka dënime edhe për Flamurtarin për shkak të ngjarjes shumë të shëmtuar në përfundim të ndeshjes me Elbasanin, ku u regjistruan episode dhune që përfshinë edhe futbollistët. Klubi vlonjat u ndëshkua me një gjobë 300 mijë lekë, ndërkohë që dënim shumë më të rendë morën zyrtari i tij Artan Memetaj, që pezullua nga të gjitha aktivitetet për 1 vit si dhe futbollisti Gaston, ky me 6 muaj pezullim

Ja vendimete fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF…

1.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të nenit 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Egnatia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13/1, 16/1 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. KF Egnatia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

3. Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

4. Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

5. Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

6. Zyrtari i KF Egnatia, Julian Brahja, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

7. Zyrtari i KF Egnatia, Taulant Guma, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

8. Zyrtari i KF Egnatia, Emiliano Bishdili, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

9. Zyrtari i KF Egnatia, Ilir Kapllani, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

10. Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

11. Zyrtari i KF Egnatia, Aldo Sula, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

12. Flamurtari FC, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë pas përfundimit të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

13. Zyrtari i Flamurtari FC, Artan Memetaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

14. Lojtari i Flamurtari FC, Squadrone Luciano Gaston, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, lojtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

15. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të nenit 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

16. KF Adriatiku, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

17. Apolonia B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë e Tretë, kundër FC Gramozi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

18. FK Tepelena, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë e Tretë, kundër SH.S Albpetrol, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe dhe lënien në fuqi të rezultatit të fushës. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

19. KF Skrapari, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë e ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

20. Lojtari i KF Skrapari, Florian Islamaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

21. Lojtari i KF Skrapari, Redi Cuadari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

22. Zyrtari i KF Laçi U-19, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

23. Zyrtari i KF Laçi U-19, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

24. FC Lushnja U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

25. Lojtari i AF Triuph U-19, Marvin Haska, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

26. FC Lushnja U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Shkodra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

27. Lojtari i Tr 19 Akademi U-16, Kristjan Mataj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

28. Lojtari i Tr 19 Akademi U-16, Kristjan Mataj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

29. Lojtari i Tr 19 Akademi U-16, Daniel Rrushi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

30. Lojtari i Rinia EL U-16, Ledian Ahmeti, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

31. Lojtari i Rinia EL U-16, Reis Agushi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

32. Lojtari i Rinia EL U-16, Uesli Tabaku, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

33. Zyrtari i KF Vora U-15, Erdi Lazri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

34. Lojtari i KF Vora U-15, Stiven Kasa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

35. Lojtari i Atletik Club U-15, Roan Abdullahi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

36. FC Albanet U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë, kundër FK Skënderbeu U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

37. Antigonea, Sunday League “9X9”, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë e ndeshjes, si dhe për sjellje josportive të zyrtarëve dhe lojtarëve të saj, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1 dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

38. Lojtari i Antigonea, Sunday League “9X9”, Marjan Gaxhaj, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

39. Lojtari i Antigonea, Sunday League “9X9”, Ardit Cunaj, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

40. Zyrtari i Antigonea, Sunday League “9X9”, Klajdi Metaj, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

41. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Erisildio Asllanaj, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

42. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Primo MFC, Klaudio Hoxha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar